Indeksi -> Islam -->

Kėshilla tė dobishme pėr arritjen e pėrulėsisė nė namaz

A nuk do të ishte bukur të kishim ndonjë llojë mburoje përreth nesh derisa falemi e cila do të na mbronte nga gjërat të cilat ërheqin vëmendjen tone? Po! Ndaj ja disa fjalë të bukura: çdokush nga ne mund të ndërtojë mburojë e cila do ta mbrojë namazin tone ashtu siç porositet në Kur’an dhe sunnet. Ajeti: “dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.” - Kur’an, 23:9 na tregon që namazin tonë gjithmonë duhet ta ruajmë nga gjërat të cilat e prishin kualitetin e tij. Prezenca e përbashkët e zemrës, gjuhës dhe organeve të tjera të trupit përbëjnë mburojën esenciale të hushu-së (përulësisë) në namaz.

A nuk do të ishte bukur të kishim ndonjë llojë mburoje përreth nesh derisa falemi e cila do të na mbronte nga gjërat të cilat ërheqin vëmendjen tone? Po! Ndaj ja disa fjalë të bukura: çdokush nga ne mund të ndërtojë mburojë e cila do ta mbrojë namazin tone ashtu siç porositet në Kur’an dhe sunnet. Ajeti: “dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.” - Kur’an, 23:9 na tregon që namazin tonë gjithmonë duhet ta ruajmë nga gjërat të cilat e prishin kualitetin e tij. Prezenca e përbashkët e zemrës, gjuhës dhe organeve të tjera të trupit përbëjnë mburojën esenciale të hushu-së (përulësisë) në namaz.

Më poshtë do t’i theksojmë disa këshilla praktike për arritjen e përulësisë:

1. Dija
Përmirësoni dijen tuaj rreth islamit, hulumtoni rreth krijesave të All-llahut, Tewhidin, Emrat dhe Atributet e Tij, aspektet e ndryshme të Islamit si dhe shkencën rreth sunnetit. Pse? Ngase All-llahu i Madhëruar thotë: “Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët...” Kur’an, 35: 28

Për arritjen e dijes, madje edhe Pejgmberi Muhammedi a.s. kishte mësues – melekun Xhibril a.s., ndaj edhe këshillohet kërkimi i diturisë nën mbikqyrjen e mësuesve islam (pa mbështetje të tepruar në Shejh Google-n).

2. Kujdes për kohën e namazit
Faluni në kohë dhe organizone jetën tuaj në përputhshmëri me kohët e namazit dhe jo diçkaje tjetër. Le të ketë prioritet kënaqësia All-llahu të Madhëruar, dhe jo e njerëzve. Nuk mund të themi: “Por unë jam i angazhuar, duhet të takoj filanin e fallanin etj.”, meqë para së gjithash kemi qenë në dije për kohët e namazit, ndaj arsyetimi nuk është objektiv. Ndërsa, situatat të cilat nuk janë nën kontrollin tonë, si p.sh. provimet në fakultet. Mundohuni ta lutni moderatorin që t’ju lejojë disa minuta sa për kryerjen e namazit. Në atë rast, e dijmë që kemi dhënë mundin maksimal, që është më mire se sa të mos provojmë fare.

3. Kërkoni mbrojtje te All-llahu i Madhëruar

Kërkoni mbrojtje te All-llahu i Madhëruar nga Shejtani i mallkuar duke shqiptuar Eudhubil-lahi minesh-shejtanirr-Rraxhim përpara se të filloni të faleni, madje edhe në namaz po pati nevojë. Gjithashtu, lexoni Besmelen para çdo namazi.

4. Bëhuni të vetëdijshëm dhe të kujdesshëm
Psikologët bashkëkohorë përdorin një teknikë të thjeshtë të cilën e emërtojnë: “Terapi kognitive në bazë të vetëdijes” e cila u ndihmon njerëzve të fokusohen në momentin aktual, në vend që të merremi me mendime të paqarta rreth të kaluarës apo të ardhmes, dhe ashtu humbin kontatin me realitetin. Kjo d.m.th. që duhet të ktheheni në momentin aktual saherë që të hetoni që mendimet tuaja janë endur nga realiteti aktual. Nëse do All-llahu i Madhërishëm, kini kujdes kur të filloni të merrni abdes, mandej lexoni duatë e rekomanduara për lexim pas marrjes së abdesit. Gjatë gjithë ditës, qëndroni larg nga gjërat të cilat ua largojnë mendimet nga All-llahu i Madhërishëm. Shejtani do të përdor kurthe dhe taktika të ndryshme që t’ju mashtrojë, ndaj duhet patur kujdes. Në çastin kur të hetoni se zemra dhe mendimet u kanë ikur, mundohuni ta ktheni vëmendjen. Sa më shpesh që të veproni kështu, përulësia e juaj ngadalë do të ec përpara me ndihmën e All-llahu të Madhëruar.

