Ky ėshtė Davutoglu, njė politikan i jashtėzakonshėm

Të hënën, derisa po fluturoja në të njëjtin aeroplan me ministrin e jashtëm turk Ahmet Davutoglu, pata rastin të qëndronim pranë dhe të shkëmbenim disa mendime. Në aeroplan, ishim unë dhe ai, këshilltarët e tij, diplomatë të rangut të lartë, dhe disa gazetarë-kolegë të mi. Për fat të mirë, Davutollu kishte kohë për një bisedë të shkurtër.

Të hënën, derisa po fluturoja në të njëjtin aeroplan me ministrin e jashtëm turk Ahmet Davutoglu, pata rastin të qëndronim pranë dhe të shkëmbenim disa mendime. Në aeroplan, ishim unë dhe ai, këshilltarët e tij, diplomatë të rangut të lartë, dhe disa gazetarë-kolegë të mi. Për fat të mirë, Davutollu kishte kohë për një bisedë të shkurtër.

Së pari, them se duhet ta kini parasysh se sa e zënë duhet të jetë jeta e ministri të jashtëm turk. Ne ishim duke shkuar në Hagë për një samit ndërkombëtar, i cili kishte për qëllim parandalimin e përhapjes bërthamore dhe armëve kimike. Në 12 orët e ardhshme, ai do të vizitonte Kirgistanin për një tjetër samit. Në javët e mëparshme, ai kishte pritur dy herë John Kerryn, së bashku me ministrat e tjerë të jashtëm nga Mali, Sudani, si dhe nga Bashkimi Evropian. Ai kishte ndërmjetësuar paqen mes Somalisë, dhe kishte mbajtur fjalim në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik. Plus kësaj, edhe shumë takime të tjera që unë as që mund ti mbaj mend. Në krye të gjithë kësaj, megjithatë, qëndronte çështja e Sirisë. Davutollu gjithmonë shprehet se ky makth i tanishëm do të përfundojë. Ai është i bindur se regjimi i Bashar al-Assad do të jetë i detyruar që të përfundojë strategjinë e tij të kasaphanës. Gjate bisedës që patëm në aeroplan, ai u shpreh: "Falë ndryshimeve në terren dhe presionit të shtuar nga komuniteti ndërkombëtar, kjo gjendje do të duhej të përfundonte shpejt.”

"Ne nuk duam shkatërrimin e shtetit sirian. Ne nuk duam përmbysjen e tërë e kuadrit ekzistues, si ajo që ndodhi në Irak. Ne duam që ata që janë përgjegjës për krime kundër popullit të trajtohen nga drejtësia. Pastaj shpresojmë të shohim një Siri demokratike në të cilën të gjitha grupet etnike dhe fetare do të përfaqësohen, "përfundoi ai.

Unë e pyeta atë në lidhje me "ekstremistët" brenda opozitës siriane, rreth të cilëve Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar. Ai vuri në dukje se Turqia ka shqetësime në lidhje me këto grupe po ashtu. Megjithatë, argumentoi ai, kjo nuk mund të jetë një arsye për të justifikuar regjimin e al-Asad ose të qëndrojmë indiferent ndaj dhunës në vazhdim. Shqetësimet në lidhje me fazën post-al-Asad nuk mund të jenë fokusi kryesor, kur faza aktuale është më e keqe se të gjitha mundësitë.

Pastaj e pyeta Davutollu rreth Partisë së Bashkimit Demokratik (PYD), e që është fraksioni më i madh kurd në Siri, e cila është quajtur si "PKK-ja siriane," për shkak të afinitetit ndaj grupit terrorist kurd. Prej kohësh është spekuluar në Turqi se PYD ishte afër regjimit të al-Asad, dhe për këtë arsye ishte në kundërshtim me Ankaranë. Por Davutollu tha se "atmosfera pozitive në Turqi duket se ka pasur një frymë pozitive te kurdët në Siri”.

"Ne kemi tre kushte: PYD nuk duhet të mbështesë regjimin e al-Asad, kjo nuk duhet të krijojë autonomi të njëanshme para se të zgjidhet në një qeveri unanime në Siri, dhe kjo se ata nuk duhet të mbështesin çfarëdo agresioni kundër Turqisë," tha ai.
Ndërkohë, në Irak, aleanca e Turqisë me kurdët është tashmë e mirë-vendosur. Davutogllu theksoi se Ankaraja është e përkushtuar për integritetin territorial të Irakut, por bashkëpunimi i saj me qeverinë rajonale të Kurdistanit (KRG), do të vazhdojë në aktivitet të plotë. Ai foli rreth raporteve të tij me liderin e qeverisë rajonale të Kurdistanit Masud Barzani, dhe e konsideroi atë si një lider të besueshëm, duke përmbysur krejtësisht tonin negativ që më parë Ankaraja kishte përdorur kundër kurdëve të Irakut/.

Mbi të gjitha, Davutogllu është njeri i pasionuar dhe i vendosur si kurrë më parë. Është e vërtetë se ai nuk mund të transformojë tërë Lindjen e Mesme në përputhje me vizionin idealist që ai me elokuencë e parashtron si një akademik. Por është e pamohueshme se ai është duke bërë më të mirën e tij, dhe është mëse e qartë që Turqia ka kohë që nuk ka pasur një politikan të tillë.

Autor: MUSTAFA AKYOL
Marrë nga e përditshmja turke Hurriyet
/mesazhi/

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top



Bashkim Bajraktari - Toleranca me jomuslimanet, vlera e jone

Bashkim Bajraktari - Toleranca me jomuslimanet, vlera e jone

Bashkim Bajraktari - Toleranca me jomuslimanet, vlera e jone