Kur

(Kushtuar kryeministrit Gruevskit që mund të jetë gjithçka, por jo edhe përfaqësues i tërë vendit)

Kur lopa hingëllon
Kur kali pëllet
Kur pula këndon
Kryeministri me grusht shkelmon

Kur peshku e donë malin
Kur zogu e donë detin
Kur gjeli kukurisë
Kryeministri del prej pjekurisë

Kur treni këndon
Kur qyqja fishkëllen
Kur miza hiqet si bletë
Kryeministri na nxjerr biletë

Kur bujku lëron asfaltin
Kur inxhinieri asfalton arën
Kur prostituta ligjëron për moralin
Kryeministri mallkon moçalin

Kur shkrimtari flet
Kur gojëtari shkruan
Kur hoxha mallkon
Kryeministri me morra na mashtron

Iljasa SALIHU
16. 09. 2012

1 komente

  • selamu alejkum zoteri iljasa hallall te koft per ket poezi bash e paske pershtat per ta ALLAHU ju ruajte nga sherri i ketij njeri veq mos e lexoft ai gruevski se kuku per juve ahahahahaha ju pershendes dhe ju deshiroj cdo te mira ne jet

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top

    Dinari (€) mė i ēmueshėm i shpenzuar - Nėn hijen e hadithit

    Prof. Husamedin Abazi.
    Dinari (€) më i çmueshëm i shpenzuar - Nën hijen e hadithit