Index -> Të Ndryshme ->

Artistėt tanė, as tė mėdhenj as tė respektuar !

Sa herë është thënë që një popull i cili nuk e vlerëson kulturën dhe artin më të vërtet është i varfër në shpirt.

Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati

Duhet të jetë me shumë shije njeriu që të përjetoj dhe vlerësoj një vepër arti dhe në këtë frymë dhe artistët si përformues të tij . Gjithnjë po flasim për art të mirëfilltë dhe jo për atë që shtiret i tillë e as atë që fluturon në qiell e shtatë e i shërbehet publikut që jeton në tokë .
Aty ku ka krizë, mendja e kthjellët intelektuale me përgatitje shkencore për trajtimin e problemit në tryezën e diskutimeve merr në konsideratë të gjitha alternativave duke mos i nënçmuar ato pavarësisht se nga vijnë prej profesionistëve apo amatorëve .

Në këtë tryezë intelektualësh me qëllim të mirë, secili i inkorporuar në këtë fushë duhet të tregoj një tjetër lloj të artit e ai është arti i pranimit të kritikës dhe sugjerimit njëjtë sa pranon edhe komplimentet. Vërtet ky është një art i vështirë, duhet me qenë i edukuar në mendje e në shpirt shumë për të përfomuar një art të tillë.

Në këtë debat për artin në përgjithësi , vlerësimin e tij sa duhet të i shihet për të madhe publikut aq duhet tu shihet edhe artistëve. A thua çfarë e bënë të madh dhe të respektuar një artist . Duke përjashtuar afinitet natyrale si dhuratë nga Zoti, të madh dhe të respektuar një artistë e bënë para se gjithash dëshira e tij për të qenë i tillë, inteligjenca dhe pavarësia nga komplekset për manifestimin hapur të identitetit të tij .

Inteligjenca medoemos e bënë të madh dhe të respektuar artistin dhe këdo por e tëra varet çka është inteligjencë dhe çka dikush mund të mendoj se çka është inteligjenca.

Inteligjenca e artistit tregohet kur ai hulumton shijen dhe prirjet e masës-publikun , duke bërë art që iu afrohet shijeve të tyre që ata do ta konsideronin të tyre .
Shumica e artistëve ëndërrojnë Hollywood-in e qendra tjera të artit në botë, në anën tjetër në vendin e tyre nuk arrijnë të fitojnë simpatinë e këtij publiku numerikisht shumë të vogël. Madje shumë prej tyre nuk janë të njohur edhe për këtë pak publik dhe as që kanë ndonjë synim për një gjë të tillë duke e konsideruar ‘trohër’ kundrejt ‘kafshatave të mëdha’ .

Po të ishte ky i vetmi kompleks që ka vërejtur publiku te artistët ndoshta edhe mund të ‘përpihej’ e tejkalohej në pranimin e këtyre artistëve në zemrat tona. Për fat të keq nuk është i vetmi dhe gjithsecili nga ne e ka të qartë këtë . Në mesin e shumë tjerave janë edhe komplekse inferioriteti për identitetin e tyre tani fat të mirë jo për kombëtarë por për fat të keq për atë fetar.

Në këtë mënyrë janë shndërruar në personazhe të filmave psikologjik që ndihen inferior për atë që e kanë aq sa shkojnë në mohim ose në sulm të saj duke qenë të pa informuar për atë që në realitet është . Kur flasim këtu për identitet fetarë flasim për fenë e shumicës së kombit Islamin .
Shikuar nga kjo perspektivë ndoshta dikush nuk do tua shohë për të madhe me për faktin që imazhi i njëanshëm i prezantuar nga mediet nuk është ‘i mirë’ dhe kuptohet që nuk është reali.
Por realisht nuk ka justifikim kurrë për një gjë të tillë, artistit nuk i lejohet që të ulet dhe gjithnjë të rrijë në të njëjtin rend me karriget e publikut për ti shikuar shfaqjet botërore.

Ata duhet të tregohen inteligjent për tej perceptimeve dhe njërës anë të medaljes që i u ofrohet, të hulumtojnë edhe anën tjetër të saj .
Ta marrim shembull cilin do film ose ato pak seriale televizive të prodhuara në trojet shqiptare. Shumë nga ato xhirohen për shumë vite me radhë dhe sheh që në to nuk gjen vetën vetëm se pak . Për me tepër duken si modele që provojnë të të imponohen dhe jo se prezantojnë vlerat e tua autoktone e shpirtërore. E sheh që për kaq vjet ata kurrë nuk patën asnjë ditë Bajram , askush nuk falej ose që dikush që këshillohet me ndonjë hoxhë e aspekte të ngjashme që mund që edhe qëllimisht i iket. Kur sheh filmat e Hollywoodit sheh që nuk ndodh një gjë të tillë, ata janë pa komplekse në shumicën e filmave sheh Priftin që këshillon pasuesit e tij, dikush që lutet, pastaj gëzimi dhe përgatitjet dhe festimet e ndryshme të Kërshëndellave. Madje ekziston një lloj i veçantë i filmave që përgatiten për Kërshëndella për çdo vit.
Me të vërtetë janë komplekse të mëdha. Nuk mund të justifikohen se populli ynë i përket tri feve se tani më i përket më shumë se tri . Duke iu kthyer shembullit të Hollywoodit edhe në Amerikë ka me qindra fe , por duke njohur publikun ata prodhojnë filma që i prezantojnë vlerat e shumicës prej publikut të tyre. Pastaj tani që Islami është në ngritje atje sheh që shumë nga regjisorët kanë shprehur dëshirat për trajtuar tema që lidhen me fenë Islame .Si shembull në këtë drejtim është filmi prej 150 milonë dollarësh i financuar nga producenti i filmit të famshëm ‘Lord of Rings’ që do prodhohet në vitin 2011.

Vërtet për të dalë nga këto komplekse që i kanë kapluar disa nga artistët tanë, nevojitet shumë guxim dhe qasje e sinqertë dhe shkencore për të njohur atë që je.

Unë jam i bindur që artistët e mirëfilltë dhe inteligjent – mirë të informuar do të fascinoheshin për pastërtinë morale të besimit të tyre të vlerësuara botërisht . Ato mesiguri do të kishin mundim të avancuar për Pejgamberin Muhamed a.s. , siç kanë mendim të avancuar për të filozofët, gjenit, dijetarët, historianët e iluministët e tjetër të mirëfilltë dhe shkencorë(kur gjykojnë pa emocione-inat e xhelozi).
Pa tjetër që fakti i mbi 1200 argumenteve shkencore të Kuranit të shekullit të VII e zbulimet e shekujve të fundit do tu linin përshtypje pa masë . Ky Kuran mund të jetë si burim frymëzimi për veprat e tyre artistike. Ai Kurani më nuk është vetëm ky ‘ libri i ktyne të fes’ por është libër i çdo biblioteke botërore ndër 100 librat më të lexuar të shekullit ( nga anketa e revistës prestigjioze Foreign Policy).

Në përfundim mund të thuhet që me që çdo gjë është relative dhe çështjet lëvizin ndryshojnë me kohë ndoshta edhe çështja e artistëve tanë në një të ardhme mund të ndryshoj dhe të fillojmë edhe ne të vrapojmë mbas tyre se do të i donim se jo vetëm se janë tanët por se prezantojnë vlerat tona , ka diç tonën në veprat e tyre nëse donë Zoti.

Gentian Jetishi
 
 

RadioIslame LIVE

Advertising