| Index -> Familja -> | ||||||||||||||||||
Nėntė mėnyra pėr tė ndihmuar tė varfėrit |
||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||
1. Paguani zekatinÇështë zekati? Është ky një prej pesë shtyllave të Islamit. Ky, gjithashtu, është obligim nga i cili në mënyrë parësore kanë dobi njerëzit e varfër. Mësoni sot se çduhet të bëni që të përmbushni këtë obligim islam, si dhe cilën pasuri ju dhe familja juaj e posedoni, e që i nënshtrohet obligimit të zekatit. Gjithashtu, mësoni edhe fëmijët tuaj mbi zekatin. 2. Bëni një kuti familjare për sadakaA nuk do të ishte mirë që të jepni sadaka si familje? Mund ta bëni këtë në mënyrë sistematike, ashtu që do të bëni kuti familjare të sadakasë në vend të caktuar në shtëpi. Atëherë, bindni çdo person që të vë pjesë të rrogës apo xhepit të vet në këtë kuti. Dikush prej më të vjetërve mund të përcjellë se sa të holla janë grumbulluar. Një herë në muaj mbani mbledhje familjare që të vendosni se ku do të shkojnë të hollat, a do të jetë kjo ndonjë familje e varfër e cila jeton afër jush, apo ndonjë strehimore e njerëzve të pastrehëve, apo ndoshta ndonjë farefis i varfër 3. Bëni kutinë për sadaka të fshehtëDora juaj e majtë nuk do të duhej të dijë se sa ka dhënë dora juaj e djathtë. Duke pasur parasysh këtë, si dhe për të nxitur dhënien e sadakasë së fshehtë, vendosne kutinë për sadaka të fshehtë në shtëpi. Qartësoni përse ajo kuti ekziston dhe tregojuani fëmijëve rregullën se askush nuk mund të japë sadaka në këtë kuti kur i shohin të tjerët. Familjarisht vendosni se ku do të shkojnë të hollat. Në Kuran thuhet: Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon (me punë të mira) të këqijat. All-llahu është i njohur hollësisht për veprat tuaja. (El-Bekare: 271) 4. Jini në kontakt të rregullt me anëtarët tjerë të bashkësisëA mendoni se njerëzit e vetëm që jetojnë në varfëri janë ata që kërkojnë? Nuk është ashtu. All-llahu në Kuran thotë: ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit. Pra, çkado që të jepni nga pasuria, ska dyshim se atë All-llahu e di shumë mirë. (El-Bekare: 273) Ka njerëz të cilët, për shkak të nderit apo vetërespektitt të tyre, nuk munden dhe nuk do të kërkojnë prej të tjerëve, edhe po qe se kanë nevojë. Mënyra e vetme se si të kujdesemi për këta individë është nëse anëtarët e bashkësisë me kujdes i vështrojnë këta njerëz dhe mbajnë llogari për ta. Gjendja e tyre ndoshta mund të shihet nga mënyra e veshjes. Apo sipas asaj se ku dhe si jetojnë. Sidoqoftë, mënyra e vetme që me të vërtetë ta dini se këta njerëz janë të varfër është që të jeni të afërt me ta, si dhe gjendjen e tyre ta shikoni me sytë e juaj. Prapëseprapë, keni parasysh: nëse kuptoni se dikush është i varfër, mos bisedoni pa nevojë mbi gjendjen e tij të vështirë me të tjerët. 5. Mos hudhni ushqim gjatë tubimeve të mëdhaKu përndryshe hudhet shumë ushqim? Më së shumti në darka dhe takime shoqërore. Herën tjetër, kur të ftoni njerëz në darkë, në mënyrë diskrete dhe të sjellshme nxitni mysafirët që mos të hudhin ushqimin. Pastaj, kur të përfundojë darka, nëse ka mbetur shumë ushqim i paprekur, dërgone atë në kuzhinë publike, në strehimore apo ndonjë familjeje për të cilën e dini se janë të varfër. Nëse në familjen e juaj panifikoni dasëm, servoni ushqimin në tryeze suedeze, ashtu që njerëzit do të marrin ushqim aq sa duan. Atë që mbetet dhurone. 6. Vizitoni me familjen tuaj strehimoren, shtëpinë e pleqve, jetimoren apo kuzhinën publikeKemi bërë shprehi që vetëm të hapim frigoriferin gjithmonë kur jemi të uritur, por harrojmë se ka shumë njerëz që nuk e kanë këtë luks. Merrni me telefon kuzhinën lokale publike dhe pyetni se a mund të përgatitni ushqim për ta për një shujtë. Ky mund të jetë vetëm ushqim i zakonshëm. Thirrni familjen tuaj dhe disa miq që të ndihmojnë. Ky është një ushtrim i mirë, jo vetëm në përgatitjen e ushqimit, por edhe të mësoni se si të silleni ndaj njerëzve të varfër: me mirësjellje, kujdeshëm 7. Bëni shprehi të njoftoheni me njerëz të të gjitha shtresave shoqërore-ekonomikeA keni hetuar se të gjithë miqtë e juaj dhe kontaktet shoqërore janë të klasës së njëjtë ekonomike? Nëse është ashtu, mundohuni që të njoftoheni me njerëz të cilët ndoshta nuk kanë aq sa keni ju dhe familja juaj. Miqësia asnjëherë nuk guxon të bazohet në madhësinë e shtëpisë apo llogarisë bankiare të dikujt. Mësone veten dhe fëmijët e juaj për këtë mësim të vlefshëm. Me vendosjen e kontakteve me njerëz të varfër, jo vetëm se do të zhvilloni ndjeshmërinë për nevojat të tyre, por do të mësoni edhe tu drejtoheni me respekt, e jo në mënyrë arrogante. 8. Përgatitni një shujtë të varfër në shtëpi gjatë muajitÇka hani zakonisht për darkë në shtëpi? Nëse hani ushqim të pasur, të rëndë, bëni ndryshim vetëm një ditë në muaj. Përgatitni ushqim shumë, shumë të thjeshtë. Kjo të gjithëve do tu japë shembull të vërtetë se çfarë është ndjenja të jetohet me shumë më pak nga ajo që jeni mësuar. Përkujtoni secilin se për shumë njerëz ky ushqim nuk është vetëm realitet i pakëndshëm që ndodh vetëm njëherë në muaj. Kjo për ata është mënyrë e jetës. 9. Agjëroni dhe bëni dua për ata që jetojnë në varfëriNjëra nga gjërat e mira të agjërimin është edhe ajo se agjërimi ju bën të vetëdijshëm se si jetohet me urinë. Agjëroni vullnetarisht një ditë. Nxitni ndonjë mik që të agjërojë bashkë me ju. Kur të vijë koha e iftarit, bëni dua për të gjithë të varfërit anembanë botës dhe kërkoni prej All-llahut që ju të bëni gjithçka që keni mundësi për tu ndihmuar atyre në vështirësitë që kanë. Revista VEPRA |
||||||||||||||||||



Del.icio.us
Digg
Facebook
Newsvine
Reddit
Technorati









