Dialog me murin

Ndërkohë që një natë isha duke lexuar librin e Zotit, pashë që muri i dhomës ku ndodhesha pësoi një të çarë nga lart. U ngrita i shqetësuar dhe pasi vura dorën tek e çara.
Pastaj fillova të pyes veten: ”Shtëpia ime është e re! Çfarë ndodhi? Mos ishte ndonjë tërmet”?!

Ndërkohë që një natë isha duke lexuar librin e Zotit, pashë që muri i dhomës ku ndodhesha pësoi një të çarë nga lart. U ngrita i shqetësuar dhe pasi vura dorën tek e çara.



Pastaj fillova të pyes veten: ”Shtëpia ime është e re! Çfarë ndodhi? Mos ishte ndonjë tërmet”?!



Në atë çast muri foli dhe tha: ”A e din sa netë ka, që unë e pres këtë çast? A e di sa netë ka, që unë e pres këtë vetmi? Ku janë ato netë, në të cilat ti lexoje librin e Zotit dhe komentin e tij? U bë një kohë e gjatë që je shkëputur nga kjo dhe nuk e di shkakun”.



Duke parë murin si i shastisur, i thashë: ”Kam shumë mangësi përsa u përket detyrimeve që kam ndaj Zotit”.



Muri: ”A nuk e di, që çdo send mbi tokë do të dëshmojë për ty Ditën e Kijametit? Zoti i Madhëruar thotë në Kuran: ”Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit), kur të nxjerrë barrët nga brendia e saj e njeriu të thotë: “Ç’po i ndodh asaj?!” Atë Ditë ajo do të tregojë lajmet e saj”. (Zelzele 1-4)



Prandaj vepro punë të mira, që të dëshmoj në favorin tënd Ditën e Kijametit!”



Unë: ”Po njerëzit e tjerë, a veçohen për të adhuruar Zotin, që të veçohem dhe unë”?



Muri: ”Po, vetë i dërguari i Zotit veçohej në shpellën Hira, derisa iu shpall zbulesa hyjnore. Atje ai meditonte dhe adhuronte Zotin”.



Unë: ”Cilat janë dobitë e veçimit dhe qëndrimit vetëm”?



Muri: ”Po të them atë që thotë Sejjid Kutub, Zoti e mëshiroftë: ”Çdo njeri që dëshiron të ketë ndikim në realitetin e jetës njerëzore, për t’a ndryshuar në një drejtim tjetër, duhet të ketë shpirt të edukuar me vetmi dhe veçim për disa çaste dhe ndërprerje nga angazhimet dhe zhurmat e jetës, shqetësimet dhe hallet e njerëzve. Ky njeri duhet t’i nënshtrohet meditimit, përkushtimit dhe marrëdhënieve mes tij dhe universit të gjerë. Kështu, shpirti i tij vazhdon të rritet dhe të marrë forcë nga ai burim, i cili ka në dorë të bëjë ndryshimin e gjendjes”.



Unë: ”Mesa kuptova unë, ju po thoni që ftuesit i shtohen fuqitë dhe energjia, sa më shumë që veçohet me Zotin e tij”!



Muri: ”Po, kjo është ajo që dua të them. Një njeri i tillë furnizohet me dritën e Zotit dhe mëngjesin e ditës tjetër del me një shpirt dhe psikologji të re”.



Unë: ”Po cilat janë dobitë e veçimit”?



Muri: “Ato janë:



E para: Je i mbrojtur nga të metat e gjuhës.



E dyta: Ke zemër të mbrojtur nga hipokrizia dhe syfaqësia.



E treat: Ndjen ëmbëlsinë e adhurimit.



E katërta: E ke të ruajtur shikimin.



E pesta: Përftimi i bindjes dhe asketizmit.



E gjashta: Qetësia e zemrës dhe e trupit.



E shtata: Shtim i meditimit rreth madhështisë së Zotit dhe krijesave të Tij.



Unë: ”O Zot! Të gjithë këto janë vlera të nevojshme për mua dhe për çdo njeri”.



Muri: ”Po, për këtë unë u gëzova shumë, kur të pashë që u ule duke lexuar Kuran, saqë u çava për shkak të gëzimit”.



Unë: ”A është kusht, që veçimi të ndodhë vetëm natën”?



Muri: ”Kjo është më e mira. Por ti mund të vetmohesh edhe paradite, në kohën kur fal namazin e duhasë”.



Unë: ”Përse vetmia natën është më e mirë”?



Muri: ”Për shkak të qetësisë, për shkak se njerëzit flenë. Thotë Bishr El-Hafi: ”Trofeja e besimtarit është shkujdesja e njerëzve ndaj tij dhe mosnjohja e vendit ku është vetmuar.



Prandaj unë të këshilloj, të vetmohesh qoftë dhe një orë të vetme çdo muaj. Ishte Ja’la ibnu Umeje ai, që kishte një orar çdo ditë, ku vetmohej në xhami me nijet itikafin. Po ashtu ishte dhe Ahmed ibnu Hanbel, Zoti e mëshiroftë. Djali i tij Abdullahu tregon: ”Babai im ishte njeriu më i durueshëm në vetmi”



Gjithashtu ai thotë: ”Askush nuk e ka parë babanë tim përveçse në xhami, në një kortezh varrimi ose duke vizituar një të sëmurë”.



I tillë ishte virtyti dhe dashuria e tyre për Zotin dhe fenë. Prandaj kapu fort pas traditës së tyre, pasi t’u ngjasosh këtyre heronjve është nder dhe lavdi.



Unë: ”Por cili është shkaku, që disa ftues – dhe unë jam një prej tyre – e kanë neglizhuar këtë vlerë dhe adhurim mjaft dobiprurës”?



Muri: ”Shkaku është boshatisja e shpirtit dhe zemrave të tyre nga e mira dhe e virtytshmja. Diçka të tillë e ka konfirmuar dhe doktori i zemrave, imami Ebu Hamid Gazzali, i cili thotë: ”Njeriut i del vetja qejfit, atëherë kur i mungon e virtytshmja. Kjo bën që të shtohen kontaktet me njerëzit dhe mërzinë e kalon duke ndejtur me ta”.



Unë: ”Të vërtetën ke thënë o mur! Por më trego programin që duhet të ndjek, kur të vetmohem”!



Muri: ”Programet dhe aktivitetet që mund të zbatosh gjatë vetmisë, janë të shumta. Prej tyre është leximi i Kuranit, tefsirit, leximi i librave të hadithit dhe shpjegimet e tij. Gjithashtu, mund të lexosh dhe libra doktrinar, me tematikë moralin, mund të përkujtosh Zotin e madhëruar, të dëgjosh një kasetë, ose thjesht të meditosh mbi madhështinë e Krijuesit dhe të krijesave të Tij.



Ibnu Tejmije, Zoti e mëshiroftë, thotë: ”Një rob e ka të domosdoshme të vetmohet me veten e tij, të lutet, të përmendë Zotin, të falet, të meditojë, të bëjë autokritikë, të identifikojë të metat etj... të gjithë këto kanë nevojë për vetmi, e cila mund të bëhet në shtëpi, xhami ose në një vend tjetër”.





Unë: ”Zoti t’a shpërbleftë me të mira për këto këshilla dobiprurëse! Ah sikur të çaheshin të gjithë muret e shtëpisë, nëse do më bënte dobi në përmirësimin e gjendjes shpirtërore”.



Muri: ”Kam dhe një këshillë tjetër për ty”.



Unë: ”Cila është ajo”?



Muri: ”Dije o rob i Zotit, se ashtu siç sprovohet fiziku, ashtu sprovohet edhe zemra. Trupi sprovohet me sëmundje dhe vuajtje, kurse zemra sprovohet me sprova. Zoti thotë në Kuran: ”zemrat e të cilëve Allahu i ka kalitur për besim e përkushtim”. (Huxhurat 3)



Prandaj tregohu i mençur dhe me urtësi në marrëdhëniet me veten dhe nefsin tënd. E lus Zotin, që të të udhëzojë drejt më të mirës dhe shfrytëzimit të vetmisë në dobi të besimit dhe përkushtimit të Zotit”.



Më pas, duke më përshëndetur për herë të fundit, muri shtoi:



Si pretendon urtësi dhe mençuri



Kur çdo epshi i ke hapur derën ti”?!



(Marrë nga libri me titull “Dialogje besimi” i autorit “Xhasim El-Mutava”)

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote