S'KA KUSH E NDALON SHAMINË

S'ka forcë e përtej force,
individ e përtej individi,
qeveri e përtej qeverie,
dreq e përtej dreqi,
përbindësh e përtej përbindëshi,

S'ka forcë e përtej force,

individ e përtej individi,

qeveri e përtej qeverie,

dreq e përtej dreqi,

përbindësh e përtej përbindëshi,

budalla e përtej budallai,

urrejtës e përtej urrejtësi,

shizofren e përtej shizofreni,

psikopat e përtej psikopati,

komunist e përtej komunisti,

ateist e përtej ateisti,

laik e përtej laiku,

demokrat e përtej demokrati...

me nje fjalë;

asgjë në këtë botë nuk egziston,

bartjen e shamisë t'a ndalon.



Atje ku egziston demokracia reale,

atje ku s'është mbajtur kurrë shamia,

ajo bartet në ç'do institucion.

sepse është e drejtë individuale

e kush se ndalon.



Ditët e fundit një zë i mekur,

kundërmon hapsirën shqiptare,

zë i ngritur kundër shamisë nga një person,

fizikisht dhe mentalisht,

sheshelin serb ngjason.



Xhemil Sadiku

(gusht 2013)

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote