Libri

Lexoj libra, lexohem nëpër libra, Shkruaj libra, shkrij kohën për vargjet në libra, Blej libra, nuk blihem për libra, Dhuroj libra, galdohem për pranim librash, Shenjat në rrugë në libër i mësova, Rruga pa shenja ishte raft pa libra

Lexoj libra, lexohem nëpër libra

Shkruaj libra, shkrij kohën për vargjet në libra

Blej libra, nuk blihem për libra

Dhuroj libra, galdohem për pranim librash

Shenjat në rrugë në libër i mësova

Rruga pa shenja ishte raft pa libra

Shenja pa rrugë ishte libër pa vargje

Rruga me shenja ishte vetë libri me flegrat vezulluese

Errësirën e gjeta, vetëm pasi e humba librin

Librin e gjeta, vetëm pasi drita përqark meje shëmbëlleu

Rënkova për verbëri

Libri më bindi se shihja çiltër

Vetëm sipër fjalëve, të vogël më shihnin sytë e mi të mëdhenj

Libri më bëri edhe lypës

Kërkoja të panjohurat

Gjeja vetëm të panjohura

Dikur edhe e panjohura mu bë e njohur

E njihja të panjohurën, ngase anëtar i dhomës mu ishte bërë

Libri është i bukur vetëm me fletë të hapura

Bukuria e tij fshihet në mbylljen tonë

Mbyllja jonë fshihet në dritaren me fytyrë kah bota

Fjalët janë të varfra për ta përshkruar librin

Gojëtarët janë në zgrip të vdekjes për të folur për librin

Fjalët mund të shterrojnë për librin

Ndërsa libri gjithmonë do të mbetet i hapur për fjalë!



Iljasa SALIHU, 23.04.2013

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote