Shkëlqimi i njeriut

Ç’vlerë kanë ato ditë që si net i shohim?
Ç’vlerë kanë dijet tona nëse veten s’e njohim?
Ç’vlerë kanë fjalët tona, kur me to urrejmë?
E kush na i do buzëqeshjet kur në lot ua kthejmë?!



Ç’vlerë kanë ato ditë që si net i shohim?

Ç’vlerë kanë dijet tona nëse veten s’e njohim?

Ç’vlerë kanë fjalët tona, kur me to urrejmë?

E kush na i do buzëqeshjet kur në lot ua kthejmë?!



Ata që të Vërtetën harruan, për jetën nuk dinë

A i bën dashuria njerëz, apo njerëzit dashurinë

E nëse dashuria i bën njerëz për tu bërë si hënë

Pse s’udhëtuan në rrugën që Qielli e ka thënë?!



Koha gjithnjë tretet, por ka për të lënë shenjë

E ka për ta dalluar çdo udhëtar të denjë

E nëse brenditë lumturohet duke u bërë fanarë

Pse nga burgu i shpirtit ende nuk janë ndarë ?!



Blerim Halili

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote