Portreti i të riut musliman

Është plotësisht i pakontestueshëm fakti se rinia paraqet boshtin kurrizor të një shoqërie dhe zemrën e një populli, gjegjësisht forcën më të madhe, më serioze, më efikase dhe adekuate e thirrur për të bërë ndryshime, reforma, kthesa dhe ndryshime serioze dhe kualitative në shoqëri, të cilat në fakt edhe paraqesin nevojë dhe diktim të kohës. Rinia është ajo forcë më vitale e shoqërisë e cila mund t'i artikulojë drejtë dhe t'i vë në jetë me sukses kërkesat e shoqërisë.

Është plotësisht i pakontestueshëm fakti se rinia paraqet boshtin kurrizor të një shoqërie dhe zemrën e një populli, gjegjësisht forcën më të madhe, më serioze, më efikase dhe adekuate e thirrur për të bërë ndryshime, reforma, kthesa dhe ndryshime serioze dhe kualitative në shoqëri, të cilat në fakt edhe paraqesin nevojë dhe diktim të kohës. Rinia është ajo forcë më vitale e shoqërisë e cila mund t'i artikulojë drejtë dhe t'i vë në jetë me sukses kërkesat e shoqërisë.



Këto janë fakte në të cilat nuk ka dyshim dhe janë të qarta në mënyrë të kristaltë, sepse faqet e historisë botërore janë të mbushura plot me shembuj ku demonstrohet angazhimi i rinisë në transformimin e shoqërive dhe në prirjet e tyre kah e drejta dhe prosperiteti. Nuk mund të flitet për një revolucion ose kthesë me peshë në histori, për instalim të vlerave të reja dhe cilësore në shoqëri dhe për ndërrimin e kursit të forcave të errëta e të mos jetë e theksuar forca e re, gjegjësisht angazhimi titanik i të rinjve jo të ngarkuar me paragjykime, stereotipe dhe me elemente të tjera destruktive të cilat e thellojnë edhe më tepër hendekun e shkatërrimit dhe të largimit nga e vërteta dhe nga e dobishmja.



Këtu është me rëndësi të përmenden fjalët e dijetarit të shquar Islam Fet'hi Jeken rreth rinisë. Për rininë ai thotë: "Rinia paraqet pjesën mbështetëse të gjitha drejtimeve që posedojnë strategji reformuese. Andaj, të gjitha revolucionet dhe grusht shtetet që kanë ndodhur dhe që akoma po ndodhin nëpër anë të ndryshme të rruzullit tokësor, i janë mbështetur dhe akoma i mbështeten rinisë në realizimin e qëllimeve të tyre".



Jo vetëm kaq, rinia është e lidhur edhe për një çështje mjaft të rëndësishme - ekzistencën e një populli. Kjo është kështu, sepse një popull nëse dëshiron të jetojë dhe të mos i humbet emri dhe nami, ai patjetër të formojë rini të shëndoshë e cila do ta mbartë historinë, kulturën dhe civilizimin e atij populli nëpër periudha të ndryshme kohore, kështu duke e trashëguar thesarin e vet gjeneratë pas gjenerate, prej të parëve e deri te të mëvonshmit. Në këtë kontekst duhet shikuar edhe zhdukjen e popujve, gjegjësisht fatkeqësia e; shkatërrimit të tyre duhet t'u mvishet atyre që nuk arritën të lënë pas vete breza të shëndoshë e kreativ që do ta përcjellin nëpër shekuj bajrakun e të parëve të tyre me besnikëri dhe me dinjitet.



Në këtë kontekst, është mjaft e dobishme të përmenden fjalët e mendimtarit të shquar Islam nga nënkontinenti indo-pakistanez, Ebu-1-A'la cl-Mevdudi, i cili thotë: "Popujt të cilët kanë pushuar se ekzistuari, nuk do të thotë se patjetër kanë përjetuar shfarosje. Fakti se janë bërë joekzistues, nënkupton se karakteristikat e tyre kombëtare janë zhdukur. Kur flasim për shkatërrimin e babilonasve ose të egjiptianëve të lashtë te kohës së faraonit, ne kemi parasysh se bartësit e civilizimit babilonas si dhe ata të civilizimit të faraonit, kanë humbur civilizimin dhe veçoritë e tyre dalluese. Ende ka njerëz që i banojnë viset babilonase, mirëpo shenjat e identitetit të tyre të lashtë kanë humbur. Pasardhësit e egjiptianëve të lashtë ende i banojnë tokat e Egjiptit, por civilizimi i faraonit është i vdekur, për shkak se ata nuk patën sukses që pasardhësve të tyre t'ua bartin trashëgiminë e tyre kulturore në mënyrë të pagjymtuar... Që nga këtu, jeta e një populli varet nga ajo se në ç’mënyrë do t'i përgatisë ai pasardhësit e tij për t'i ruajtur karakteristikat e tyre".



"Periudha e rinisë është ndërmjet dy periudhave, fëmijërisë dhe burrërisë dhe kjo fuqi është forcë aktive produktive dhe e fuqishme në çdo shoqëri. Populli pa rini është popull i vdekur, popull që nuk ka gjak në damarët e tij, pa ardhmëri për të. Rinia është potencial i së tashmes, shpresa e së ardhmes, ajo është e gatshme t'i bartë përgjegjësitë dhe t'i përballojë problemet, sfidat e vështirësive si dhe t'i tejkalojë të gjitha barrierat dhe pengesat. Për këtë, patjetër duhet t'i kushtohet kujdes formimit të rinisë në aspektin moral, human, ideologjik, kulturor, shkencor, social, ideor dhe civilizues, me qëllim që populli të mund të mbështetet në rininë e vet në ndërtimin e ekzistencës së vet njerëzore, në përgatitjen e ardhmërisë që e lakmon si dhe t'i mbështetë të gjitha shpresat e veta në të: në ndërtimin e popullit, në ngritjen e ardhmërisë, në formimin e jetës në baza të shëndosha ashtu që t'i mposht të gjithë faktorët e dekadencës dhe mbeturinat e saj. Kjo në terminologjinë shkencore njihet si ndërtim i njeriut, ndërkaq ndërtimi i njeriut duhet të fillojë prej rinise..." .



Përmbajtja e Librit:



I riu në Kur’an, Sunneti për Rininë, Besimi i fortë, Morali Fisnik, Dituria, Praktikimi i Ibadeteve, Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, Besnikëria – e kundërta e tradhëtisë, Udhëheqësia ( Komandimi ), Mos imitimi i të tjerëve, Moslakmia pas pushtetit dhe luksit, Komunikimi, Planifikim, Kooperativ, Familja, Shkolla, Shoqëria – Rrethi



Autor: Mr. Bashkim Aliu

Botues: Fondacioni i Rinisë Islame

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote