Shenja në rrugën e udhëtimit të natës - Israja dhe Miraxhi

Libri në fjalë e trajton gjërësisht një nga muxhizet e njohura e cila iu dha të Dërguarit të fundit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s., Isranë dhe Miraxhin, gjegjësisht dërgimin e Muhamedit s.a.v.s. prej Meke në Kudusi Sherif, dhe prej atje, respektivisht prej Mesxhidi Aksasë, në sferat e larta qiellore.

Titulli: Shenja në rrugën e udhëtimit të natës - Israja dhe Miraxhi

Autor: Bashkim Aliu

Lektor: Lavdim Jahiu

Korrektor: Agim Abazi

Botues: Furkan ISM

Shkup, 2012.



Libri “Shenja në rrugën e udhëtimit të natës-Israja dhe Miraxhi-“, është libri më i ri i autorit Bashkim Aliu.



Libri në fjalë e trajton gjërësisht një nga muxhizet e njohura e cila iu dha të Dërguarit të fundit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s., Isranë dhe Miraxhin, gjegjësisht dërgimin e Muhamedit s.a.v.s. prej Meke në Kudusi Sherif, dhe prej atje, respektivisht prej Mesxhidi Aksasë, në sferat e larta qiellore.



Libri jep detaje të shumta rreth kësaj ndodhie muxhize, e cila iu dha Muhamedit s.a.v.s. që ta forcojë atë dhe besimtarët në rrugën e thirrjes islame, si dhe të jetë një sfidë dhe provokim e sprovë e vërtetë për jobesimtarët dhe të luhatshmit në besim.

Në veçanti, në këtë libër mund të theksohen dy elemente:a)mesazhet nga kjo ndodhi, gjegjësisht nga disa detaje të saj; b)marginat e pasura me të dhëna për shumë çështje që lidhen për këtë ndodhi, e që nuk janë trajtuar shumë në librat të cilat i qasen kësaj ndodhie madhështore.



Në këtë libër, gjinden titujt vijues:



Hyrje

Rrethanat historike

A ka ndodhur Israja dhe Miraxhi me trup, apo shpirtërisht?

Mesazhe të udhëtimit Meke-Kudusi Sherif

Ngritja e Muhamedit s.a.v.s. në sferat e larta qiellore

Çka ka parë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në qiell

Reagimi i njerëzve pas kthimit të Muhamedit s.a.v.s. nga udhëtimi i natës

Përshkrimi i Bejtu-l-Makdisit

Shënim interesant



Në fund jepet pasqyrë e literaturës së shfrytëzuar, nga e cila shihet se autori ka konsultuar literaturë burimore nga fusha e Tefsirit, Hadithit, Akaidit dhe Historisë Islame. Poashtu, nuk mungojnë as librat e autorëve të kohës më të re.



Libri ka 80 faqe.



Librin mund te gjeni në librarinë Sira në Prishtinë si dhe në libraritë islame në trojet shqiptare. Në diasporë mund te porositni në këtë adresë: www.islamischen.ch

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote