Si mund tė bėhem nxėnės i suksesshėm me pak studim?

Disa nxënës nuk arrijnë të kuptojnë arsyen e mosarritjes së suksesit megjithëse punojnë shumë ndërkohë që shokët e tyre bëhen të suksesshëm duke studiuar shumë pak. Në të vërtetë ky ndryshim krijohet nga mësimi i ndërgjegjshëm dhe të mësuarit me detyrim. Për këtë arsye duhet të konceptojmë mire motivimin, çfarë dhe pse duhet të mësojmë.

Shkollat tashmë kanë filluar, edhe mësimet po ashtu. Çdo nxënës dhe prind e fillon vitin e ri shkollor me dëshirën për të arritur sukses. Shumica e nxënësve e përfundojnë vitin shkollor të zhgënjyer megjithëse mund ta kenë filluar me dëshirë e vullnet. Shkaqet e kësaj dalin në pah ngadalë. Në fillim shkrimi i nxënësit fillon të prishet e më pas edhe fletoret. Më pas të shkuarit vonë në shkollë, mosdëgjimi me vëmendje i mësimit, mos-mësimi i mësimit, të harruarit e detyrave, datave të provimeve, problemet e komunikimit me mësuesin dhe në fund dobësia në mësime.

Jo vetëm prindërit por edhe shumica e nxënësve nuk e shohin veten të suksesshëm në shkollë dhe mendojnë se po të mësonin më shumë do të bëheshin edhe më të suksesshëm.

Çdo nxënës mund të arrijë suksesin në lëndë të ndryshme. Ka nxënës që janë të suksesshëm në disa lëndë e në disa të tjera jo. Ndërkohë që disa nxënës i përkushtohen më shumë lëndëve të mësuesve të preferuar disa të tjerë preferojnë të mësojnë lëndët për të cilat kanë më tepër prirje.

Disa nxënës arrijnë vlerësimin maksimal me shumë pak punë. Nxënësit e tjerë nuk arrijnë të kuptojnë arsyen dhe sesi arrijnë të bëhen të suksesshëm shokët e tyre me kaq pak punë. Megjithëse, me anë të studimit të ndërgjegjshëm në fillim mund të arrihet suksesi edhe me pak studim.

Për këtë arsye nxënësi duhet të “mësojë të mësuarin” që në moshë të vogël. Dhe kjo bën të mundur kuptimin e mangësive tek prirjet për fusha të ndryshme, mbartjen e ndjenjës së kureshtjes, të menduarit mbi gjërat e mësuara. Duke kuptuar mangësitë, nxënësi plotëson njohuritë e pamarra dhe motivohet maksimalisht për mësim.

Kupto prirjet tuaja për një motivim të mire!

Gjumi i nxënësit, fitimi i aftësive themelore si ajo e ushqyerjes, mundësimi i kushteve fizike, mosprezenca e problemeve serioze familjare dhe shëndeti i nxënësit janë kushtet themelore për një motivim të mirë. Kureshtja dhe dëshira për të mësuar e nxënësit lehtëson mbajtjen mend të gjërave të mësuara. Plotësimi i njohurive të mangëta para mësimit të ri, përsëritja e njohurive të mëparshme mundëson përgatitjen e tij për mësim. Nxënësi i cili është kureshtar dhe tregon interes për temën e mësimit ndikohet më pak nga faktorët që ndikojnë negativisht në arritjen e suksesit.

Ndërkohë që mësimi i të mësuarit e afron nxënësin tek suksesi, edhe përcaktimi i një qëllimi nga nxënësi lehtëson mësimin. Nëse fëmija i cili tregon interes ndaj mësimit nuk ka një objektiv të caktuar atëherë mund të përjetojë rënie në suksesin akademik. Nxënësi duhet të kuptojë kapacitetin dhe aftësitë e tij për të përcaktuar një objektiv themelor. Nxënësi mund të përcaktojë më mirë objektivin nëse aftësitë e tij individuale zbulohen nga mësuesit dhe pasqyrohen në shembuj konkret në vend të këshillave të prindërve apo mësuesve. Kur nxënësit i jepet mundësia të shprehë ndjenjat, mendimet dhe shqetësimet e tij mund të njohë dhe prezantojë më mirë veten e tij. Nëse nxënësi ka një objektiv të caktuar atëherë ai tregon një interes dhe dëshirë më të madhe për mësimet.

Faktorët të cilët ndikojnë në përcaktimin e objektivit përsëri i përkasin individit. Ndonjëherë një ngjarje, sëmurja e një të afërmi apo humbja e tij mund të ndikojë negativisht. Ndonjëherë një shembull i bukur, zbulimi i një aftësie, vlerësimi dhe mbështetja nga ana e një personi më të madh lehtëson mësimin e të mësuarit duke krijuar objektivin e dëshiruar. Nxënësi i cili e kupton se me pak mund e përpjekje arrihet suksesi dhe kalohen shumë vështirësi mund t’i përballojë më lehtë pengesat, të shohë shpeshherë shembuj të mirë dhe të tregojë më shumë interes për mësimet. Nuk duhet harruar asnjëherë se kryerja e detyrave në kohën e duhur, përsëritja e temave të mëparshme, zgjidhja e problemave të ndryshme, studimi para ditëve të provimit, mësimi me dëshirë e të tjera ju sjellin suksesin.

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top



Bashkim Bajraktari - Toleranca me jomuslimanet, vlera e jone

Bashkim Bajraktari - Toleranca me jomuslimanet, vlera e jone

Bashkim Bajraktari - Toleranca me jomuslimanet, vlera e jone