S’kisha kohë për më shkurt

Lexoj më shumë se sa shkruaj, Shkruaj më shumë dhe flas më pak, Flas më pak, ndërsa mendoj më thellë e më gjatë, Mendoj, pastaj përzgjedhi mendimin më të mirë për veprim

Lexoj më shumë se sa shkruaj

Shkruaj më shumë dhe flas më pak

Flas më pak, ndërsa mendoj më thellë e më gjatë

Mendoj, pastaj përzgjedhi mendimin më të mirë për veprim

Veproj me kujdes duke përligj mendimin pa përtesë

Nuk përtoj për gjëra të ziera në kazanin e mendimit

Në këtë kazan në formë vorbe, ziej edhe meditimin

Ky kazan është alergjik ndaj këllirës

Këllirë kjo që i ndoti edhe jakat e bardha

Brenda të cilave fshiheshin zemërzinjtë e smirëkëqinjtë

Ah jaka, jaka, ma kujtuat pushtetin

Pushteti të jepë jakë të bardhë

Të njëjtën jakë papandehur ta kërkon për jakë të zezë

Ngjyrë kjo që i përshtatet dhe i jep kuptim errësirës

Dikur errësira të kujtonte mungesën e qirinjve

Qirinjtë edhe në këtë kohë paraqiten si sinonim të leximit

Ndaj edhe mundohem të lexoj shumë

Të mos kem kohë për të humbur kohë

Shkrova më gjatë se zakonshëm

Mbase nuk pata kohë për të shkruar më shkurt



Iljasa SALIHU

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote