Ramazani, ky muaji shpirtërorë !

E falënderojmë Allahun xh.sh. i Cili ka krijuar çdo gjë nga asgjë dhe në mesin e këtyre krijesave është edhe koha, që e ka bërë rrotulluese, lëvizëse, e që në një ajet të Kuranit thotë:" Dhe këto janë ditët të cilat i rrotullojmë mes njerëzve dhe që Allahu të i dijë ata të cilët kanë besuar dhe që të përzgjedhë prej jush dëshmorë (dëshmues), Allahu nuk i do zullumqarët “(3:135).

E falënderojmë Allahun xh.sh. i Cili ka krijuar çdo gjë nga asgjë dhe në mesin e këtyre krijesave është edhe koha, që e ka bërë rrotulluese, lëvizëse, e që në një ajet të Kuranit thotë:" Dhe këto janë ditët të cilat i rrotullojmë mes njerëzve dhe që Allahu të i dijë ata të cilët kanë besuar dhe që të përzgjedhë prej jush dëshmorë (dëshmues), Allahu nuk i do zullumqarët “(3:135).



Prandaj, prej urtësive të Allahu është edhe ajo se myslimanët janë të obliguar që të llogarisin kohët e tyre me kalendarin hënor, siç ka thënë i Dërguari s.a.v.s:" Agjëroni me vrojtimin e saj (hënës) dhe mbarojeni agjërimin me vrojtimin e saj (hënës) ", dihet se kalendari hënor ka së paku dhjetë ditë më pak se kalendari diellor që përdoret në mesin tonë dhe mu këtu shfaqet urtësia e Allahut xh.sh., që e bën të mundur që të mos mbetet as një ditë e vitit, vetëm se në të te ketë agjërim, prandaj edhe ne jemi dëshmitarë të asaj që muaji i shenjtë i Ramazanit, në prag të te cilin jemi tani, çdo vit lëviz nga dhjetë apo njëmbëdhjetë ditë. Pra këto janë ato ditët, të cilat Allahu xh.sh. po thotë që i ka bërë të rrotullohen në mes njerëzve.



Këtë ligj të rrotullimit të ditëve në mesin e njerëzve duhet kuptuar në të gjitha sferat e jetës andaj edhe ata që janë lartë le ta dinë se do të vije dita kur do të bien poshtë e edhe këta që janë poshtë le të shpresojnë në ditën kur do të ngritën lartë. Pra nëse ne si mysliman e kuptojmë realisht këtë ligj të Allahut xh.sh në natyrë atëherë nuk duhet që të brengosemi në sprova sepse siç thuhet: Pas shiut lind dielli dhe pas natës vije dita.



Allahu xh.sh. nuk ka krijuar asgjë në mënyrë spontane dhe pa qëllim, prandaj çdo gjë që e krijuar nga Allahu xh.sh. e ka misionin e vetë krijues që me përfundimin e këtij misioni do të përfundojë edhe vetë qenia sepse ekzistenca e qenies pa mision (qëllim) është e kotë, prandaj edhe ky rrotullim i kohës e ka qëllimin e vetë e që është ndarja e besimit nga mosbesimi, dallimi i besimtarit nga jobesimtari, dallimin e të sinqertëve nga labilët, të burrave nga burrecët dhe të atyre që janë besimtarë të vërtete të Allahut xh.sh nga ata që janë besimtarë sezonal të Allahut xh.sh, me një fjalë sprove për të parë se kush janë besimtarët e vërtetë. Fatkeqësisht ne vetëm se kemi filluar rënien në këtë sprovim me ardhjen e këtij Muaji të shenjtë në vapën kërcëlluese të verës.



Allahu xh.sh thotë:’’ Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt. Ashtu që All-llahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t'i mbathën) të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do ta pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje e të orienton ty në rrugën e drejtë.



Dhe që All-llahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë ‘’( 48: 1-3), këto citate të Kuranit kanë zbritur pasi që i Dërguari s.a.v.s nuk mundi të hynte në Meke. Këto ishin përgëzim dhe myzhde për një fitore të sigurt por që më shumë ngjasonte me një fitore shpirtërore dhe morale sesa me një fitore materiale dhe fizike. Andaj edhe ky muaj i Ramazanit është një shans për një fitore të sigurt shpirtërore dhe morale, është një shans për të pastruar shpirtin dhe trupin, për të ngritur moralin dhe për të përmirësuar marrëdhëniet tona ndër-njerëzore, është një shans për të shlyer të kaluarën,për ta përmirësuar të tashmen dhe për ta ngritur e ndriçuar të ardhmen, është një shans për të arritur tek parajsat e Allahut xh.sh dhe për të arritur kënaqësinë e Allahut xh.sh si piedestal i të gjitha arritjeve.



Ramazani është një shkollë në vete, një shkollë që përfshin të gjithë pa dallim moshe dhe gjinie, një shkollë që për pranim ka vetëm dy kushte bazike e që janë: Besimi në Allahun xh.sh dhe sinqeriteti në vepra, kjo shkollë është intensive andaj kërkon mund e që vetvetiu duhet stolisur edhe me durim në mënyrë që të mund të përballojmë sfidat që hasim gjatë këtij muaji duke filluar nga ato truporet, shpirtëroret, shoqëroret e deri tek sfidat dhe cytjet që na vinë nga djajtë prej njerëzve dhe xhinëve.



Ramazani është një shkollë e cila të mëson për të edukuar shpirtin tënd duke u zhveshur nga epshet e kësaj bote që nga mëngjesi i hershëm e deri tek perëndimi i diellit, të mëson që të edukosh trupin tënd duke të bërë të qëndrueshëm fizikisht në përballimin e urisë dhe etjes dhe në ngritjen e shkallës së durimit e që padyshim se durimi është çelësi i suksesit, të mëson që të edukosh jetën tënde duke të mësuar që të jesh i përpiktë dhe i saktë si në stopimin e të ngrënit dhe të pirit po ashtu edhe në fillimin e tij. Prandaj edhe është prej adhurimeve më të përpikta në aspektin kohorë, që do të thotë se për fillimin e tij ka rëndësi të madhe çdo minutë.



Andaj le të kyçemi në këtë shkollë të Islamit me synimin më të lartë dhe me pretendim që të arrijmë piedestalet e këtyre sukseseve dhe për të arritur rezultatet jetike. E që për sukseset e arritura në këtë shkollë nuk dihet shpërblimi pasi që ai është i fshehur tek Allahu xh.sh. Në lidhje me këtë në një hadithë kudësij i Dërguari s.a.v.s thotë: Thotë Allahu xh.sh: Të gjitha veprat janë për bijtë e Ademit përveç agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblejë për të ‘’, e që pa dyshim se ky shpërblim do të jetë tepër i madh pasi që është Allahu xh.sh që shpërblen.



Ndërsa sa i përket asaj se përse është veçuar agjërimi si i vetmi adhurim që i takon Allahut xh.sh ndërsa të gjitha veprat janë për bijtë e Ademit a,s, Allahu e di më së miri por mendojmë se kjo është për tri arsye si më kryesoret:



a) Arsyeja e parë është se të gjitha veprat mund të ketë në to qasje edhe mosbesimi përveç agjërimit. E kjo ndodhë pasi që adhurimet e tjera që i kemi ne mund të bëhet shoqërimi edhe i dikujt tjetër përveç Allahut xh.sh ndërsa kjo në agjërim nuk mund të ndodh pasi që agjërimi është synim i fshehtë dhe nuk e dinë askush përveç Allahut xh.sh.



b) Të gjitha veprat e kryera në këtë botë në mesin e njerëzve do të kenë llogaridhënie në Ditën e Gjykimit dhe kjo do të jetë në mesin e njerëzve andaj nëse dikush i ka borxh dikujt apo i ka bërë padrejtësi këtë të drejtë do ta paguaj në Ditën e Gjykimit kur bëhet gjykimi ndërmjet njerëzve e ndërsa agjërimi është vetëm për Allahun xh.sh dhe në të nuk mund të kenë qasje njerëzit pasi që është diçka që kryhet tërësisht në fshehtësi.



c) Të gjitha adhurimet që bëhen e kanë anën fizike dhe shpirtërore andaj edhe duhet bërë veprime të caktuara që përkasin me atë adhurim e që mund të shihen nga ana e njerëzve dhe kjo mund të qoj njeriun që të bie në syfaqësi përveç agjërimit sepse agjërimi është nijet që bëhet në mes teje dhe Allahut xh.sh dhe nuk ka veprime demonstruese për të andaj edhe mund të kryhet tërësisht në fshehtësi dhe pa e ditur askush prej njerëzve.



Nga Ebu Hurejre r.a transmetohet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë:’’ Çdo gjë e ka zekatin e tij, ndërsa zekati i trupit është agjërimi ‘’, andaj le të përgatitemi që të japim zekatin e trupit tonë. E mos të lejojmë assesi që ky zekat të jetë për disa pjesë të trupit e për disa jo prandaj edhe kërkohet që të agjërohet me tërë trupin e jo vetëm me stomakun tonë.



E nëse disa qindra vetë përgatiten për të falur namazin, nëse disa mija vetë përgatiten për të dhënë zekatin, e nëse disa milion vetë përgatiten për të kryer haxhin, janë mbarë myslimanët ata që përgatiten për të agjëruar ramazanin ngase e dinë se shpërblime të pakufishme janë në pritje të tyre, e dinë se një derë është përcaktuar të jetë enkas për agjëruesit, e dinë se aroma e gojës së tyre tek Allahu është më e dashur se vetë misku, e dinë se ky është muaji i Kuranit, muaji i mëshirës, i paqes dhe i begative të shumta, e dinë se ky është muaji i Allahut ngase Ai e ka marrë përgjegjësinë e shpërblimit andaj edhe përgatitja jonë duhet të jetë maksimale, duhet që të jetë falënderim për mundësinë e dhënë, duhet që të agjërojmë me kënaqësi ngase në ditët e tij ka nga dy gëzime.



Prandaj le ta presim këtë mik të dashur pas një viti mos prezence, le ta presim kthimin e tij me mallëngjim të plotë, le ta presim ashtu siç e pret toka shiun pas thatësirave, le ta presim ashtu siç e pret foshnja gjirin e nënës, le ta presim ashtu siç e pret jeta lindjen e diellit, le ta presim këtë mik me përmallimin më të madh, me dashurinë më të madhe, me kënaqësinë më të skajshme ngase dhuratat e tij janë më të çmuara se vetë diamantet, më të shtrenjta se vetë margaritarët, dhuratat e tij janë parajsat e Allahut xh.sh, gjerësia e të cilave është më e madhe se toka e qielli.



O Allah, na e mundëso arritjen e agjërimit, na e mundëso të agjërojmë me besim dhe vetë-llogaritje, na e mundëso që të agjërojmë me kënaqësi dhe na e prano agjërimin që e bëjmë vetëm për Ty.



Autorë: Artan Musliu

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote