Për jetimin

Bota ishte jetime,
donte dikënd kujdes,

Bota ishte jetime,

donte dikënd kujdes,

Për të tërën erdhi mëshirë

i dërguari ynë i fundit Muhamed



Ki mëshirë dhe ti e kujdesu për jetimin, ore vëlla,

Lidhu me misionin e të përzgjedhurit Mustafa,

Dije se njeriu do të përfundojë në ahiret

Me atë që e ka dashur ne dynja



Paramendo dy gishtat e të lumit a.s.

Treguesin e të mesmin kur ngriti,

Tha se aq afër me të në Xhenet

Do të jetë kujdestari i një jetimi



Sa i gjallë je në zemrat tona

Sa i dashur, ja Muhamed,

Ne na rrjedhin lotët për jetimllëkun tënd,

Ty të rridhnin për ne si ymet



Kur jetim ne me sy e zemër vështrojmë,

Kush para teje vallë të na kujtohet në botë,

Dhe çdo të mirë që shohim e që bëjmë në tonën,

E dimë se te ti ajo ishte sublime, krejtësisht e plotë



I dërguari ynë, jetimi i Ebu Talibit, që i thanë,

-e ju thoni: 'Alejhi-ssalatu-ve-sselam',-

I kishte vdekur babai ende pa lindur

Dhe që në fëmijëri mbeti pa 'nanë'



Ai ishte si ai,

Krijesa më e dëlirë,

Me jetimllëk duke ardhur në jetë,

Edhe ashtu, vetë ajo ardhje, i përbënte mëshirë



Na ardhçin lotët lumë për Allahun

Tek kujtojmë Muhamedin e Abdullahut,

Që e kemi si baba e si nënë në dynja

E në ahiret ia paçim hise shefatin!



Na ngjall Allah nën flamurin e tij,

Na tako me të te Havzi i tij

Dhe ujë të gjithëmjaftueshëm Kevtheri

Na jep përmes dorës së lume të tij



Fjala 'jetim' vjen nga 'jutm-i' i arabishtes,

Që do të thotë neglizhencë, pakujdesi,

Se sado që e nderofshin njerëzia,

Prapë nuk i dalin dot hakesh atij



Fëmija që mbetet pa baba

Është jetim i shkallës së parë te njerëzit,

Kurse jetim te kafshët llogaritet

ai që mbetet pa nënë nga të vegjlit



Po jetimi në vetvete nuk është aspak inferior,

Në mbi njëzetë vende në Kuran fisnikërohet,

Më e vlera shtëpi, ka thënë i dërguari,

Është ajo ku jetimi nderohet



Kur vdes njeriu e ne themi:

'Gjynah, la femijët jetimë të shkretë',

Në thelb, bash për të shkretat tona zemra,

Për rahmet e për shefat, Allahu ne çel një derë



Nëse zemra të është egërsuar

E ti më fare asgjë nis e nuk ndjen,

ibadete nuk bën ose nëpër to veç kapërcen,

Ke ilaq vëlla, ke fjalën e më të dashurit pejgamber:



Gjeje një jetim,

Mëshiroje, bukë jepi, kokën ia ledhato,

Do të të zbutet zemra

Dhe qëllimet tua përnjëherë i realizon



S 'do të jesh i pari

Që provon, ta dish,

Shumëve u janë zbutur zemrat përmes jetimëve

Dhe qëllimet në jetë shpejt i kanë arrirë



Nuk mjafton veç t'i japësh para,

Nuk është kjo - e tëra e kërkuar,

Ta edukosh, ta shkollosh, ta martosh,

Për çdo nevojë duke i ndihmuar



Gjeji lojën që do,

Merrja vesh çdo dëshirë e mendim,

Realizoja me maksimumin që ke,

Në zemër mos e lër pa i futur gëzim



Në Xhennet tejembanë, pa dyshim, shumë hare ka,

Por veç një shtëpi në të quhet me emër 'e Gëzimit',

Aty nuk kanë për të hyrë të gjithë xhenetlinjtë,

Po vetëm ata që lumturojnë zemrën e jetimit



Sa flokun që dora jote ia përshkon

Kokën duke ia ledhatuar,

Aq sevape do të kesh

Te Allahu i Madhëruar



Dil më shpejt, jetim kërko,

Kokën ia ledhato,

Zbute zemrën tënde,

Sevape fito



Jetimi s'ka nevojë për ne,

Ne jemi nevojtarët e tij,

Ne duhet të jemi lypsarët,

Ne duhet të nxitojmë për tek ai



Ilmi REXHEPI

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote