Index -> Të Ndryshme ->

Ēfarė duan shqiptarėt ?

Origjina jonë shpesh herë paraqitet në suaza interesante.

Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati

Nganjëherë mendohet thellë se gjeneza jonë starton nga pellazgët tek ilirët, mandej arbërit e deri tek shqiptarët. Herodoti e tregon qartë paganizmin e shthurur të pellazgëve që e rrethuan Dodonën dhe në lapidarët e tyre famëmëdhaja bënin dhurata për perënditë e Olimpit.
Lindja dhe perëndimi shpesh herë paraqiten si një dritë-hije apo një strumbullarë i gjenezës së të menduarit njerëzor.
Lufta e pandarë e ndoqi dhe po e ndjek njerëzimin në ballafaqimin e dy rrymave të kundërta, asaj monoteiste me atë politeiste.

Shpesh herë monoteizmi triumfon, por ka epoka që gjendet në minorancë, sepse ka raste që politeizmi bëhet modë, varësisht nga rrethanat e kaosit logjik të të menduarit arsyetueshëm nga njerëzit.
Pellazgët ashtu si etrurët në vakum e sipër zbritën nga lindja dhe e përfshinë perëndimin.
Ideja e tyre politeiste filloi të ndërtojë zota dhe shtatore duke ua ndrruar emrat si fjala vjen, tek romakët Jupiteri, e tek grekët Zeusi.

Shqiptarët si përfaqësues të denjë të popullit arbëro-ilirë, kishin një periudhë tranzite grupacionesh fisnore-klanore, dukuri e tillë e theksuar edhe në ditët e sotme që shoqëritë moderne janë të integruara në botën e teknikës.
Politika e perandorisë bizantine i quajti shqipëtarët-arbëror, romej, në shenjë mospërfillje dhe inferioriteti ndaj tyre, politikë e cila do të zgjasë me idetë e saja të rigjeneruara deri në kohën moderne e bashkëkohore. Këtë e dëshmon qartë ringjallja e Naçertanijas dhe Megalidesë më 1844, e para serbe dhe e dyta greke, kurse të dyja projektohen në të njejtin vit dhe janë një brumë me origjinë bizantine, por me një synim, ngrënien e presë ballkanike në mënyrë specifike, atë shqiptare, duke penguar autonominë dhe pavarësinë shqiptare.
Perandoria Osmane e keq-interpretuar nga pseudo-shkenctarët komunistë dhe pan-sllavistë në historio-grafi është falsifikuar dhe i është mveshur një imazh tepër i keq për shqiptarët.

Nuk mund të lë pa përmendur arkitekt Sinanin, Halil Patronën, Sami Frashërin e shumë figura të tjera të njohura, disa prej tyre të përmendura në veprën e Samiut “ Kamus el-A’lam ”.

Çka kërkojnë shqipëtarët? Bashkimin evropian, i cili po ua rrjep lëkurën e po u thotë integrohuni, se ne nuk qenkemi të integruar dhe të kulturuar e paqësorë më shumë sesa serbët. Se çfarë bënë serbët, ka shumë të flasësh por dy gjëra do të përmend :

1. Masakrën dhe gjenocidin ndaj myslimanëve të Srebrenicës në Bosnjë, dhe

2. Masakrën dhe gjenocidin ndaj myslimanëve të Reçakut në Kosovë.

Pra, ky është bashkimi evropian, i cili në vitin 1913 e ndau Shqipërinë, duke i dhënë sllavëve të ardhur tokat shqiptare dhe duke i ndarë vilajetet që Perandoria Osmane ua kishte lënë shqipëtarëve si prona, që t’i udhëheqnin dhe menaxhonin për të mirën e tyre.
Sipërfaqja gjeografike e shqipëtarëve dokumentohet qartë përmes këtyre dy të dhënave statistikore:


1. Gjatë Perandorisë Osmane, Shqipëria etnike me 1912 i kishte 52.000 km² dhe 1.550.000 banorë, nga këta ishin 1.330.000 ose 83% shqiptarë.

2. Shqipëria e pavarur pas 1912 i kishte 28.000 km² dhe 740.000 banorë, nga këta 96% shqipëtarë.
Pra këtu vërehet se kush na ndau dhe kush na mbajti unik me njëri-tjetrin. E ardhmja nuk është bashkimi evropian ku në emër të tij, droga, prostitucioni, alkooli, vetëvrasja, korrupcioni, dhuna e shumë e shumë dukuri të fëlliqura që manifestohen si shkak i humbjes së logjikës dhe kulturës etike njerëzore morale e fetare.

Përgatiti : Arbër Berisha
 
 

RadioIslame LIVE

Advertising