5. Kuptoni
Lexoni komentin e kaptinës Fatiha, kuptone çdo ajet dhe bëni pauzë ndërmjet tyre ashtu që të mendoni rreth tyre. Rekomandojmë tefsirin e Ibën Kethirit. Mbani mend, fillimi paraqet punë gjysmë të kryer!
Lexoni përkthimet ashtuqë të kuptoni kaptinat të cilat i lexoni në namaz. Mundohuni të kryeni namaz nate dhe lexoni Kur’an në ato pjesë të natës, meqë ato janë kohët për kuptim më të mirë të Fjalës së All-llahut të Madëruar.

6. Paramendoni
Gjithmonë mundohuni të kujtoni se qëndroni para All-llahut të Madhëruar. Faluni sikur e shiqoni Atë, në rast se nuk mundeni këtë, atëherë të jeni të vetëdijshëm se Ai ju shiqon juve. Deri sa lexoni Kur’an në namaz, mendo për çdo fjalë që lexoni nga kaptinat kur’anore. Mos mbyllni sytë, por fokusoheni në vendin e sexhdes.

7. Assesi mos ndaloni
Mundohuni të lidheni për namazin tuaj, posaçërisht gjatë kohës së vështirësive, ajo do t’ju ndihmojë që të mund t’i përballoni situatat e tilla, ashtu siç është përmendur në Kur’an: “Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).” Kur’an, 2: 45

Ndihmoni fëmijët ta zhvillojnë përulësinë dhe koncentrimin që në moshë të hershme. Mos i sforconi në namaz, por inspironi që vetë ta kryejnë namazin.

8. Shpejtësia përkatëse
Jeni të kujdesshëm dhe të qetë dhe ashtu që do të ndaloni ndërmjet pjesëve të namazit, duke ndarë së pakti pesë sekonda për çdo veprim. Çdo here kur thoni All-llahu ekber, bënie nga zemra. Zgjatne sexhden pak më gjatë nga ajo që veproni zakonisht, lexoni dua gjatë sexhdes sikur edhe para dhënies së selamit.

9. Mundet me qenë namazi i fundit
Para se të çoheni për namaz, përkujtoni realitetin e pashmnagshëm: vdekjen.
All-llahu xh.sh. na krijoi që t’a adhurojmë. Kryene çdo namaz sikur të jetë i fundit. Meqë ne nuk e dijmë, por në të vërtetë një ditë do të jetë namazi i fundit.

Pas çdo namazi, bënie shprehi që të lexoni duatë të cilat i rekomandoi Muhammedi a.s.

Pas leximit të këtij artikulli dhe pasi ta kuptoni tematikën, për një moment duhet të ndalojmë dhe të dalim nga vehtja jonë dhe me sinqeritet të analizojmë kualitetin e namazit tone, fuqinë e imanit dhe ndikimin e namazit në jetën tonë në përgjithësi. Me siguri që do të pajtohemi që dituria e vërtetë është e shkëlqyeshme, mirëpo nuk do të kemi asnjëfarë dobie poqese nuk vendosim ta praktikojmë atë që e dijmë. Mu atëherë dija bëhet edhe më e këndshme dhe na zbukuron edhe nga Brenda edhe nga jashtë.

Mos humbni shpresën apo të heqni dorë nga këto këshilla në qoftë se që në fillim nuk paraqet zgjidhje për ju. Mbani mend se fara e hushu-së (përulësisë) do të rritet pas një shiu të bollshëm të përkujtimit të përhershëm të zemrës me ndihmën e All-llahut të Madhëruar.

Shqipëroi: Lutfi Muaremi

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top



Bashkim Bajraktari - Respekti i më të vjetërve obligimi ynë

Bashkim Bajraktari - Respekti i mė tė vjetėrve obligimi ynė

Respekti i më të vjetërve obligimi ynë