Ishte person që i jetoi mësimet e tij.
Ishte person që i jetoi mësimet e tij.
Mësoi njerëzimin për mënyrën e mirëekzistimit duket i dhënë hapësirë mendjes dhe dashurisë , duke i lënë hapësirë nënshtrimit dhe njëkohësisht drejtësisë si dy elemente të lidhura me të parat. Përjetoi predikimet. Ai nuk deshi fuqi, në të kundërtën i iki asaj. Madje nuk e deshi as fuqinë e postin që ia imponoi roli që kryente.
Ai nuk u frikua nga fuqia, dhe të vërtetën e foli edhe atëherë kur u rrah, madje u rrezikua dhe me vdekje. Nuk ishte person që qëndronte anash, dhe të shohë çpo ndodhë me të tjerët. Iu përgjigj të afërmeve sepse ndjeheshe i përgjegjshëm.
Gjithçka që i ngjasonte shokëve i ngjasonte edhe atij. I pandarë në suksese , i pandarë dhe në tortura e vështirësi. Pikërisht , pasi që ndjente të vërtetën mori guximin dhe gatishmërinë që të njëjtën dhe ta proklamojë.
Ai nuk kanoseshe mirëpo përkrahte alternativën që ia ofroi njerëzimit me çdo atom energjie që posedonte. Ai nuk ishte i tillë nga dëshira, misioni që barte me vete e bëri të tillë. Asnjëherë të vetme nuk vrapoi pas famës. Ishte i përgjegjshëm prandaj misionit i bëri ballë. Ishte detyrë e tij që të tregojë realitetin dhe njëkohësisht të protestonte ndaj të pavërtetës. Ai bërtiste me shumë krenari me qëllim që ta ngritë njeriun nga gjumi që kishte kapluar.
La gjurmë të pashlyeshme në historinë njerëzore pikërisht me faktin që ishte materializim i fjalës së thënë. Atë që e bënë fjala nuk e bënë shpata , andaj lexo ishte predikimi që na la si amanet parësor. Që nga djepi e deri ne varrë, të jesh ithtar i shkronjës e i fjalës ishin mësimet e tij.
Që nga paqja e deri në luftë shtriheshin normat që proklamonte. Kosmologjik në ide, shembull i papërsëritur në historinë e njerëzimit. Për të u hap qielli e u nda hëna. Për të, u tha e çka nuk u tha, mirëpo prapë mbeti shumëçka pa u thënë.
Vdekja e tij tregoi që është njeri, ndërsa thesari i mësimeve që la për njerëzimin e bëri atë të pavdekshëm. Porositi që mësimet e tij ti shërbejnë drejtësisë dhe assesi të njëjtat të mos përdoren për realizimin e qëllimeve personale.
Pas vete la shumë shokë të cilët kryekëput trashëguan amanetin e tij me shumë besnikëri. Ata luajtën rol të dyfishtë, vet ishin dëshmues të materializimit të mësimeve të tij, ndërsa shërbyen si urë lidhëse në mes tij dhe njerëzimit.
Ai na mësoi të jemi të dëgjueshëm.
Në mësoi të jemi të arsyeshëm dhe të pajisur me moralin më të lartë.
Na quajti vëllezër, andaj dhe si të tillë le të sillemi dhe ballëhapur me te le të takohemi.
Autor : Faton Azizi

0 komente
No Comments!