7 Marsi, dita e mėsuesit

Sot po manifestohet 7 marsi, dita e mësuesit, dita e parë kur në vitin 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë me mësim në gjuhën shqipe. Kjo ditë duhet të përkujtohet, duhet të manifestohet, por vallë vlen vetëm kaq? A vlen që vetëm këtë ditë të përkujtohet dita e mësuesit duke ia blerë një lule mësuesit dhe më pas 365 tjera të nënvlerësohet?

Jusuf Zimeri

Sot po manifestohet 7 marsi, dita e mësuesit, dita e parë kur në vitin 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë me mësim në gjuhën shqipe. Kjo ditë duhet të përkujtohet, duhet të manifestohet, por vallë vlen vetëm kaq? A vlen që vetëm këtë ditë të përkujtohet dita e mësuesit duke ia blerë një lule mësuesit dhe më pas 365 tjera të nënvlerësohet?

Popujt nuk vlerësohen për nga sasia e tyre, por vlerësohet për nga cilësia e tyre. Shoqëria e zhveshur nga vlerat e diturisë, edukimit, humanizmit, mirëkuptimit, etikës, vlerave shpirtërore e historike dhe në anën tjetër i nxitur vetëm pas vlerave materiale dhe interesave mediokre, herët apo vonë, është e gjykuar me dështim, devijim dhe asimilim të pa kuptimtë. Për ndryshe nëse nuk bënë përpjekje maksimale për t‘iu kthyer këtyre vlerave, atëherë do ti kalojë vetëm të së kaluarës, sepse armëria është e errët për këtë shoqëri.

Arsimimi sot në shoqërinë tonë bashkë me vlerat morale e njerëzore po përdhoset ditë e më shumë, saqë kemi ardhur derë në atë nivel që do të mjaftonte që vetëm të dihet se 7 Marsi është dita e mësuesit. Arsimi po përdhoset fillimisht nga ata që detyrimisht duhet jo vetëm ta kultivojnë arsimin, por edhe ta mbrojnë pa kompromis. Dëshmitë për këtë janë të shumta dhe nuk i shohin dhe dëgjojnë vetëm ata që interesi material ua ka mbyllur sytë.

Përzierja e politikës me arsimin si dhe përfshirja e politikës ditore në institucionet edukativo arsimore përmes kuadrove të politizuar e të pajisur me diploma të politizuara është krimbi më i rëndësishëm që po dëmton procesin e arsimimit të mirëfilltë. Në anën tjetër trajtimi i statusit të mësimdhënësit në aspektin social-ekonomik në atë nivel saqë nën nivelin e tyre gjenden vetëm rastet sociale është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm i cili jo vetëm që amortizon procesin e mirëfilltë edukativo arsimor, por shkakton edhe çrregullime tjera esenciale që dezorientojnë këtë proces kaq vital. S’ka dilemë se ky trajtim i mësimdhënësve reflektohet dukshëm te gjenerata e re, te nxënësit dhe, ndikon negativ në pozicionimin e fëmijës ndaj mësuesit dhe në ndërtimin e personalitetit të fëmijës për në të ardhme. Ndikon në faktin se fëmija nëse ndjekë rrugën e mësuesit të tij, ai nuk do të ketë ardhmëri dhe perspektivë në të ardhmen.

Një anomali tjetër që unë mendoj se duhet përkushtuar kujdes të veçantë në procesin edukativo arsimor është edhe zhvillimi i procesit arsimor pa faktorin dhe vlerën edukatë. Kjo dukuri shpien drejt një mos durimi për tu ballafaquar me sfidat e jetës në të ardhmen. Elementi edukativ patjetër duhet të jetë pjesë e pa ndashme e arsimimit, sepse në të kundërtën edhe arsimimi nuk mund të jetë frytdhënës.

Të gjitha këto dukuri prishin jo vetëm që rrënojnë baraspeshën e raporteve mësues-nxënës dhe anasjelltas, por ndikojnë negativ edhe mes raportit të nxënësit dhe mësimit, sepse në këtë rast nxënësi do të mësonte jo për të ditur, por vetëm për të kaluar nga kjo fazë e domosdoshme sa për të pasur një dëshmi, qoftë edhe e rrejshme.

Detyrim i jonë fetar, kombëtarë, njerëzor e human është që t’i ruajmë lidhjet dhe raportet e mësuesit me nxënësin dhe anasjelltas. Ato janë lidhje të shenjta që duhet të ruhen ma fanatizëm. Çdo kush që tenton t’i rrënojë këto lidhje, duhet ta dijë se ka rrënuar vlerat n njerëzore, fetare e kombëtare, e në fund të fundit ka rrënuar mirëqenien e tij individuale, familjare e shoqërore.

Se çfarë ishin lidhjet dhe raportet e nxënësit me mësuesin e tij në të kaluarën, në shoqërinë islame kemi me mija e mija shembuj, por unë do të paraqes vetëm një rast shumë modes, që duhet të jetë model i joni në këtë sferë. Dijetari dhe juristi islam i të gjitha kohëve, Imam Ebu Hanife, raportet e tij me mësuesin e tij i ngrite deri në atë nivel, saqë në shenjë respekti ndaj mësuesit të tij, jo që ta ofendoj ndonjëherë, por në shenjë nderi dhe respekti ndaj mësuesit të tij kurrë në jetën e tij nuk i shtriu këmbët as në drejtim të shtëpisë së tij. Pra këto janë ato vlera që ne duhet ti kultivojmë, t’i respektojmë dhe implementojmë në jetën e përditshme. Kështu respektohet mësuesi gjatë tërë jetës, e jo vetëm me rastin e shtatë marsit.

07 Mars 2013

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top



Bashkim Bajraktari - Toleranca me jomuslimanet, vlera e jone

Bashkim Bajraktari - Toleranca me jomuslimanet, vlera e jone

Bashkim Bajraktari - Toleranca me jomuslimanet, vlera e jone