Havva Aden Muhammed në vendin e saj njihet si "nëna Havva" sepse ndihmon viktimat e dhunës Këtë vit, Komisariati i Lartë i OKB-së për refugjatë, çmimin "Nansen" për kontributin në identifikimin e problemeve dhe zgjidhjen e statusit të refugjatëve ia kanë dhuruar somalezes Havva Aden Muhammed për kontributin në punën me gratë dhe fëmijët somalezë.
Havva Aden Muhammed në vendin e saj njihet si "nëna Havva" sepse ndihmon viktimat e dhunës
Këtë vit, Komisariati i Lartë i OKB-së për refugjatë, çmimin "Nansen" për kontributin në identifikimin e problemeve dhe zgjidhjen e statusit të refugjatëve ia kanë dhuruar somalezes Havva Aden Muhammed për kontributin në punën me gratë dhe fëmijët somalezë.
Fituesja e këtij çmimi prestigjioz ka themeluar Qendrën për arsim, zhvillim dhe paqe në rajonin Puntland, në verilindje të Somalisë, ku banon një numër i madh i fëmijëve dhe grave viktima të dhunës.
Në deklaratën e OKB-së thuhet se Havva Aden Muhamed ka bërë përpjekje të mëdha për ti ndihmuar kategoritë më të rrezikuara në Somali.
"Fiuesaj e çmimit, Havva Aden Muhamedin, e njohur si" 'nëna Havva me aktivitetet dhe kontributin e saj ishte burim i forcës për refugjatët somalezë", thuhet në deklaratë.
E dërguara speciale e Komisariatit të Lartë OKB-së për refugjatë, Angelina Jolie, për "nënën Havva" thotë se është "shembull guximi."
"Ajo jetën e saj u ka kushtuar grave dhe fëmijëve që gjenden në situatë të vështira. Atyre u ndihmon në zhvillimin e aftësive të reja, përvojës dhe vizionit", tha Jolie.

0 komente
No Comments!