Pyete hoxhën - pyetje dhe përgjigje për çështje islame

Libri në fjalë është titulluar “Pyete Hoxhën” sipas rubrikës së pyetjeve në Radion Islame e cila e mban të njëjtin emër. Ky libër lindi nga pyetjet e shumta të cilat i janë parashtruar autorit nga auditoriumi përmes rubrikës „Pyete Hoxhën“ në Radio Islame, dhe përmes rubrikës „Pyetje dhe Përgjigje“ në revistën „Vepra“.

Titulli: Pyete hoxhën - pyetje dhe përgjigje për çështje islame

Autor: Bashkim Aliu

Lektor: Agim Abazi

Recensent: Hasan Baftijari

Botues: Furkan ISM

Shkup, 2013.



Libri “Pyete hoxhën-pyetje dhe përgjigje për çështje islame-“, është libri më i ri i autorit Bashkim Aliu.



Libri në fjalë është titulluar “Pyete Hoxhën” sipas rubrikës së pyetjeve në Radion Islame e cila e mban të njëjtin emër. Ky libër lindi nga pyetjet e shumta të cilat i janë parashtruar autorit nga auditoriumi përmes rubrikës „Pyete Hoxhën“ në Radio Islame, dhe përmes rubrikës „Pyetje dhe Përgjigje“ në revistën „Vepra“. Nevoja për libra të këtillë pa dyshim është e madhe, sepse problemet e njerëzve janë të shumta dhe pyetjet të cilat parashtrohen po ashtu janë të shumta, prandaj është e nevojshme që përgjigjet mos të jepen vetëm gojarisht, por edhe të botohen, që të mund të kenë prej tyre dobi një numër sa më i madh i lexuesve dhe të mbeten në dobi të disa gjeneratave.



Në këtë libër, disa pyetje janë në gjuhën letrare dhe të korrigjuara nga aspekti gjuhësor, e disa pyetje janë lënë ashtu si i kanë parashtruar pyetësit, pa mos u intervenuar në aspektin gjuhësor. Pyetjet të cilat kanë arritur përmes rubrikës së revistës „Vepra“, janë të korrigjuara nga aspekti gjuhësor, marrë parasysh natyrën e revistës, ndërkaq, pyetjet të cilat janë parashtruar përmes rubrikës „Pyete Hoxhën“ në Radio Islame, nuk janë korrigjuar në aspektin gjuhësor, me qëllim që të shihet se këto pyetje kanë ardhur nga pyetës nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora. Normalisht, të folmet e tyre dallojnë, dhe kjo shihet edhe në pyetje. Poashtu, nuk është bërë ndarje e librit në rubrika, varësisht prej natyrës së pyetjes, por, pyetjet janë shënuar ashtu si kanë arritur, dhe janë publikuar si kanë arritur, pa ndonjë renditje të veçantë.



Libri ka 248 faqe.



Në perëndim mund ta porosisni në librarinë e Fondacionit të Rinisë Islame në Cyrih përmes internetit në adresën: www.islamischen.ch



Në Prishtinë, këtë libër mund ta gjeni në librarinë Sira.



Në Maqedoni, librin mund ta gjeni në Shtëpinë Botuese Furkan ISM-Shkup, si dhe në libraritë tjera islame në trojet shqiptare.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote