Israja dhe Miraxhi

Dëgjo për natën e Israsë dhe të Miraxhit, për ngjarjen që me Kuran e përjetshme mbeti, dhe dije që, ku piqet njohja e krijesave me të përtejmen, këtë kufi kaloi, i vetmi në botë, Muhamedi.

Ilmi Rexhepi





Dëgjo për natën e Israsë dhe të Miraxhit,

për ngjarjen që me Kuran e përjetshme mbeti

dhe dije që, ku piqet njohja e krijesave me të përtejmen,

këtë kufi kaloi, i vetmi në botë, Muhamedi.



E mori zemërdëlirin

Buraku vetëtimi,

që hidhte të parat këmbë

sa i mbërrinte shikimi.



Shumë libra janë shkruar,

hollësira janë dhënë të asaj ngjarjeje,

që nuk ishte e shtrirë shumë në kohë

veçse në një pjesë nate.



Vendi s'do t'i ftohej,

koha mbase nuk i vlejti,

atë natë do t'i jepej dhe çdo mrekulli tjetër

që i ishte dhënë ndonjë pejgamberi



Shpejto Burak hapat,

ço resulin te mesxhidulaksaja,

t'i falë dy rekate e të zgjedhë qumështin,

të mbarojë plot kuptim Israja



Aty do të manifestohet tradita,

do të të lidhë siç lidhnin para tij pejgamberia,

aty do të vërtetohet e veçanta e tonit ymet-

fitreja – natyrshmëria.



Mbaro Isra, nis Miraxh,

po pret Ademi, Jahjaja dhe Isai,

Jusufi, Idrisi që u ngrit lart,

Haruni, Musai dhe Ibrahimi, alejhim selamullahi.



Shtatë portat shtatë qiejve

iu hapën nga engjujt rojtarë

në to pa dhe u çmall rend me ata të dërguarit

pastaj Bejtulmamurin dhe Sidretulmuntehanë.



Kështu nganjëherë i ndodh robit:

në tokë t'ia zënë diellin,

ndonëse ka të hapshme

portat e qiellit



Në Miraxh, siç dihet,

në fillim u bënë farz pesëdhjetë namazet,

pastaj janë hequr nëntë hise,

për aq sa edhe na janë ngritur krejt sevapet.



Ndjeje lehtësinë

që na u bë natën e Miraxhit

dhe kujto fjalën e të dërguarit

që namazi është miraxhi i besimtarit.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote