KUR LUFTËN SHQIPTARËT E BËNIN ME "TEKBIRE" (ALLAHU EKBER) - SHKAU I SHKINËS MERRTE VRAPIN OSE VDISTE SI QEN !

Në mëngjesin e 18 nëntorit 1912, mori fund beteja e Lumës, ku forcat shqiptare triumfuan kundër armatës III serbe.

KUR LUFTËN SHQIPTARËT E BËNIN ME "TEKBIRE" (ALLAHU EKBER) - SHKAU I SHKINËS MERRTE VRAPIN OSE VDISTE SI QEN !



Në mëngjesin e 18 nëntorit 1912, mori fund beteja e Lumës, ku forcat shqiptare triumfuan kundër armatës III serbe.



”Ka hi serbi n´at´Prizren,

po i thot`Lumës: ”Lirom ven!”

Nuk jam mbreti, po jam Luma,

t´mushi gjiksin plot me plumba!”



Kur vikati Islam spahija:

”Bini djem, se shkoi Shipnija!”

“Bini djem-thrret Ramadani

-bini djem se shkoi vatani!”



Gryka e Shejës po rredh gjak,

po i thot Drinit: ”Ndihmom pak

Ndihmom pak, n´dash me m´ndihmue,

kllade t´mdhaja jam tuj çue”.



Krajli i serbit ban: ”Medet,

m´faroi Luma askerin krejt!

ma faroi askerin e ngrat

burrat me pushk`e grat me spatë”.



“Kadal, krajl u mlofsh me morre,

dymdhetmi t`metën pa vorre!”

Djemt´e Lumës hiq s´kan dert,

ka ni luftë bajn´vjet për vjet,

luft´ me krajl e luft´ me mbret...”



(...)



Hasi shpat e gur e kep

vend për vend pushka kërset

shkoj kukuja shpi për shpi

I preu Hasi 3 mijë shkijë...”



(...)



Krejt Opoja u mlu n`zi

Prej Prizrenit ter n´Dri

Tre ditë luftë e tre ditë zi

u vranë shkije përmi tre mijë...”



Duke pas parasysh këto pozita gjeostrategjike, forcat shqiptare u pozicionuan në vijën frontale: Malësia e Gjakovës (Qafa e Morinës - Qafa e Prushit) - Has (Planej-Gorozhup) - Qafa e Zhurit - Vërri (Billushë - Jeshkovë - Lybeqevë - Lez) - Sharr (pjerrësit perëndimore të “Gurit të Zi” - Opojë (Gryka e Llapushnikut.)

Në organizimin e qëndresës shqiptare u shquan krerët:

- Ramadan Zaskoci,

- Ramadan Çejku,

- Qazim Lika,

- Islam e Sali Spahia,

- Hoxhë Mehmeti,

- Osman Lita,

- Cen Daci,

- Bajram Gjana,

- Dervish e Nezir Bajraktari,

- Myftar Nika,

- Nexhip agë Bilali,

- Sylë Elezi,

- Ahmet Ilaz Qehaja,

- Jemin Gjana të gjithë nga Luma,

- Elez Isufi,

- Cuf Xhelili e

- Xhafer Doda nga Dibra,

- Bajram Curri në Malësi të Gjakovës,

- Rexhë Ali Bajraktari nga Hasi,

- sheh Hasani nga Prizreni,

- Jahja Sait Sahiti nga Kuki i Opojës,

- Kapllan Opoja,

- Nail Hyseni - Dani i Rapçës së Gorës,

- Esat Berisha,

- Abdyl Osmani,

- Arif Krusha e shumë të tjerë.3

Qendrat komanduese të luftës u vendosën:

1. Në Llapushnik (Brezne) të Opojës, në krye me Qazim Likën;

2. Në Krumë të Hasit, në krye me Rexhë Ali Bajraktarin; dhe

3. Këshilli Qëndror i Luftës në krye me Ramadan Zaskocin u vendos në Qafë të Kolesjanit, në majën e quajtur Tabe, nga ku shihej qartë Rrafshi i Lumës.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote