Sfidat e Muslimanit bashkëkohor

Në këtë libër vehet theks në sfidat të cilat u drejtohen të rinjve, ngase ata janë shtresa më e ekspozuar ndaj sfidave. Poashtu, libri në fjalë, vë theks në sfidat të cilat kanë të bëjnë me besimin dhe fenë, dhe të cilat i referohen identitetit të njeriut, të cilat njëherit janë edhe sfidat më të rrezikshme.



Në këtë libër vehet theks në sfidat të cilat u drejtohen të rinjve, ngase ata janë shtresa më e ekspozuar ndaj sfidave. Poashtu, libri në fjalë, vë theks në sfidat të cilat kanë të bëjnë me besimin dhe fenë, dhe të cilat i referohen identitetit të njeriut, të cilat njëherit janë edhe sfidat më të rrezikshme.



Emri i librit: SFIDAT E MUSLIMANIT BASHKËKOHOR

Autor: Bashkim Aliu

Redaktura gjuhësore: Sadike Tahiri

Korrektorë: Agim Abazi dhe Ammar Jusufi

Botues: Furkan ISM

Shkup, 2006.



Libri në fjalë e trajton sfidat me të cilat ballafaqohet muslimani i sotëm. Koha në të cilën jetojmë është kohë e sfidave të cilat dalin para njeriut bashkëkohor, gjegjësisht kohë e problemeve dhe pyetjeve të ndryshme të cilat presin përgjigje nga ai dhe të cilat i imponohen fuqishëm. Shiquar realisht, problemi i sfidave nuk është problem vetëm i kohës sonë, por ai ka qenë prezent edhe në kohët më të hershme dhe çdo kohë i ka patur sfidat e veta për brezin e asaj kohe.

Në veçanti, në këtë libër, vehet theks në sfidat të cilat u drejtohen të rinjve, ngase ata janë shtresa më e ekspozuar ndaj sfidave. Poashtu, libri në fjalë, vë theks në sfidat të cilat kanë të bëjnë me besimin dhe fenë, dhe të cilat i referohen identitetit të njeriut, të cilat njëherit janë edhe sfidat më të rrezikshme. Kjo dhe është e kuptueshme sa ka edhe shume sfida tl natyrave tjera.



Libri është i ndarë në dy kapituj:



Në kapitullin e parë, i cili ka të bëjë me “Sfidat e muslimanit bashkëkohor”, gjinden titujt kryesor vijues: Sfida në planin ideologjik; Në planin fetar; Në planin moral; Në planin organizativ të shoqërisë; Në planin e zhvillimit teknologjik; Në planin e mirësjelljes; Në planin humanitar.



Në kapitullin e dytë, i cili ka të bëjë me “Krizat e rinisë-Sfida Rinore”, gjinden titujt kryesor vijues: Kriza e dyshimeve; Kriza e epsheve; Zbrazëtia shpirtërore; Kriza ideore; Humbja e kohës; Shoqëria e keqe; Mbjellja e pesimizmit dhe morali i dobët; Margjinalizimi i rolit të rinisë; Mosekzistimi i shembullit të mirë; Ndjenja e varësisë dhe dështimit; Preokupimi me të tjerët; Ngutja; Besimi i dobët; Distanca me më të vjetrit; Mosavancimi i arsimit.



Libri e ka pasqyrën e literaturës së shfrytëzuar.

Libri ka 100 faqe.



Në perëndim mund ta porosisni në librarinë e Fondacionit të Rinisë Islame në Cyrih përmes internetit në adresën: www.islamischen.ch



Në Prishtinë, këtë libër mund ta gjeni në librarinë Sira.



Në Maqedoni, librin mund ta gjeni në Shtëpinë Botuese Furkan ISM-Shkup, si dhe në libraritë tjera islame në trojet shqiptare.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote