Historia e patėllxhanit

Në Damask, gjendet një xhami relativisht e madhe, e cila mban emrin “Xhamia e pendimit”. Aty, besimtari ndjen intimitet me Zotin dhe përhumbet në adhurimin e Tij. Xhamia ka marrë këtë emër, pasi më parë, ai vend shërbente si han ku veproheshin vepra të pahijshme. Një nga mbretërit e shekullit të shtatë hixhri, e bleu hanin, e shembi dhe në vend të tij ndërtoi xhaminë.

Historia e patëllxhanit
________________________________________

Në Damask, gjendet një xhami relativisht e madhe, e cila mban emrin “Xhamia e pendimit”. Aty, besimtari ndjen intimitet me Zotin dhe përhumbet në adhurimin e Tij. Xhamia ka marrë këtë emër, pasi më parë, ai vend shërbente si han ku veproheshin vepra të pahijshme. Një nga mbretërit e shekullit të shtatë hixhri, e bleu hanin, e shembi dhe në vend të tij ndërtoi xhaminë.
Njëqind vite më parë, imam i xhamisë ishte shejh Selim Sujuti. Ai ishte një burrë i ditur, i mirë dhe i dashur. Të gjithë kishin besim tek ai dhe konsultoheshin me të për çdo çështje të jetës. Ai mbante pranë vetes një student i cili merrej për shembull si për fukarallëkun, por edhe për dinjitetin dhe karakterin e tij. Ai banonte në një dhomë të xhamisë.
Një herë, rastis që për dy ditë rresht të mos kishte vënë gjë në gojë. Ditën e tretë, ndjeu se po i afrohej vdekjes për shkak të urisë. Me vete mendoi se çfarë mund të bëjë për të dalë nga situata dhe arriti në përfundimin se në një gjendje të tillë, i lejohej të hajë dhe cofëtinën, apo të zgjasë dorën të vjedhë diçka. Prandaj, vendosi të vjedhë diçka për të ngrënë, sa për të mos vdekur nga uria.
Tregon shejh Tantavi: Kjo është një ndodhi të cilën e kam dëgjuar nga vetë personazhet e saj dhe po ua rrëfej juve, jo për të treguar çfarë bën e çfarë nuk bën nga kjo histori.
Xhamia, ndodhej në një nga lagjet e vjetra të Damaskut, ku shtëpitë dhe pullazet ishin të ngjitura me njëra-tjetrën. Ndonjë çapkën i shkathët, mund ta kalonte nga fillimi në fund të lagjes duke bredhur nga çatia në çati.
Nxënësi i hoxhës, u ngjit në tavanin e xhamisë dhe që andej, kaloi në tavanin e shtëpisë ngjitur me xhaminë. Nga tavani, ai dalloi disa gra në një dhomë, por menjëherë hoqi shikimin dhe u largua që andej. Në shtëpinë e radhës, nga tavani dukej sikur nuk kishte njerëz. Që atje, ai ndjeu aromën e diçkaje që po gatuhej mbi sobë. Aroma e gatimit iu duk si një magnet i fuqishëm, të cilin nuk e përballonte dot. Ai arriti të zbresë në dhomën e gatimit dhe menjëherë iu drejtua sobës. Hoqi kapakun e tenxheres dhe panorama ishte një tenxhere plot me patëllxhanë të mbushur. Ai mori një patëllxhan në dorë, pa pyetur nëse ishte i nxehtë apo jo. Mandej, e kafshoi një herë dhe u mat ta kollofisë të gjithin, por në çast i kthehet si mendja ashtu dhe ndërgjegjja fetare. Me vete tha:”Zoti më ruajt! Unë jam nxënës dije dhe jetoj në xhami! E megjithatë, po bastis shtëpitë dhe po u vjedh ushqimin!”
Ajo që kishte bërë iu duk tepër e madhe dhe e pafalshme. Prandaj u pendua, i kërkoi Zotit falje dhe e ktheu patëllxhanin e kafshuar. Pastaj, u kthye andaj nga kishte ardhur. Kur erdhi ora, ai vajti dhe u ul në mësimin e hoxhës, por për shkak të urisë nuk kuptonte asgjë nga ato që thoshte hoxha i tij. Me të përfunduar mësimi dhe pasi u larguan njerëzit, vjen një grua e mbuluar dhe bisedon me hoxhën diçka që djali nuk e dëgjonte dot. Hoxha hodhi një vështrim rreth e rrotull xhamisë dhe sytë nuk i zunë dikë tjetër përveç djaloshit në fjalë. Ai e thirri dhe e pyeti:”A dëshiron të martohesh?”
Djaloshi heshti dhe nuk foli. Hoxha e pyeti sërish:”Më thuaj, a dëshiron të martohesh?”
Djali iu përgjigj:”O hoxhë! Pasha Zotin, unë s’kam të holla të blej një kothere bukë, e si të martohem?!”
Hoxha i thotë:”Kjo zonjë, më thotë se i ka vdekur i shoqi dhe nuk ka njerëz të tjerë në qytet, përveç një xhaxhai të moshuar dhe fukara. Është ai që e ka sjellë këtu.” Mandej, hoxha i tregoi xhaxhain e saj, një burrë të lodhur, i cili ishte ulur në një qoshe të xhamisë dhe priste çfarë do të ndodhë.
Pastaj, hoxha shtoi:”Kjo zonjë, ka trashëguar nga i shoqi shtëpinë dhe disa të ardhura të tjera. Tani, ajo dëshiron të martohet me dikë sipas ligjeve të Zotit, me qëllim që të mos mbetet e vetme, si dhe për të mos zgjuar lakminë e zemrave të liga. Prandaj, a pranon të martohesh me të?”
Djali, kësaj here u përgjigj:”Po, mirë.”
Menjëherë, hoxha thirri xhaxhain e saj dhe dy dëshmitarë dhe u vuri kurorë, pasi i kishte paguar zonjës dhuratën martesore. Pastaj, i thotë djalit:”Merre tët shoqe dhe shkoni bashkë në shtëpi!”
Pasi mbërritën në shtëpi dhe u ulën, shtëpia iu duk e njohur. E shoqja e pyeti:”A dëshiron diçka për të ngrënë?” Djali u përgjigj:”Po.” Ajo vajti tek soba dhe i hoqi kapakun tenxheres, ku vuri re një patëllxhan të kafshuar. E çuditur tha:”Kush paska hyrë në shtëpi dhe paska kafshuar patëllxhanin?!”
Në çast, të riut i shpërthyen lotët dhe i rrëfeu gjithçka i kishte ngjarë. Pasi e dëgjoi, e shoqja i tha:”Ky është shpërblimi i amanetit. Ti e përmbajte veten nga patëllxhani haram dhe Zoti ta kompensoi me patëllxhan, grua dhe një shtëpi hallall.”


1 komente

  • Selamun alejkum w.r.w.b po a thua me i kafshuar 72 patelxhana a dote kemi dobi me 72 gra hallall. ishte pak shaka pa ofenduar as kend kerkoj falje dhe bemani hallall. ALLAHU na beft pej shehideve qe te i kemi mete vertet nga 72 hyri ne xhenet. Selamun alejkum w.r.w.b

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top

    Bashkim Bajraktari - Zbatimi i synetit obligim dhe vlerė

    Bashkim Bajraktari - Zbatimi i synetit obligim dhe vlerë