| Index -> Video -> | ||||||||||||||||||
Teėvili i gabuar - pjesa e dytė |
||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||
Nga: ZEKERIJA (E Dielė, 7 Mars 2010 16:49) Selamun alejkum vellezer te nderuarPara disa viteve, imami i një xhamie u transferua në qytetin e Londrës (Britanisë së Madhe), i cili thuhet se çdo ditë udhëtonte me autobus nga vendi ku banonte, deri në Londër. Pas disa javësh të transferimit të imamit në Londër,i cili në të shumtën e rasteve udhëtonte më të njëjtin autobus si dhe më të njëjtin ngasës, një ditë prej ditësh gjersa bëri pagesën e biletës, vërejti se drejtuesi i autobusit i kishte kthyer 20 penc më shumë se sa që ishte dashtë t'i ktheheshin nga shuma e biletës. Duke parë se kishte në duart e tij një shumë që doemos duhej kthyer tek pronari i saj, përsëri mendoi; harroje këtë çështje, është vërtetë një shumë e vogël, andaj askush nuk do të interesohej për këtë, duke mos harruar faktin se kompanitë e transportit publik, në këtë rast autobusët, përfitojnë të hyra të mëdha për çdo ditë, prandaj 20 penc nuk do t'i dëmtoj aspak, përkundrazi këto 20 penc do t'i ruaj dhe do ta llogaris si një dhuratë nga Allahu i Madhërishëm dhe do të heshti. |
||||||||||||||||||



Del.icio.us
Digg
Facebook
Newsvine
Reddit
Technorati









