Njė dashuri pa vuajtje

Kur dimri e acari gjithçka ngrin,kur era e vjeshtës të shpon e të mërdhinë, mua më ngroh kujtimi për ty .

E shi kur bie , ndizem flakë në zemër, e nuk kam ide se çfarë mund ta shuaj këtë prush ... edhe pse e di !!!
As në ditët me diell pranvere e vere nuk merrem me veten se gati se gjithçka më ndërlidh me kujtimet me ty .
E kur dielli i afrohet muzgut, gati se më së shumti këtij peizazhi i frikësohem e di të shpjegoj se çfarë melankolie kaplon zemrën time. E më e frikshmja nata e errët vjen tani të më torturoj në mendimet e kthjellëta deri në agimin e mëngjesit .
E çfarë të bëjë me kaç shumë emocione për ty, nuk po e njoh më vetën e më dhembë zemra ... kjo dashuri nuk është ! A ende të dua ty apo jam i dashuruar në dashurin unë?!!!

Eh unë e di mirë se çfarë është kjo edhe ilaçin e saj e di !

Shumë njerëz edhe pse dielli ka bërë me dhjetëra rrotullime rreth boshtit të tij që kur ata kanë ekzistuar në këtë univers , të tillët në mendje mbesin si të ishin në vitet e para të jetës së tyre . Të tillët nuk pranojnë të shërbehen me ilaçe vetëm për shkak të shijes së hidhët që kanë në fillim ilaçet . Duke u treguar kaç fëmijëror sëmundja do të dërmojë dhe do të i nënvlerësoj deri sa ti dominoj ajo e tëra . E ngjashëm kam frik se për shkak që hidhëtisë që mund t’ia lejë dikujt ky shkrim ose dikujt t’ia luhatë e trondit ‘botën e ëndrrave’ mund që ta refuzoj pa e provuar këtë kurim .

Njeriu është qenie shoqërore dhe me që vetëm po flasim për dashurinë po bindemi që ne njerëzit kemi edhe komponentin tej fizike me të cilën e ndjejmë një emocion tillë.
Por qartazi njeriu ende nuk e njeh mirë vetveten. Njerëzit në shumicën e rasteve nuk janë të vetëdijshëm që në zemrat e tyre ka vend për të dashur të gjithë.

Njeriu duhet të bëjë përpjekje me vetëdije dhe bindje që emocioni i dashurisë të radhitët sipas meritës dhe përcaktimit Hyjnorë në mënyrë që të mos flitet për vuajtje dhe gjëra të ngjashme. Në zemrën e tij e tërë dhe para se gjithash dashuria e tij duhet të drejtohet drejt Zotit Një – Allahut , Krijues,Furnizues,Mirëmbajtës e çka jo tjetër. Pastaj dashuria e tij duhet të drejtohet për Pejgamberin Muhammed a.s. , pastaj për familjen e tij duke përfshirë këtu prindërit, motrat, vëllezërit, partnerin/ën, fëmijët e të tjerë familjarë. Pastaj njeriu duhet domosdo të kultivojë dashuri për vendin e tij – atdheun, shoqërinë e tij , kolegët, profesionin, hobit e të tjerat në vazhdim.

S’ka rëndësi që tani për tani nuk po mund ta perceptosh një prespektivë të tillë , por kujto ky është ilaç dhe gjitha ilaçet janë të hidhëta në fillim por kurojnë .

Mendo vetëm pak para se ta refuzosh tërësisht. Miliarda të mira të cilat po të mundoheshim të i numërojmë nuk do të arrinim e gjitha këto i kemi dhuratë nga Allahu – Krijuesi ynë. A nuk është Ai që më së shumti na ka dhënë ne a po për ato që na ka dhënë ti mendon se domosdo duhet të na jepte ne,kujto që shumë tjerë nuk kanë atë që ne kemi dhe do të donin të kishin pikërisht ato të që ne kemi e ata të i kishin. Nuk ka dyshim që edhe Pejgamberi i fundit i yni Muhammedi a.s. duhet të ketë vendin më kryesor nga krijesat pas dashurisë ndaj Krijuesit – Allahut të Madhëruar. Mund të imagjinoj që të është ngjallë një dëshirë të i kapërcesh këta rreshta si ‘ksi të tktyne të fes’ por se zgjidhje inteligjente do të ishte vazhdimi i leximit në tersi deri në fund dhe vendimi që për këtë do të hulumtosh dhe eksperimentosh në të vërtetë .Nëse je ende duke i lexuar këta rreshta mendo thellë edhe për atë që familja në të cilën u rrite, të përkrahi, iu gëzua suksesit tënd nuk mund të jetë më pak e dashur se familja që tani donë të formosh .

Sikur në konceptet tona të deri tanishme jemi treguar shumë të varfër dhe mendje e zemër ngushtë duke i kushtuar kohë dhe përkushtim vetëm partnerit/ës eventuale të jetës duke iu hyrë në hak të tjerëve . Në këtë mënyrë jemi treguar egoistë duke humbur shoqërinë e tonë , duke u treguar të vrazhdë me familje dhe patjetër nga gjithë kjo duke e dëmtuar raportin tonë me Allahun.

E gjithë kjo ndodh për faktin që rinia jonë eksperimenton me botën e saj shpirtërore fare pa e njohur territorin në të cilin futen dhe duke qenë të pa papërgatitur për sfida .
Shumica e të rinjve madje të moshave të reja ende jo tinejxherë qysh në këtë kohë fillojnë eksperimente të tilla , ani pse do të vuajnë, për me tepër atë këtë duan të vuajnë si në filma-telenovela e romane . E të tillëve do tu duhet shumë kohë për të dal jashtë kësaj bote të ngushtë , më konkretisht për tu zgjuar nga ëndrrat.

Ilaçi është lehtë – atë e treguam më lartë, megjithatë ai ekziston aty në farmaci dhe nuk i u imponohet askujt – njerëzit e zgjatë harxhojnë pasuri të tëra për kurim dhe sigurisht që edhe për këtë do të nxitojnë ta shijojnë .

Shërimi i gjithë kësaj qëndron në atë që duke u përpjekur në mënyrë maksimale në drejtimin e emocioneve sipas meritave në radhitje të lartë përmendur. E tëra ndodh nga vetë dëshira e njeriut për një gjë të tillë si dhe leximi i vazhdueshëm i librave fetar sidomos për çështjet e besimit Islam dhe të psikologjis së personalitetit . Literatura Islame do ta kthjelli mendjen sa do e turbulluar dhe e hutuar të jetë këtë e keni me garancinë .

Getnian Jetishi
12.02.2010
Ferizaj/Kosovë

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top



Ligjëratë nga hoxhë Halil Avdulli (27.09.2014 - Vushtrri)

Mulla Idriz Gjilani - Halil Avdulli

Ligjëratë nga hoxhë Halil Avdulli (27.09.2014 - Vushtrri)