Index -> Të Ndryshme ->

Islami dhe civilizimi perėndimor

Lindja dhe perëndimi e ka gjenezën shum të hershme sa vet ekzistenca e njeriut që filloi të kapë gjërat e padijshme në rrethin apo ambjentin që e rrethonte.

Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati

E pushtuar me ngjyra dhe kultura atraktive lindja ashtu dhe perëndimi kishin hyrje dhe dalje që nga parahistoria duke vazhduar në antikitet me ngritje në mesjetë në linje të vazhdueshme me epokën moderne dhe bashkohore në kohë dhe hapsirë.
Fjala “Islam” ka derivuar nga rrënja e fjalës “SLM” që në gjuhën arabe,veç të tjerash, do të thotë “paqe,pastërti,nënshtrim dhe bindje.”
Ndërkaq,në kuptimin fetar “Islam” do të thotë : “Nënshtrim ndaj Zotit dhe bindje ndaj ligjit të Tij,”Lidhja ndërmjet kuptimit gjuhësor dhe fetar të kësaj fjale,është e qartë dhe e fuqishme ,e cila ka zënë vend në lindje dhe perëndim gjat çdo kohe që ka frymuar njeriu.

Pasiviteti lindorë dhe gjallëria perëndimore



Edhe pse kulturat dhe qytetërimet e hershme fillojnë dhe vijnë nga lindja si nga qytet-shtete e para “Mesopotamia,Egjipti,Babilonia,Fenikia etj
Ne jemi dëshmitarë të një tranzicioni dhe vakumi të madh kulturash që barten nga lindja në perëndim.
Grekët fjala vjen marrin alfabetin nga fenikasit,Etrurët të shpërngulur nga zia e bukës nga Azia sipas Karl Grimbergut e ndërtojnë italinë,pllazgët e krijojn mitin edhe këta të ardhur nga lindja.Kultura e kretës dhe Troja e famshme e Homerit e kan zanafillën dhe pikën orjentuese në lindje edhe pse perëndimorët bën revolucion modern me këto ide duke i artikuluar dhe praktikuar në të mirë të tyre.

Koncepti islamo-perëndimor



Historiani anglez Xhemberi shkruan : “Vërtetë lapsi nuk është në gjendje ti shkruaj tërë kontributin e musliman për kulturën ,civilizimin dhe lumturinë e jetës së njerëzve. Ata ishin që kultivuan Evropianët dhe promovuan progresin e tyre.
Kurse Zhan Bertrand,Profesor në Universitetin Kembrixh,shkruan : “Kur Evropa po mbytej në pikëllim,mjerim,varfëria materiale dhe shpirtërore,muslimanët e Spanjës ndërtojnë një civilizim të madh,me një sistem të jashtëzakonshëm ekonomik. Spanja muslimane ka luajtur rol të rëndësishëm në shfaqjen dhe zhvillimin e industrisë,shkencës,filozofisë dhe poezisë. Në shekullin XIII islami kishte bërë ndikim tek mendimtarët më të shquar të Evropës,siç janë Dante dhe Toma Akuini. Prandaj Spanjën duhet emërtuar si fanar të civilizimit evropian.”
Islami dhe civilizimi perendimor jan lidhur ngusht sëbashku që nga gjeneza e ekzistimit të popujve “Semitik” dhe “Indoeuropian” duke imituar kulturat e palëve ndërmjetëse dhe duke nxjerr në pah doke,zakone,kostume,shprehi,ngjyra tradicionale të reja jetësore në shoqërinë ndërkontinentale.

Nga : Arbër Berisha
 
 

RadioIslame LIVE

Advertising