KARAKTERISTIKAT E SISTEMIT EKONOMIK ISLAM

Libri në fjalë trajton një temë të rëndësishme të fushës së ekonomisë islame, atë të karakteristikave të sistemit ekonomik islam.



Emri i librit: KARAKTERISTIKAT E SISTEMIT EKONOMIK ISLAM



Autor: Bashkim Aliu



Recensent: Sali SHASIVARI

Lektor: Agim AVDIU

Korrektor: Agim ABAZI

Përgatitja kompjuterike & disenji: Jusuf SALIU

Botues: SHB “Furkan ISM” – Shkup



Shënimi i CIP katalogut i këtij libri gjendet

në Institucionin Kombëtar – Biblioteka Universitare

“Kliment Ohridski” – Shkup

ISBN 9989-869-53-7



Botimi i dytë, 2011.



Libri në fjalë trajton një temë të rëndësishme të fushës së ekonomisë islame, atë të karakteristikave të sistemit ekonomik islam.



Një prej aspekteve të rëndësishme të shoqërisë dhe jetës njerëzore është edhe ekonomia. Për këtë arsye, All-llahu i Madhërishëm në Librin e Tij dhe përmes gjuhës së të Dërguarit të Tij ia dha asaj vendin dhe pozitën e merituar në sqarimin, kuptimin dhe cilësimin e esencës dhe tipareve të saj, gjegjësisht duke vënë theks të veçantë në zonat e së lejuarës dhe të ndaluarës në të, si dhe në përcaktimin e transaksioneve tregtare dhe vlerësimin e tyre nga këndvështrimi islam.



Ekonomia është pjesë integrale e së drejtës islame - Sheriatit dhe paraqet kapitull me rëndësi bashkë me kapitujt e tjerë. Kjo vlen të theksohet në veçanti kur të kihet parasysh se ky kapitull ka të bëjë me hallallin dhe haramin – të lejuarën dhe të ndaluarën, gjëra këto që janë të lidhura ngushtë me besimin dhe zënë vend primar në sheriatin islam.



Për këtë, shohim se Kur’ani dhe Sunneti janë përplot fakte dhe dëshmi të cilat i takojnë kësaj sfere, madje krahas sqarimit të së lejuarës dhe të ndaluarës për këtë Ummet, ata përmendin shembuj të shkatërrimit të popujve, vendeve, shoqërive dhe bashkësive të mëparshme si rezultat i moszbatimit të normave të Zotit në rregullimin e jetës ekonomike dhe zhytjes e fundosjes së tyre në ujërat e turbullta të korrupsionit, mitos, kamatës dhe formave tjera të pandershme të fitimit dhe veprimtarive që i gjykuan ata popuj dhe ato shoqëri në humbje dhe zhdukje.



Koha në të cilën jetojmë karakterizohet me dinamizëm dhe lulëzim ekonomik në pjesën e zhvilluar të botës, dhe sikur intensiteti i shpejtuar i zhvillimit dhe i progresit ekonomik të Perëndimit i ka zënë të gjitha shtigjet e mundësisë së debatimit dhe paraqitjes së vërejtjeve të shëndosha e të bazuara shkencore ndaj sistemit të sotëm ekonomik evro-amerikan nën diktatin çifut dhe bën paraqitjen e tij si të vërtetë absolute e cila duhet ndjekur dhe nënshtruar pa asnjë kundërshtim pasi që e solli gjithë këtë zhvillim dhe prosperitet ekonomik, e me këtë do të bëjnë shumë në uljen dhe ndalimin e zërit të së vërtetës e cila i siguron njeriut prosperitet dhe lulëzim të drejtë ekonomik, duke mos shtypur askënd apo duke mos i bërë dikujt padrejtësi të çfarëdo lloji.



Ekonomia islame platformën e vetë e ka të ndërtuar mbi parimet madhore islame, të cilat e rregullojnë jetën e njeriut në të gjitha aspektet: të besimit, moralit dhe sociale. Në bazë të këtyre parimeve dhe kësaj doktrine ekonomike, nxirren vlerësimet shkencore islame përkitazi me fushën e ekonomisë.



Në këtë libër do të mundohemi të themi disa fjalë rreth karakteristikave të sistemit ekonomik islam, duke tentuar kështu t’i paraqesim dhe ndriçojmë në arenën ndërkombëtare anët e shkëlqyeshme madhore të kësaj feje, si dhe ta nxisim mendjen e njeriut që të logjikojë dhe të përsiasë rreth asaj që është duke e përjetuar në epokën bashkëkohore në planin ekonomik, konceptin dhe opsionin islam për të njëjtën problematikë shikuar nga një këndvështrim tjetër, ai Hyjnor Islam.



Normalisht, ne këtu nuk kemi synuar ta themi fjalën e fundit përkitazi me këto cilësi, por jemi orvatur që të themi disa fjalë rreth këtyre karakteristikave që t’ua afrojmë para së gjithash besimtarëve muslimanë konceptin e ekonomisë islame, si dhe të mund të njoftohen edhe tjerët për madhështinë e Islamit dhe sistemit ekonomik islam. Nisur nga kjo, këto karakteristika që i përmendëm, duhet të kuptohen vetëm si ilustrim e jo si përmbledhje e gjithë asaj që mund të thuhet për këtë temë.



Po ashtu, duhet theksuar edhe atë se shkollarët muslimanë, të cilët kanë shkruar rreth temës në fjalë, kanë ndjekur mënyra të ndryshme të shtjellimit të çështjes dhe kanë përfshirë segmente të ndryshme, ndërkaq unë me nocionin karakteristikë kam pasur për qëllim faktin se Islami dallohet në përmbajtjen e këtyre karakteristikave, sepse disa mund të mendojnë se edhe sistemet tjera cilësohen me disa prej këtyre karakteristikave, mirëpo sistemi ekonomik islam dallohet në përmbajtjen e tij të këtyre karakteristikave.



Libri përbëhet nga titujt kryesor vijues: Definicioni i ekonomisë islame; Hyjnueshmëria; Universaliteti; Sistem rela; Jondryshueshmëria dhe elasticiteti; Sistem mesatar; Sistem human; Sistem i qartë; Kushtet e shitblerjes; Investimi dhe zhvillimi; Shtojcë.



Libri e ka pasqyrën e literaturës së shfrytëzuar.

Libri ka 188 faqe.



Në perëndim mund ta porosisni në librarinë e Fondacionit të Rinisë Islame në Cyrih përmes internetit në adresën: www.islamischen.ch



Në Prishtinë, këtë libër mund ta gjeni në librarinë Sira.

Në Maqedoni, librin mund ta gjeni në Shtëpinë Botuese Furkan ISM-Shkup, si dhe në libraritë tjera islame në trojet shqiptare.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote