| Index -> Të Ndryshme -> | ||||||||||||||||||
Davutollu, njė nga " Kisingjerėt " e botės |
||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||
|
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henri Kisinger është strategu kryesor i politikës së jashtme të SHBA-së në këto 50 vitet e fundit.
Ndërkohë Foreign Policy, pjesë e grupit Washington Post-Newsweek, ka shpallur katër strategët më me ndikim në politikën botërore, mes të cilëve edhe kryediplomati aktual i Turqisë. Në politikën e jashtme të një shteti, veç liderëve të zgjedhur, pas perdes qëndrojnë burra shteti të cilët vlerësohen me kalimin e kohës. Ashtu siç bëri Kisingeri me Shtetet e Bashkuara, në botë ekzistojnë edhe katër strategë të të njëjtit nivel, shkruan prestigjiozja ndërkombëtare. Si një nga katër Kisingerët, Davutollu vlerësohet lart për diplomacinë e tij. Davutollu është një studiues i zellshëm i historisë, agresiv dhe njëkohësisht i sinqertë në ato që thotë. Duke vlerësuar të kaluarën e lavdishme të Perandorisë Osmane, ai beson në ringritjen e Turqisë në Lindjen e Mesme. Duke ndjekur udhëzimet e Davutollusë, Turqia ka forcuar marrëdhëniet me vendet arabe, dhe njëkohësisht është bërë ndërmjetësuese në bisedimet mes arabëve dhe izraelitëve, shkruan Foreign Policy. Revista citon edhe fjalët e kryediplomatit turk, sipas të cilit: Turqia në Evropë është evropiane, dhe në Lindje është lindore, pasi i përket të dyja anëve. Përveç Davutollusë, në listën e katër Kisingerëve është ish-kryeministri i Singaporit në vitet 1959-1990, Li Kuan Jeu, nën udhëheqjen e të cilit ky vend arriti një mrekulli ekonomike. Celso Amorim, kryediplomati i Brazilit, është një tjetër strateg i madh, nën udhëzimet e të cilit janë shkrirë akujt me vende të tilla komuniste si Venezuela dhe Kuba. Ambasadori i Arabisë Saudite në Londër, Turki el-Fajsal plotëson katërshen e Kisingerëve, i cili ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm pas ngjarjeve të 11 Shtatorit. |
||||||||||||||||||



Del.icio.us
Digg
Facebook
Newsvine
Reddit
Technorati









