Ezani i sabahut thërret, maturanti bërtet

Gumëzhim zënkash, mos mësim e mos marrje mësim prej pësimit,
Të lazdruar, të lavdëruar e të palëvruar,
Djerrinë e mbushur me gjarpërinj të gjahut,
Bujk të lumtur pranë asaj are të pashkelur,
Duhet festuar të korrat,
Të korrat...

Gumëzhim zënkash, mos mësim e mos marrje mësim prej pësimit

Të lazdruar, të lavdëruar e të palëvruar

Djerrinë e mbushur me gjarpërinj të gjahut

Bujk të lumtur pranë asaj are të pashkelur

Duhet festuar të korrat

Të korrat...

Nëse edhe arat djerrinë korren, atëherë vaj halli për kombajnerin

Të festojmë ore, lëri dokrrat e mungesës së kokrrave

Kanë kaluar katër vjet

Mbase edhe pa neve ata kalonin

Ashtu si vitet me sukses të mirë pa mësuar i kalonim

Ta kallim ashtu siç e dogjëm edhe më parë

Thyem makina të profesorëve

Jemi maturant që mbarështojmë shkëlqyeshëm

Kjo mbetet, apo jo...

Thyem edhe dritare për të mos e parë botën

Thyem edhe dyer për të mos e lodhur profesorin me hapje e mbyllje

Thyem edhe hundë, për t’i merituar kamerat nëpër shkollë

Eh, jemi bërë me nam, çdo ditë para kamerave dalim

Ministria që kryente eksperimente me neve

Duke na pajisur të gjithëve me kompjuterë

Tha për çdo nxënës kompjuter

Pas pak fjalia mori trajtë tjetër

Për çdo kompjuter nga një hajn

Kalle, kalle profesor se mjaft të kemi kall

Sonte do të kërcejmë së bashku

Të dua, edhe pse kurrë nuk të kam dashur

Vorba sonte le ta shkrije hidhërimin në gëzim

Ta harrojmë të kaluarën boshe

Të kënaqemi së talluri me këto qeleshe nëpër qoshe

Çasti i fundit, po sa i dhembshëm qenka ky

Kripa e lotit mi dogji faqet

Fal asaj se isha i dehur nuk e ndjeva gjithaq

E përqafova shokun, shoqen e profesorin

Papritur më mbërtheu diçka e habitshme

Desha të pendohesha për të bëmat bizare

Isha i dehur, nuk mundja, madje e urreja edhe profesorin

Se përse ma kishte lejuar një të ndaluar

Me vete thashë, mirë ia paskam bërë që ia kam shkatërruar nervat

Ky si më i rritur më shikon, gjoja tani loton edhe lot krokodili

Nisem duke gjarpëruar sa andej e sa këndej për në shtëpi

Ezani i sabahut thërret

Unë e dëgjoj, por nuk arrij ta ndjej

Disi edhe e ndjej, por kam sëmbim në zemër

Ah maturë, ah maturë më bëre armaturë

Ah babë, ah nënë, ah ti profesor që mirë ta paskam bërë, çfarë më bëtë

Shoh gjyshin kruspull duke nxituar për në xhami

Më sheh në gjendjen që kurrë nuk dëshironte të më shihte

E shoh me mjegulla në vagëllimën me mot të kthjellët

Kreva maturën, krevatin nuk mund ta gjeja

Më villet prej asaj vjedhjeje kohësh

Pendohem, nuk mundem, kur mundja nuk pendohesha

Jehona e zërit të myezinit që vinte sikur ndërmjet dy rrëpirave

Më bëri të qaj...

Nuk qaja nga shkaku se u ndava prej shokëve

Qaja për mënyrën e kohës së harxhuar me atë shpurë shpullash

Loti më rridhte si të jetë një rrëshirë e begatshme

Ende isha i dehur dhe i nxehur prej shikimit në trupa të huaja lakuriqe

Më vajti mendja te abdesi

Nuk mundja edhe pse dija

Kur mundja nuk e dija së mund ta bëja një gjë të tillë

Me përpëlitje e më qepalla të qullosura bëra përpjekje

E gjeta ujin, edhe pse askund nuk më kishte humbur

Pika e parë mi fshiu pikat e lotit

Mora disi abdes

Fillova ta kryej disi namazin e sabahut

Rrezet e diellit shpuan dritaren paksa të thyer të dhomës sime

Kuptova se isha vonë me namaz

Prej kësaj vonese kuptova apogjeun e pasurisë

Kuptova se kurrë nuk ishte vonë për pendim



Iljasa SALIHU

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote