8 Marsi – nderim apo mashtrim

"Mjafton krenari për gratë se përbëjnë më tepër se gjysmën e njerëzimit, edhe më tepër shtohet kjo krenari, kur dihet se ato kanë në dorë edhe pjesën tjetër të njerëzimit".

Këtë fjali thoshte një dijetar në një rast kur fliste për pozitën e grave. Domethënia e kësaj fjalie është aq e qartë dhe aq e vërtetë, saqë të bën të habitesh nga gratë e sotme. Pse mashtrohen ato me gjëra të lira? Pse mashtrohen nëse dikush vendos që atyre t'ua kushtojë një ditë, 8 Marsin? Një ditë, ku do t'i përkujtojnë mundimet përgjatë historisë dhe duhet të mundohen të harrojnë nënçmimin që përjetojnë gjatë tërë vitit. Ato vërtet kanë natyrë të butë dhe kanë guxim të falin, por me çfarë ndërgjegjeje merr guximin dikush ta keqpërdorë këtë cilësi, duke u shtirur në këtë ditë se njohin dhe respektojnë pozitën e gruas në shoqëri? E shpalosin duke i blerë nënës, gruas, mësueses etj. lule me numër tek, që në të shumtën e rasteve është vetëm një lule, ose i dërgojnë në ndonjë restorant apo atë ditë vendos djali a burri, që ai t'i lajë enët e shtëpisë.

Dhe pas kësaj dite çdo gjë kthehet si më parë, nëna urdhërohet të mbetet në qoshen e saj të shtëpisë derisa ende nuk është dërguar në shtëpinë e pleqve, gruaja niset në punët e saja, që edhe ajo të "kontribuojë" materialisht për mirëmbajtjen e familjes, ashtu që të harrojë rolin e saj si nënë, e të mos flasim si bashkëshorte. Ajo duhet të ketë pamje të përsosur dhe sjellje të lartë para kolege/ëve, dhe pastaj lodhet që të njëjtën t'ia ofrojë fëmijëve dhe bashkëshortit. Ndërsa bija, ah bija, e cila babën e ka të nxënë me punë, e tani edhe nënën, duke u mërzitur pse askush nuk e vëren, pse askush nuk i kushton vëmendje, mundohet të gjejë princin e ëndrrave në metoda më të ndryshme, derisa një ditë prindi të çuditet dhe të thotë: "Tashmë, gjeneratat e reja nuk i përfillin prindërit". Nëse nuk e përfill tjetrin, as ai nuk të përfill ty, qoftë edhe fëmijë.

Këtë deformim në shoqëri, këtë parregullsi mendojnë ta rregullojnë me disa formalitete: duke mos u ndalur së foluri për të drejtat e gruas, duke sulmuar qëndrimin e gruas në shtëpi si edukatore dhe duke festuar 8 Marsin.

Kjo Fe, pozitën e gruas ka ngritur në piedestalin më të lartë, e ka nderuar dhe respektuar, i ka caktuar rolin e saj në shoqëri dhe shpëtimin në xhenet e ka lidhur ngushtë me respektin ndaj kësaj gjinie. Në këtë revistë, por edhe në burime tjera keni pat mundësi të lexoni mjaft për nderin që Islami i bëri femrës, andaj dua të përmendi vetëm 2-3 tekste Fetare, si përkujtim për këtë gjë.

Për nënën: Allahu i Lartmadhëruar në Kur'an thotë: "Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as 'uh'!, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti". (Isra 23).

Të Dërguarin e Allahut një njeri e pyeti: O i Dërguar, kush nga njerëzit meriton që më së miri të sillem ndaj tij? Nëna jote – u përgjigj. Po pastaj? – pyeti sërish. Nëna jote – u përgjigj njëjtë. Po pastaj? – përsëriti pyetjen. Nëna jote – u përgjigj prapë. Po pas saj? – pyeti prapë. Babai yt – u përgjigj i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem.

Për bashkëshorten: I Dërguari salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: "Më i miri prej jush është ai që është më i mirë me familjen e tij. Unë jam më i miri ndaj familjes". (Shënon Tirmidhiu 3830)

Për vajzat dhe motrat: Resulullahi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kush ka tre bija apo tre motra, ose dy bija apo dy motra, me të cilat sillet mirë dhe kujdeset, atij i takon xheneti". (Sahihu Tergib 1973).

Kështu na porosit kjo Fe, prandaj, ai që komenton Islamin ndryshe ai ka folur të pavërteta. Ndërsa, ai mysliman që nuk sillet sipas këtyre porosive, ai është bërë shkak që ky i pari të flet të pavërteta. Të bëhemi pra, respektues të Allahut dhe të Dërguarit të Tij lidhur me gratë dhe atëherë e shohim se 8 Marsi nuk do vërehet, madje njerëzit do binden se kjo datë qenka një mashtrim dhe jo respekt dhe nderim i vërtetë për gruan.

Historiku i kësaj date

Disa historianë mendojnë se festa e nënës ka filluar që nga grekët e lashtë kur festonin ditët e pranverës. Ato festime i kushtoheshin zotit nënë "Reja" bashkëshortja e "Krones, zotit at".

Në Romën e vjetër po ashtu festohej festë e ngjashme me këtë, ku adhuronin dhe madhëronin "zotin Sejbel", e cila besohej si nënë e zotave tjerë. Kjo e fundit kishte filluar të festohej afër 250 vjet para lindjes së Isait, salallahu alejhi ue selem, dhe këto manifestime fetare te romakët quheshin "Hilaria" dhe vazhdonin për tre ditë me radhë, nga 15 deri 18 Mars.

"E diela në Angli"

Është ditë e ngjashme me festën e 8 marsit që njihet te ne, mirëpo kjo festë quhej e diela e nënave, ose e diela e gjysmë-agjërimit, sepse kremtohej gjatë agjërimit të madh të tyre. Disa thonë se festimet që bëheshin për adhurimin dhe madhërimin e "zotit nënë, Sejbel", te romakët, kisha i shndërroi në festime për nder dhe madhërim të Merjemes, alejhas selam (shën Maria). Këtë e filloi kisha duke i nxitur anëtarët e saj të vizitojnë kishat të cilave u përkasin dhe kishën kryesore duke sjell me vete edhe kurbane. Ashtu që në vitin 1600, të rinjtë dhe të rejat, që zotëronin ndonjë zeje, filluan të vizitojnë nënat e tyre, duke u dërguar dhurata dhe ushqime. Kështu ishte në Angli, kurse tregimi vazhdon në SHBA:

Ana Xharfis është ideatorja që festa e nënës të bëhet festë zyrtare në SHBA. Ajo nuk ishte martuar kurrë dhe ishte shumë e lidhur për nënën e saj. Dy vjet pasi vdiq nëna e saj, ajo filloi një fushatë të gjerë që përfshinte biznesmenët, ministrat dhe kongresmenët për të shpallur ditën e nënës si ditë pushimi në vend. Ajo ndjente se fëmijët nuk respektojnë atë që bëjnë nënat gjatë gjithë jetës, ashtu që shpresonte se kjo ditë kur të bëhet zyrtare, do të shtojë ndjenjën e djemve dhe vajzave kundrejt nënave dhe baballarëve që të forcohen lidhjet familjare.

Këtë gjest të Ana Xharfis, kisha më 10 Maj 1908, në Virxhinia, Filadelfia dhe Pensilvania e përshëndeti dhe nderoi shumë, dhe kështu filloi të festohet dita e nënës në Amerikë. Që atëherë, filloi edhe karafili të jetë si dhuratë e veçantë për këtë festë, në fillim i bardhë e pastaj i kuq.

Shpallja e parë zyrtare për këtë festë në SHBA ishte në vitin 1910, në perëndim të Virxhinia-s, krahinë e Oklahomës, ashtu që në vitin 1911, e gjithë SHBA e festoi këtë ditë. Ndërkohë, festa kishte filluar të festohet edhe në Meksikë, Kanada, Kinë, Japoni, Amerikën Latine, Afrikë etj. Atëherë, më 10 Maj 1913 kongresi amerikan u pajtua që këtë festë ta shpallë festë zyrtare, ndërsa si ditë festimi, u zgjedh e diela e parë nga muaji Maj.

Kur e festojnë këtë ditë

Data e festës së nënës dallon nga vendi në vend, madje edhe mënyra. Norvegjia e feston në të dielën e dytë nga Shkurti, Argjentina – në të dielën e dytë nga Tetori, Libani – në ditën e parë nga stina e pranverës, Afrika jugore – në të dielën e parë nga muaji Maj, Franca – në të dielën e fundit nga muaji Maj.

Në 1913 gratë ruse festuan Ditën e Gruas, të dielën e fundit të muajit shkurt si pjesë e manifestimeve për paqe. Ndërsa në pjesë të tjera të Evropës në 1914 kjo ditë filloi të festohej në 8 mars, shoqëruar me mbledhje dhe manifestime kundër Luftës së Parë Botërore.

Imitim i pastër

Ne si myslimanë, të cilëve Allahu na ka nderuar me këtë Fe dhe na ka dhënë logjikë, nderin ndaj nënës, gruas, bijave, motrave dhe ndaj gjinisë femërore në përgjithësi e kemi detyrë ta bëjmë çdo ditë dhe gjithherë, e jo të imitojmë të tjerët duke shpikur festa e festa, që në brendi janë të zbrazura dhe pa asnjë vlerë.

Duhet të vetëdijesohemi për vlerat që kemi, përndryshe nuk arrijmë më shumë sesa të bëhemi imitues të tjerëve. Për këtë ka paralajmëruar edhe I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem në kontekst qortimi: "Do t'i pasoni ata që ishin para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe dhe krah pas krahu, madje sikur ata të hynë në vrimën e zhapiut do të hyni edhe ju". E pyetën: "Ke për qëllim çifutët dhe krishterët?" "Po kë tjetër?!" – u përgjigj ai. (Shënojnë Buhariu 3269, Muslimi 2669)

Gjykimi mbi këtë festë

Festimi i kësaj feste është haram, sepse:

1. Është imitim dhe përngjasim i jobesimtarëve, gjë për të cilën na ka qortuar i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem.

2. Në atë ditë tërthorazi nënçmohen fëmijët, që nuk i kanë nënat pranë tyre.

3. Është demagogji ndaj grave, ndërsa ato meritojnë sjelljen më të mirë prej neve.

Allahu i dhëntë çdo mirësi popullit tonë.

5 komente

  • Es Selam Alejkum We Rahmetullahi We Berekatuhu All-llahu Te shperbleft wlla per ket tem se eshte tem e qelluar kan newoj wllezerit dhe motrat tona muslimane qe ta din se silat festa bon mi festu cilat jo edhe pse e dina qe 3 festa jon te muslimanve:Fiter Bajrami,Kurban Bajrami edhe dita e xhuma kto festa qe i kan qit kta popuj te huaj nuk kan qen ne kohen e pejgamberit muhamed e as te pejgamberave tjer por kto i kan qit shah n veti kshtu qe 8 marsi i prinderve eshte 365 dit duhet gjdo dit te respektohen ti gzosh me vepra t mira gjdo dit jo 1 her n vjet se ajo eshte dashuri e rreme per prindrit se po kqyr me 1 lule t pllastikes me mashtru nonen kshtu qe respektoni e duani prindrit gjdo dit Es Selam Alejkum.

  • eselamualejkum me vjen shume mire qe per 8 marsin shkruajne ne kete faqe po perse nuk dalin publikisht neper televizione me u deklaru qe 8 marsi moste festohet se asht haram per nenat muslimane-eselamualejkum te gjitheve

  • S.A Shume mire teme e qilluar ! Tashe une ju pyes juve se a thote Islami qe femra te mos shkollohet , te mos vozit ,te vritet e te rahet per shume pak send te jete gjithmon ne plan te dyte e ndonjeher edhe te tret mas shtazve ka hadithe te rejshme qe e barazon famren me shtaz e shume e shume tjera qe ndodhin neper shtete te ashtuquajtura muslimane e me sheriat . Pejgamberi jone s.a.v i ka dhane liri femres , por pase vdekjes se ti prap prisat e fiseve e kane roberu femren me trditat e tyre jo njerzore qka eshte me e keqja krejte keto tradita qoroditse te tyre thojne se jane ISLAME paramendoni ne afrik femrat i bajne synet dhe thojne se kjo eshte me ISLAM . 8 marsi ka dale ne shesh prej dhunes ndaj femrave nga meshkujte krishter kapiatalist por kjo qe po ndodhe me femren muslimane eshte shume me keq . Vetem pa keq kuptime ju lutem se une jetoj ne nje vende ku ka musliman prej krejte bote me tradita te veta qoroditese qe nuk ka lidhje me fen time te dashur ISLAME .

  • Selamun Alejkum!Shume mire per temen qe keni trajtuar dhe konstatimin se per ne muslimanet ,dicka qe me apo pa dije,kemi praktikuar dhe vazhdon praktikimi, eshte Haram!Por edhe pse i dijme gjerat NE(ne pergjithesi) praktikojme dicka krejt te kundert. Cka bejne prinderit kur femijet mesueseve ua urojne 8 Marsin?Mediumet me te madhe paralajmerojne ardhjen dhe festen e 8 marsit!Pronaret e restoranteve me te madhe reklamojne ofertat per te festuar 8 marsin?Cka te ndermirret ne kesi situata?Shume kollaj eshte me u marre me fjalamani dhe me konstatime se duhet keshtu e jo ashtu...Kur 8 Marsi eshte HARAM pse festohet nga shqiptaret musliman ne trojet tona etnike?Cka beni ju ,qe konsideroni veten dijetare te ketij populli te pervuajtur e te katandisur,pervec fjalimeve dhe shkrimeve,qe keto gjera qe jane HARAM te mos perseriten!Pra,ju jepni FETVA se 8 marsi eshte haram...e 8 marsin ,sot, ne trojet tona etnike shqiptaret muslimane e festojne me te madhe!A mbani edhe ju pergjegjesi per kete?

  • Allahu e udhezofte popullin tone ne rruge te drejte...As logjika nuk e merr (nuk e pranon) nje gje te tille...ne nenave tona per qdo dite mi ble dhurata e gjesende te tjera prap se prap hakun(borxhin)kur smundem mi ja kthy,me mire eshte me ni buzeqeshje dhe me fjale te embla mu sjell ndaj prinderve sesa me caktu dite palidhje keshtu per nenen siq eshte ne kete rast 8 Marsi...SubhanAllah - Allahu na falte (Amin) Selamun alejkum...

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top



    Bashkim Bajraktari - Toleranca me jomuslimanet, vlera e jone

    Bashkim Bajraktari - Toleranca me jomuslimanet, vlera e jone

    Bashkim Bajraktari - Toleranca me jomuslimanet, vlera e jone