Bazat e besimit te Imami Ebu Hanife

Edhe pse libri është voluminoz, shtjellimi i temave dhe mënyra e sqarimit të tyre e bën lexuesin që të mos e vërejë këtë. Radhitja e temave dhe argumentimi i mendimeve me ajetet dhe hadithet e resulullahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e bën lexuesin që aspak të mos ketë hapësirë për të menduar ndryshe, ngase besimtarët janë të atillë që në çdo segment të jetës së tyre i qasen Fjalës së Allahut dhe të Dërguarit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

Titulli: Bazat e besimit te Imami Ebu Hanife

Autorë: Muhammed ibn Abdurrahman EI-Humejis

Përktheu: Gjylsime Zenuni - Jashari

Recensoi dhe krahasoi me origjinalin: Ali Shabani-Tanusha

Lektoroi: Gjylsime Zenuni - Jashari

Redaktura teknike: Muhammed Bajrami

Botoues: Sh.Q. Guraba, GOSTIVAR



Falënderimi i takon Allahut, Azze ve Xhel-le, i cili na mundësoi që të shijojmë ëmbëlsinë e udhëzimit, sepse zemrat tona qëndrojnë në mes dy gishtave të Tij.



Salavate të përzemërta qofshin për Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, familjen e tij të pastër, shokët e tij fisnik dhe gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Lus Allahun e Madhëruar që edhe ne të jemi pasues të mirëfilltë të rrugës së Pejgamberit, sallallahu alejhi ve sel-lem.



Allahut i takon falënderimi që më dha mundësinë të përkthej një libër kaq të rëndësishëm për marrëdhëniet vëllazërore në këto troje, ngase me sa kam vënë re me vite të tëra ekzistojnë ndarje të ndryshme lidhur me bazat e fesë, që është shkak për krijimin e divergjencave të ndryshme, e një gjë e tillë me siguri se nuk shkon në leverdi të fesë sonë islame. Islami e ka një rrugë të vetme, për të cilën secili prej neve në çdo rekat e lut Allahun e Madhëruar që ta na drejtojë në atë rrugë. Ajo është siratul-mustekim, rruga e drejtë dhe për këtë nuk ka aspak mosmarrëveshje në mesin e muslimanëve. Mirëpo, për të qenë harmonia mes ummetit të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e plotë dhe e padiskutueshme, mosmarrëveshjet duhet shmangur, pa marrë parasysh se të cilës natyrë janë, andaj pa hamendje kam konklud-uar se autori i këtij libri ka bërë një punë tejet të dobishme për ummetin në tërësi. E lus Allahun e Madhëruar që rezultatet pozitive të shihen në çdo popull, në gjuhën e të cilit do të përkthehet libri në fjalë.



Edhe pse libri është voluminoz, shtjellimi i temave dhe mënyra e sqarimit të tyre e bën lexuesin që të mos e vërejë këtë. Radhitja e temave dhe argumentimi i mendimeve me ajetet dhe hadithet e resulullahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e bën lexuesin që aspak të mos ketë hapësirë për të menduar ndryshe, ngase besimtarët janë të atillë që në çdo segment të jetës së tyre i qasen Fjalës së Allahut dhe të Dërguarit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Secili besimtar i mirinformuar me rregullat e kësaj feje e ka të njohur ajetin Kur'anorë: "Kur Allahu dhe i Dërguari i Tij të vendosin për një çështje asnjë njeriu nuk i takon që të diskutojë për të e as të gjejë ndonjë zgjedhje tjetër fare..." (Ahzab, 36)



Autori i librit sjell materiale dhe argumente të bollshme lidhur me pikat elementare të mospajtimeve në mes medhhebeve. Andaj duke e shikuar si tërësi, libri është argument i mjaftueshëm për të zotët e mendjes, që pas shtjellimit të gjitha temave të mund të kuptojnë se e vërteta është një dhe në bazë të saj secili mund të përfundojë se ndarjet, mospajtimet dhe divergjencat nuk kanë aspak vend në mesin e muslimanëve, posaçërisht në këtë kohë të trazirave të ndryshme sociale, politike dhe posaçërisht të aspektit fetarë.



Allahun e kam dëshmitarë se qëllimi i përkthimit të këtij libri ka qenë sqarimi i mirëfilltë i qëndrimeve të Ebu Hanifes dhe realiteti i pasuesve të tij në ndjekjen e bazave të Besimit, duke i krahasuar me traditën (sunnetin) e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe duke sjellë si vulë vetë fjalët e Allahut të Madhëruar. Me këtë kam synuar që mosmarrëveshjet e cilës do natyre dhe të cilës do temë të sqarohen dhe të shuhen divergjencat. Kjo na bën që ne si ummet të jemi më kompakt, më të bashkuar dhe më unik dhe vetëm me një rregullim të këtillë shoqërorë Islami mund të arrijë sukseset e merituara dhe pozitën e udhëheqësit botërorë të cilin vetë Allahu ia ka premtuar ummetit të Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.



E lus Allahun që ti shpërblejë me shpërblimet e Tij të panumërta të gjithë besimtarët që kanë investuar mundin e tyre që ky libër të shohë dritën e botimit dhe të vijë në një botim të kualitetshëm në duart e lexuesit shqiptar. Emrat nuk ka nevojë të përmenden, ngase secili që ka dhënë mundin e tij, nuk e ka bërë për famë të kësaj bote, por me shpresë në shpërblimin e Allahut në botën e ardhshme, andaj tek Allahu mbështetemi.



Dhe duaja jonë e fundit është falënderimet i takojnë Allahut, subhanehu ve te'ala.



Librin mund ta porositni te Fondacioni i Rinise Islame në Cyrih - www.islamischen.ch

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote