Nënë moj

Poezi mbi nënën

Më ndave prej mitrës që aq shumë e deshta

Sa lehtë, ushqehesha nëpërmjet kërthizës sate

Mirë që këtë kanal ushqyes dikur nuk e kishe zbuluar

Për ta ftohur e për të bërë të njohur të panjohurët për të tjerët

Ngjashëm si bëjnë disa të reja të sodit

Vajza që nuk e ruajnë grykën ushqyese të fëmijve të tyre të nesërm

Oksigjenin e merrja nëpërmjet damarëve tua

Mirë që këto damar nuk i kishe ndotur me alkool, nikotinë e drogë

Më ndave moj nëna ime e dashur prej kësaj dinastie

U gëzove, qave gëzueshëm, ndërsa unë me psherëtimë qaja vajtueshëm

Qaja se më prishe një rehati, më hodhe në një zallahi

Të mbushur përplot përgjegjësi, ndaj edhe qava me ngashërim

Pas ca ditësh, disi u përshtata me mjedisin dhe në rrethinën e re

Fillova edhe unë së bashku me ty të qeshi

Kënaqesha teksa thithja qumësht prej gjirit tënd të ngrohtë

Sakaq e sa keq, në vlugun e kësaj kënaqjeje, më mashtrove lehtas

Kishe lyer gjinjtë me një erë që kundërmonte shumë keq

Përmes këtij veprimi më the, se më duhet të të ndaj prej gjirit

Të kuptova disi, por ndihesha keq së më duhej urrejtur atë që shumë e doja

Fillova të ushqehesha me ushqim afërsisht që ushqeheshe dhe ti

Në mbarimin e një dite të bukur teksa kërkoja shtratin për të pushuar

Më kape për krahu mërzitshëm dhe ledhatueshëm, për të më thënë

Tani e tutje biri im duhet të flesh i vetëm në dhomën tjetër

Ia dhashë vajit së bashku me ty, fillimisht kundërshtova, por kot e kisha

Kokulur u largova prej dhomës që kisha katër vjet që bëja gjumë të ëmbël

Edhe pse isha i lodhur, tërë natën nuk shtyra gjumë në sy

Vërdallë kokës më thumbonte mendimi për botën e për botërat

Përse duhej ndarë prej gjërave që me afsh i dëshiron

Ndonëse vetëm sa për ta bërë më të këndshëm takimin e radhës

Përse duheshka një pjesë e jetës të kalojë duke përqafuar përshtatjet

Gjumi më kishte kapluar duke menduar rreth këtyre mëdyshjeve

Vetëm ëndërra mi kishte plotësuar dëshirat

Më thanë se duhet të shkosh në shkollë

Kisha dëshirë, por tani duhej kaluar më shumë kohë larg prindërve

Ashtu i mërzitur, fillova mësuesen dhe shokët t’i shoh si një familje

Tani nuk më thanë ata, por unë i thash se duhet regjistruar në fakultet

Ndoshta nga tre muaj nuk mund t’ju shoh, ndaj edhe u mërzita

Më fejuan me vajzën që unë shumë e deshta

Me vrik për mua erdhi dita e martesës, nëna ashtu e përlotur më bënte gati dhomën e gjerdekut në shtëpinë tjetër

Tani duhet ndarë edhe prej shtëpisë

Në vend të shijimit të asaj nate të ngrohtë

Unë ia fillova rrëshirës së mendimit

Mitra, qumështi, dhoma, vendi dhe shtëpia

Vargan fjalësh që më rraskapitën të tërin

Më në fund duke mikluar gruan

Fillova ta kuptoj urtësinë e jetës

Kërkesat e nënës që dikur nuk i kuptoja sa duhej

Tani që u bëra edhe baba, hoqa edhe lëvozhgën e mëdyshjes së fundit.



Iljasa SALIHU, 05.07.2013, Shkup

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote