Sot e xhuma - festa e javës

Sot është dita e xhumasë-festa e javës, Allahu na e pranoftë namazin e xhumasë, i faltë të gjithë të sëmurit
që s’mund ta falin.

Sot është dita e xhumasë-festa e javës,

Allahu na e pranoftë namazin e xhumasë

i faltë të gjithë të sëmurit

që s’mund ta falin.



Allahun xh,sh. ne e falënderojmë

që për çdo javë një festë na dhuroi

xhumanë në xhami me xhemat ta falim

këtë ditë me shumë kënaqësi.



Ta falim, të shkojmë në xhami sa më herët,

i ri e plak, por mos të harrojmë

që edhe fëmijët me vete t’i marrim

se dita e xhumasë është obligim i çdo muslimani

të riut dhe plakut,

kjo kurrë nuk bën të harrohet

pos ata që janë të sëmurë e nuk mund të falen

Allahu xh.sh. i shëroftë!



O Allah, ne vetëm Ty të adhurojmë

që pos dy festave të Bajramit

edhe festën e javës na e dhurove

të shkojmë në xhami, me xhemat të falemi.



Këtë ditë sa më mirë ta festojmë

dhe në hytbe, hoxhallarët t’i respektojmë

fjalët e tyre me vëmendje t’i dëgjojmë

Allahu xh.sh. të gjithë i shpërbleftë.



Se nga çdo hytbe ne përfitojmë

lusim Allahun xh. sh.,

që hoxhallarët t’i shumojë

se nga hoxhallarët ne shumë mësojmë,

Allahu me xhenetin Firdevs të gjithëve ju shpërbleftë.



Sabri Vilanci:5:04:2013-e Xhuma-Suedi

komente

Scroll To Top

Bashkim Bajraktari - Ti shtojmë punët e mira në peshoren e ditës së gjykimit



Bashkim Bajraktari - Ti shtojmë punët e mira në peshoren e ditës së gjykimit

Bashkim Bajraktari - Ti shtojmë punët e mira në peshoren e ditës së gjykimit