Hulumtimi i Ramazanit

Sikurse çdo vit, ashtu edhe sivjet muaji i bekuar i Ramazanit solli gëzim dhe sihariq për mbarë myslimanët anekënd botës Islame, njashtu edhe për neve shqiptarëve mysliman anekënd trojeve shqiptare.
Muaji i bekuar i Ramazanit përveç tjerash, karakterizohet edhe me tri adhurime, të cilët janë: agjërimi, namazi(falja) i teravive si dhe mukabele (leximi i Kur’anit).
Gjatë këtij viti kam kryer një hulumtim rreth Ramazanit në Prizren në të cilin gravitoj, lidhur me këto tri premisat gjatë muajit të Ramazanit të shkuar.
Edhe pse viteve të fundit kemi një rënie të konsiderueshme të besimtarëve mysliman që këto tre premisa i zbatojnë dhe praktikojnë, këtë vit Ramazani solli një trend alarmues në Prizren të atyre myslimanëve që nuk e përfillin dhe e neglizhojnë muajin e bekuar të Ramazanit.

Autor: Faik Miftari



Pjesa e gjashtë



Sikurse çdo vit, ashtu edhe sivjet muaji i bekuar i Ramazanit solli gëzim dhe sihariq për mbarë myslimanët anekënd botës Islame, njashtu edhe për neve shqiptarëve mysliman anekënd trojeve shqiptare.



Muaji i bekuar i Ramazanit përveç tjerash, karakterizohet edhe me tri adhurime, të cilët janë: agjërimi, namazi(falja) i teravive si dhe mukabele (leximi i Kur’anit).



Gjatë këtij viti kam kryer një hulumtim rreth Ramazanit në Prizren në të cilin gravitoj, lidhur me këto tri premisat gjatë muajit të Ramazanit të shkuar.



Edhe pse viteve të fundit kemi një rënie të konsiderueshme të besimtarëve mysliman që këto tre premisa i zbatojnë dhe praktikojnë, këtë vit Ramazani solli një trend alarmues në Prizren të atyre myslimanëve që nuk e përfillin dhe e neglizhojnë muajin e bekuar të Ramazanit.



Prizreni si qytet i vjetër dhe karakteristik, i njohur për shumë lloje veçorish, është i njohur përveç tjerash edhe për aspektin fetar të ushtrimit dhe aplikimit të riteve fetare islame dhe lirisht mund të them se shekuj me rradhë ka qenë shtyllë e fesë Islame në Kosovë, dhe si i tillë e ka mbajtur bajrakun në Kosovë.



Duke marrë parasysh se vetëm në Prizren jetojnë diku rreth 180.000 banorë dhe se nga ky numër 98% janë mysliman (ndërsa në nivel Kosove kjo shifër shkon në 96% me përkatësi fetare islame), nga ky numër i tërësishëm mund të konkludoj se agjërimin e muajit të Ramazanit që është i obliguar dhe i përcaktuar nga Krijuesi fuqiplotë për mysliman besimtar, nuk e ka kaluae 25% të mbarë popullatës së Prizrenit (diku rreth 45.000), të cilët kanë agjëruar. Kjo përqindje është edhe më e ultë në zonat rurale të komunës së Prizrenit, në krahasim me qytetin e Prizrenit.



Edhe pse në Prizren aktualisht janë 33 xhami ekzistuese, dhe se për një kohë të shkurtër ky numër do të arrijë në 36 xhami të qytetit, duke marrë parasysh se njëra xhami është në ndërtim të sipër, tjetrës i është vu themeli kohë më parë, dhe se e treta do të nisë së shpejti me ndërtim, pasi që Kuvendi Komunal i Prizrenit e ka ndarë trollin për ndërtimin e xhamisë në lagjen periferike të Petrovës, ku gjer tani nuk ka pas xhami.



Po ashtu janë kërkesat edhe të qytetarëve por edhe të besimtarëve mysliman për rindërtimin e dy xhamive me vlera të veçanta kulturore-historike, të rrënuara gjatë periudhave të kaluara kohore të cilët kanë pas vlera historike dhe si të tilla tani do të begatonin edhe më tepër qytetin e Prizrenit si një vend i njohur dhe që deri diku ka arrit të ruaj trashëgimin e pasur kulturore, fetare historike. Iniciativat dhe kërkesat për rindërtim po shtohen dita më ditë dhe se pritet që organet komunale kompetente të dalin në krah si dhe në bashkëpunim me Institutin për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, Drejtorinë e Urbanizmit, Drejtorinë për zhvillimin ekonomik dhe turizëm dhe Këshillit të Bashkësisë Islame të hartojnë projektin dhe të nisë rindërtimi i këtyre xhamive historike të rrënuara gjatë kohës së kaluar.



Bëhet fjalë për dy xhami të vjetra dhe me vlerë të mëdha, atë të xhamisë së Kalasë (Mahmut Pashës), e ndërtuar në vitin 1455 dhe e rrënuar në vitin 1912 gjatë pushtimit serb të Prizrenit, si dhe të xhamisë së Arastës (Jakub bej Evrenoszades) e ndërtuar në vitin 1526 dhe e rrënuar në vitin 1963 nga pushteti i atëhershëm komunal komunist, nga gjurmët e saja ka mbet minarja shtatlartë falë “mëshirës” së një pushtetari vendor komunist e cili e kurseu atë nga rrënimi total në shenjë kujtimi, pasi që nga minarja e saj është bërë fotoja e dëshmorëve të varur gjatë luftës nacional çlirimtare para postës së qytetit, tani ku gjendet lapidari i dëshmorit të kombit Remzi Ademaj.



Këtë vit për namazet e teravive (të preferuara nga profeti ynë i dashur Muhamedi (a.s.) xhamitë pothuajse kanë qenë gjysmë të zbrazura, dhe se numri i besimtarëve mysliman që kanë falur namazin e teravive në xhami nuk ka kaluar 3% (diku rreth 5000) të mbarë popullatës së qytetit të Prizrenit. Njashtu edhe të dy xhamitë kryesore të Prizrenit ishin gjysmë të zbrazura, sikur xhamia e Mehmed Pashës-Bajraklisë (në të cilin u mbajt Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit -1878) ashtu edhe xhamia e Sinan Pashës (perla e qytetit të Prizrenit). Edhe ditën e premte, në namazin e xhumasë, namazi kryesor dhe më i rëndësishëm për besimtarët mysliman, kur të gjitha xhamitë e Prizrenit janë përplot të mbushur me besimtarët mysliman dhe se nuk ka vend të lirë brenda xhamive, numri i atyre që falin xhumanë nuk e kaluar 5% (diku rreth 9000 vet) nga numri i përgjithshëm i banorëve të Prizrenit.



Edhe pjesëmarrja e besimtarëve mysliman gjatë leximit të mukabeleve (leximi i Kur’anit) e preferuar dhe me një traditë të kahmotshme në qytetin e Prizrenit, pothuajse ka qenë minimale, edhe pse sivjet në Prizren mukabelet janë lexuar në 7 xhami, në tri xhami për meshkuj dhe në katër xhami për femra.



Në xhaminë e Mehmed Pashës (Bajraklisë) mukabelja (leximi i Kur’anit) është mbajtur para namazit të drekës, në xhaminë kryesore të qytetit është përcjell vetëm nga 5 besimtar, në xhaminë e Sinan Pashës mukabelja është lexuar poashtu para namazit të drekës, dhe është përcjell vetëm nga 10 besimtarë, ndërsa në xhaminë e Sinan Qatibit (Levishës) mukabelja është lexuar para namazit të iqindisë dhe se është përcjell vetëm nga 5-10 besimtar.



Në xhamitë ku është lexuar mukabelja (leximi i Kur’anit) për femra, pjesëmarrja ka qenë më e lartë, ashtu që në xhaminë e Emin Pashës dhe Kurrillës, pjesëmarrja e femrave qe e kanë përcjell ka qenë 100-150 femra, ndërsa në xhaminë e Margëllëqit dhe Toskës pjesëmarrja e femrave ka qenë 20-30 femra.

Kur një situatë e tillë ka qenë e pranishme gjatë muajit të Ramazanit në Prizren, çfarë mund të themi për Prishtinën, Pejën e Gjakovën, e të mos flasim më për Malishevën, Suharekën, Deçanin, Istogun e kështu me radhë. Sado që është i hidhur, ky është realiteti i sotshëm me të cilën ballafaqohet Kosova në përgjithësi e sidomos Prizreni në veçanti, me trendet fetare aktuale islame.



Pas këtyre rezultateve të kryera gjatë hulumtimit, gjatë këtij Ramazani, vet lexuesit që do e lexojnë këtë hulumtim, le të vlerësojnë dhe konkludojnë, se sa qenka me të vërtetë Kosova e rrezikuar nga “izmat” e llojllojshëm,sikurse, fundamentalizmi, ekstremizmi, vehabizmi, talibanizmi, etj., dhe se nga të gjithë ata që merren me studimin, përcjelljen dhe analizën përveç tjera edhe fenomeneve aktuale politike, shoqërore, që ka të bëjë me fenomenin e Islamit në përgjithësi, dhe si e tillë Islamin e shpallim “fajtor kujdestar” për të gjitha problemet, të metat, devijimet, aktuale politike, shoqërore, kulturore që janë prezentë në Kosovë.



Por të jetosh në një Kosovë “demokratike” dhe në një shoqëri të tillë”demokratike” çfarë aktualisht e kemi, me të vërtet është një “lotari”, pasi çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën dhe rreth Kosovës, është ”sui generis”i llojit të vet apo rast specifik që nuk ka kund në botë, kinse Kosova nuk gjendet në këtë planetë tokësore, por gjendet në planetin e Marsit.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote