Gruaja muslimane si nënë

Përveç rolit të saj si bashkëshorte, femra ka edhe një rol tjetër të veçantë, atë si nënë. Statusi dhe vlera për prindërit në botën muslimane është shumë e lartë.

Përveç rolit të saj si bashkëshorte, femra ka edhe një rol tjetër të veçantë, atë si nënë. Statusi dhe vlera për prindërit në botën muslimane është shumë e lartë.

Thotë Zoti në Kur’an: Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “ of-oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).

(El-Isra '17. : 23-24)

Dhe, po ashtu në një tjetër sure Allahu xh.sh. thotë: Ne njeriun e kemi urdhëruar për sjellje të mira ndaj prindërve të vet, sepse nëna atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. Të jesh mirënjohës ndaj meje dhe ndaj dy prindërve tu, sepse vetëm tek Unë është kthimi juaj. (Llukman 31: 14)

Ndërsa, Pejgamberi a.s thotë: “ Xheneti është nën këmbët e nënave”. Me fjalë të tjera Xheneti pret ata të cilët çmojnë dhe respektojnë nënën. Për pasojë, nëna muslimane ka një ndjenjë të sigurisë në lidhje me kujdesin, që ajo mund të pret nga fëmijët e saj kur të arrin në moshë të pleqërisë.

Mësuesi më i mirë për njerëzimin, Muhamedi a.s., ishte ai që i ngriti gratë nga statusi i tyre si plaçkë, në gra të dinjitetshme dhe të barabarta me burrat para Allahut xh.sh.

Nga detyrat e saj më të rëndësishme është kujdesi për shtëpinë dhe fëmijët. Muhamedi a.s në lidhje me këtë çështje thotë: “ Kujdesuni për shtëpinë tuaj, që është xhihadi juaj”. Dhe, me këtë deklarim gruas i jepet statusi më i lartë në shoqërinë Islame.

Të jesh nënë, është një detyrë unike sepse vetëm gratë janë të kualifikuara për ta bërë atë. Allahu ju ka dhënë grave aftësi të veçanta dhe ndjesi të nevojshme për t’u kujdesur për fëmijët. Nuk ka zëvendësim për qumshtin e nënës apo dashurinë e saj. Durimi i saj, mirësia, gatishmëria për të sakrifikuar rehatinë e saj, dhe afinitetin e saj natyror për fëmijë-dhe afinitetin natyror të fëmijëve për nënën- janë çelësi për edukimin e suksesshëm të fëmijëve. Nëna kupton problemin e fëmijës, edhe kur nuk e shprehë atë. Ajo mund të ndjejë nevojat e fëmijës, si të natyrës fizike ashtu edhe emocionale.

Nënat janë punëtore të heshtura të cilat janë të domosdoshme për ndërtimin e karakterit të brezit të ardhëshëm. Një nënë besimtare që e kupton natyrën e përgjegjësisë së saj, do t’i pajis fëmijët e saj me besim dhe vlera morale, sa më shumë që të jetë e mundur. Ajo do t’i rrisë fëmijët me kurajo, nder, vërtetësi, durim dhe këmbëngulje, dashuri dhe mirësi, besim dhe vetbesim.

Ky rol e bënë gruan të jetë si puna e harkëtarëve ne betejën e Uhudit. Ata dukeshin pak të rëndësishëm, por ishin çelës për fatin e gjithë ushtrisë. Nëse gratë e mbajnë mirë frontin, e gjithë ushtria do të ketë sukses, por, nëse ato e lënë për “veprime më të mençura” tjetër kund, të gjithë do të humbasim.

// Resmalie Ahmeti/

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote