O Allah

O Zot sikur tere jeta ime te jete hidhur, e tere njerezimi te me urrejne, e tere bota te jete e zeze, kur e di qe Ti me pranon si i dashur i Yt,

O Allah me jep nga dashuria Jote, sa ka dhe ne toke e sa ka qiell mbi koke!

O Allah na afro drejte Teje,na shty te vrapojme drejte Teje!

O Allah na hap dyert e Meshires Tende!

O Allah na zbut syte me lote te besimit!

O Allah na zbut zemrat tone me embesli te imanit!

O Allah sa afer te kam, dua te te flas me gjuhen e sinqeritetit,
me fytyren e zdritur dhe me shpirt te dorezuar ndaj Teje!

O Allah na meso ato te mira qe i ke mesuar te zgjedhurit Tend, Muhamedit a.s.
na bejme per tjeret pishtare ndriques e per veten oqean te veprave te mira!

O Allah mos na le te jetojme as nje çast me harresen se Ti je mbi kokat tona,
se Ti je sheruesi i trupit dhe shpirtit!

O Allah Ti je kujdestari im ne dunja dhe ahiret!

O Allah kur nata te me mbulon atehere mbulom me meshire, kur te
afrohet erresira Ti me ndriqo e kur te jem vetmuar Ti me bej shoqeri!

O Allah kur une te harroj me qorto dhe me perkujto!Me perkujto diten
e veshtire qe te ndjehem i cliruar nga dunjaja me kujto shperblimin
Tend qe te garoj per vendin me te larte te xhennetit!

O Allah me bej te kaloj ditet dhe natet tua me besim te plote te Ti ,me bindje dhe me mall per Ty!

O Allah me ndihmo kur nuk di te therras per ndihme kur askush sme degjon !

O Allah qe me krijove me kujto se jam krijese e Jotja dhe jo rob i asaj qe shoh, degjoj apo mendoj!

O Allah mi lidh veprat e mira ne zinxhire te pazgjidhur per te cilat do te kapem!

O Allah me meso fjalen Tende te Larte e o Allah mbill ato ne mendje time, ne zemren time te valvit fjala Allahu Ekber!

O Allah me shto miresi e dashuri per tjeret dhe me largo nga urrejtja dhe e keqja!

O Allah me perul ,me perul ,me perul,nenshtroje zemren e padevotshme,shpirtin e pangishem,diturine e padobishme,nenshtroji o Allah!

O Allah mos na deno me harresen ndaj Teje mos na deno me largim prej ibadetit tend, me shkaterrim te veprave per shkak mendjemadhesise dhe syfaqesise!

O Allah, na prish qefin duke menduar per vdekjen, rrenoi epshet e deshirat!

Rrenoi dhe mesoja perjetesine shpirtit!

Falenderuar qofte Allahu xh.sh. te Ai eshte kthimi dhe llogaria!

4 komente

  • E ata që mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin), për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë. All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.

  • O Zot, të lutem, më fal Ti! Nëse ti Zot nuk më fal, unë do të jem e humbur, si në këtë botë ashtu edhe në ahiret. O Zot, të lutem... Ti më mëshiro, nëse Ti, o Zot, nuk më mëshiron, mua lumturia do të më mungon, si në këtë botë ashtu edhe në ahiret.

  • Thot Muhammedi salallahu alej we selam: ai njeri qe dikend e fton ne islam e vet eshte i humbur eshte njesoj sikur nje qiri qe te tjerve u ben drit e vet shkrihet dhe humbet ju lutem postoni hadithe sa me shum selam alejkum ALL-LLAHU ju shperbleft.

  • selam alejkum te lumet uve o shkrues i keti shkrimi qa te bukur me shum domethanje. Te lumt vetem vazhdo se po kneqemi duke lexuar shum shkrime interesante ku po na ban qe ta ndiejm dashuri ndaj All-llahut fuqi plot.selam alejkum

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top
    Prof. Husamedin Abazi, Pema e xhehenemit - ZEKKUM
    Nen hijen e hadithit

    Pema e xhehenemit - ZEKKUM

    Prof. Husamedin Abazi, Pema e xhehenemit - ZEKKUM
    Nen hijen e hadithit