
Sot një numër i madh i njerëzve, të pakënaqur me kufizimet e trajtimit konvencional, po u kthehen terapive alternative për të arritur qetësi dhe ekuilibër të mendjes, trupit dhe shpirtit. Islami dhe të menduarit pozitiv shkojnë paralelisht më njëri-tjetrin, dhe i Dërguari Muhamed a.s. është shembulli i përkryer i njeriut që është përqendruar në të menduarit pozitiv.
Titulli: Të menduarit pozitiv dhe çelësat e lumturisë Autor: Dr. Magda Amer Përkthyes: Arsim Jonuzi Botues: Fondacioni i Rinisë Islame - Cyrih Sira - Prishtinë Nr. i faqeve: 128
Parathënie:
Sot një numër i madh i njerëzve, të pakënaqur me kufizimet e trajtimit konvencional, po u kthehen terapive alternative për të arritur qetësi dhe ekuilibër të mendjes, trupit dhe shpirtit. Islami dhe të menduarit pozitiv shkojnë paralelisht më njëri-tjetrin, dhe i Dërguari Muhamed a.s. është shembulli i përkryer i njeriut që është përqendruar në të menduarit pozitiv.
Ky libër na mëson një numër të konsiderueshëm të mënyrave të terapive alternative dhe se si, bashkë me mësimet e Kuranit dhe Sunetit, individi arrin të mbaj të shëndosh mendjen, trupin dhe shpirtin. Dr. Magda Amer ka lindur në Egjipt. Jetën ia ka kushtuar nxënies së diturisë. Ajo merret me shkencë. Pas dy magjistraturave dhe një doktorature në analiza biokimike në Universitetin “Ajnu Shems” në Kajro, ka marrë diplomë për citohistologji në Universitetin Cochin Port Royal në Francë. Është caktuar si bashkëpunëtore e analizave laboratorike në klinikën universitare Ajnu Shems dhe si ligjëruese për imunologji. Ka certifikatë ndërkombëtare për homeoterapi (LICH) dhe ka studiuar disa shkenca naturopatike, duke përfshirë edhe akupunkturën, refleksologjinë, trajtimin bimor, aromaterapinë, iriodologjinë, kineziologjinë etj. Ajo gjithashtu një kohë të madhe ia ka kushtuar Davetit -Thirrjes islame. Ka edhe diplomë për kryerjen e studimeve për të drejtën islame në Un-iversitetin Ez’her të Kajros. Me këtë, ajo është e licencuar të mbajë ligjërata islame nëpër xhami. Arsimimi i saj i mëparshëm i jep të drejtë të përdorë njohuritë e saj shkencore në shërbim të davetit.
Botuesi
Përmbajtja:
Hyrje
Të menduarit pozitiv
Lëvizja e jetës në gjithësi Respekti që Allahu ia dha njeriut
Efekti i të menduarit pozitiv mbi sistemin imunor
Efekti i të menduarit pozitiv mbi gjëndrat endokrine
Efekti i të menduarit pozitiv në trupin e njeriut
1. Tru
2. Meridianët
3. Aureola:
4. Ligji i rezonancës
Të menduarit pozitiv dhe mendja e nënvetëdijshme
Reagimi i besimtarëve në vështirësi: pranim dhe durim
Sjellja e shokëve të të Dërguarit në raste sprovimi
Mjetet e pajtimit me njerëzit që na kanë dëmtuar
Një dritë që përfshiu horizontin në mes lindjes dhe perëndimit, u pa kur lindi I Dërguari a.s.
I Dërguari na informoi se mali i Uhudit e do atë
Medina u ndriçua kur i Dërguari a.s. arriti në të
Një trung palme ofshau kur i Dërguari a.s. u largua prej tij
Një pemë përshëndeti të Dërguarin a.s.
Gurë dhe pemë i bënë sexhde të Dërguarit a.s.
Një pemë dëshmoi për profetësinë e tij
Guralecë në duart e të Dërguarit a.s. e madhëruan Allahun
Ushqimi e madhëronte Allahun në duart e të Dërguarit a.s.
Kafshët ishin të sjellshme në prani të të Dërguarit a.s. dhe nuk e shqetësonin atë
Një deve i bëri sexhde të Dërguarit a.s.
Ndjesa ose falja e fajit
Muslimanët dhe të menduarit pozitiv: ndjesa si sistem edukues për vetëkontroll
Dallimi në mes faljes dhe vetëdegradimit
Ku qëndron dallimi midis hakmarrjes dhe kërkimit të fitores?
Cili është burimi i dëshirës për falje?
Si duhet të sillemi kur gabojmë?
Këto kërkesa janë:
Çfarë mund të mësojë besimtari nga gabimet?
Shërimi optimal
Cilat janë busullat e brendshme të njeriut që e drejtojnë atë në rrugën e drejtë?
Cilat janë faktorët më të rëndësishëm?
Cilët janë stimuluesit e vetvetes?
Cilët janë armiqtë e vetes?
Të investuarit në hakmarrje personale është padrejtësi e cila çon në:
Cili është rregulli i vetëkorrigjimit spontan?
Çfarë është izolimi ndijor?
Cilat janë sferat e investimit?
Të investuarit në të falur sjell fitime në këtë botë dhe në botën e amshimit
Islami dhe të menduarit pozitiv
Fshehtësia e fjalëve dhe emrave ndërmjet fesë dhe mjekësisë alternative
Efekti i fjalëve dhe i të menduarit pozitiv në qeniet njerëzore
Të menduarit pozitiv dhe ndjenjat dhe efekti i tyre në kujtesën e qelizave
Matja e kujtesës qelizore: testimi i muskujve
Metodologjia mbarështuese profetike dhe mençuria në daljen mbanë me çështjet
komente