E MIRA NUK KUFIZOHET VETËM NË NDIHMËN MATERIALE

Muhammedi a.s. na informon për këtë kur thotë:
“Një grua e përdalë kishte parë një qen që gërryente dheun me këmbë pran një pusi sepse e kishte marrë etja. Asaj i vije keq dhe zbret në pus, merr ujë dhe ia jep qenit të pijë. Për këtë vepër, Zoti ia fali gjynahet asaj.”

Të jesh njeri i mirë dhe t`u bësh mirë të tjerëve nuk kufizohet vetëm në ndihmën materiale, por ka një kuptim më të gjërë. E mirë është edhe të ndihmosh dikë të dalë nga halli që ai ka rënë, e mirë është dhe të pajtosh dy veta që nuk flasin, e mirë është dhe t`i japësh kurajë dikujt që ka i humbur shpresat, e mirë është gjithashtu kur ia largon dikujt brengat. Pra, bamirësia mund të shtrihet në të gjitha poret e jetës, në të gjitha aspektet jetësore me të cilat ballafaqohet njeriu. Para sëgjithash, pikënisja e bamirësisë është vullneti i njeriut për të ndihmuar, gatishmëria e tij për kontribuar, pra, ajo që ne rëndom themi dhe e quajmë ’’t`i duash të mirën tjetrit’’.



All-llahu xh.sh Thotë:

“O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.” (Haxh, 77)



Si rezultat i namazit dhe adhurimit të Zotit të Madhëruar lind mëshira, tregues të së cilës janë veprat e mira ndaj njerëzve dhe çdo gjallese. Kjo meqë ai që falet duhet të jetë i mëshirshëm dhe mëshira shfaqet në ndihmën që ua afron njerëzve në nevojë.



Secili prej nesh ka dëgjuar në biseda me njëri-tjetrin që e mira sot ka humbur dhe nëse i bënë një të mirë dikujt dije se prej tij do të presësh vetëm keq.



Ndërkaq pikërisht në lidhje me këtë, Muhammedi a.s. thotë:

’’Zoti është në ndihmë të njeriut, përderisa ai është ndihmë të vëllait të tij.”



Muhammedi a.s. gjithashtu thotë:

“Kush i heq një njeriu një brengë nga brengat e kësaj bote, Zoti do t’ia heqë atij një brengë nga brengat e Ditës së Kiametit.”



Të duash të mirën për njerëzit është e lidhur ngushtë me dy nga cilësitë e Zotit të Madhëruar dhe sa më shumë t`u bësh mirë njerëzve, aq më shumë këto dy cilësi bëhen pjesë e jetës tënde.



Cilësia e parë është: ajo që në arabisht theksohet me “EDEJJAN”, që do të thotë dikush që të shpërblen për atë që vepron, sado e vogël qoftë, të shpërblen për të në këtë botë para botës tjetër.



Muhammedi a.s. thotë rreth kësaj gjëje:

“Nëse një i ri do të respektojë një të moshuar për shkak të moshës, Zoti do të caktojë dikë që t’a respektojë atë kur të plaket.”



Të jesh i sigurtë që për të mirën që bërë do të shpërblehesh në këtë botë para se të vdesësh.



Cilësia e dytë e Zotit të Madhëruar që flet mbi shpërblimin e të mirës është: “ESH-SHEKUUR”, që do të thotë dikush që për një të mirë të vogël, jep shpërblim shumë të madh.



Muhammedi a.s. na informon për këtë kur thotë:

“Një grua e përdalë kishte parë një qen që gërryente dheun me këmbë pran një pusi sepse e kishte marrë etja. Asaj i vije keq dhe zbret në pus, merr ujë dhe ia jep qenit të pijë. Për këtë vepër, Zoti ia fali gjynahet asaj.”



Zoti i madhëruar e vlerëson të mirën sado e vogël qoftë ajo dhe jep shpërblim të madh për të.



Unë them: “Kur jeton vetëm për vete, do të jesh i vogël, kurse kur jeton për të tjerët, do të jetosh i madh dhe i lumtur.”



Rexhep Ismaili

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote