Indeksi -> Lajme -->

Moti i keq pėrfshin Europėn

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Europën e Veriut gjatë të enjtes, duke lënë të paktën katër të vdekur e duke shkaktuar probleme të shumta në transport.

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Europën e Veriut gjatë të enjtes, duke lënë të paktën katër të vdekur e duke shkaktuar probleme të shumta në transport.
Dhjetëra fluturime janë anulluar ose shtyrë në Holandë, Gjermani apo Skoci, ndërsa shërbimi hekurudhor është pezulluar në shumë vende të tjera.
Një prej urave më të mëdha të kontinentit, ajo që lidh Danimarkën me Suedinë është mbyllur.
Dhjetëra mijëra shtëpi janë lënë aktualisht pa energji elektrike, për shkak të rrëzimi të shtyllave të tensionit për shkak të erërave të fuqishme, të cilat kanë arritur në Skoci deri në shpejtësinë e 228 kilometrave në orë.
Policia angleze konfirmoi një viktimë në Notingem, ku një mashkull mbeti i vrarë nën peshën e një peme të rënë në rrugë, ndërsa pranë brigjeve suedeze, dy marinarë u rrëzuan në det nga peshkarexha e tyre dhe nuk janë rikuperuar më.
Aktualisht, aeroportet e goditur më shumë nga anullimet apo vonesat janë ai “Schiphol” në Amsterdam dhe ai i Hamburgut.

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top



Ligjërata e Xhumasë e mbajtur me 04.04.2014 ne Xhaminë e Sebahut në Cyrih, ligjërues Bashkim Bajraktari, tema: Largimi nga vjedhja

Bashkim Bajraktari - Largimi nga vjedhja

Largimi nga vjedhja