Edhe pas Ramazanit vazhdo me devotshmërinë‏

Prandaj i nderuari vëlla: bëhu i devotshëm ndaj All-llahut [xh.sh.] dhe pendohu tek ai pendim të sinqertë, dhe kërko falje nga Ai sepse Ai është shumë falës, i donë të devotshmit, ata që pendohen dhe ata që kërkojnë falje nga madhëria e Tij.

Ismail Alili

Falënderimi dhe lavdërimi i takojnë All-llahut [xh.sh.] i cili na udhëzoi dhe na drejtoi në këtë rrugë të drejtë dhe të vërtetë, sepse sikur të mos ishte udhëzimi i Tij nuk do të kishte kush që të na udhëzonte në këtë rrugë, andaj besojmë dhe deklarojmë se All-llahu [xh.sh.] është Një i pa shoq dhe pa rival dhe qenies së Tij nuk i përngjan asgjë, dhe gjithashtu besojmë dhe deklarojmë se Muhammedi (a.s.) është rob dhe i Dërguari i Tij të cilin e dërgoi All-llahu [xh.sh.] në sipërfaqe të kësaj Toke si kandil ndriçues që të shndrit të gjithë këtë sipërfaqe edhe pse këtë e urrejnë politeistët edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët.

O robër të All-llahut, ju porosisë duke filluar me porosi nga vetvetja dhe gjithashtu edhe juve, dhe çdo individ i cili gabon që të jetë i devotshëm ndaj All-llahut [xh.sh.] dhe ju këshilloj e udhëzoj që të jeni nën respektin dhe itaatin e All-llahut të Madhëruar.

Të nderuar vëllezër besimtar: – All-llahu [xh.sh.] në Kur’an thotë:

‘’O ju që besoni respektonie All-llahun [xh.sh.] dhe respektonie të dërguarin e Tij dhe mos i prishni veprat e mira tuajat’’ (Kur’an 47:33)

I nderuari musliman, në këtë vërset Kur’anor All-llahu [xh.sh.] tërheq vërejtjen dhe në të njëjtën kohë urdhëron çdo musliman që ta mbroj vetveten dhe veprën e tij dhe ta shton atë, ta pasuron me vepra edhe me të mira, prandaj pas mbarimit të muajit të bekuar të Ramazanit dëshiroj që ti them disa fjalë, me të cilat shpresoj që kjo traditë të vazhdoj edhe më tutje.

Muaji i Ramazanit ishte një muaj i bekuar, i cili na mbuloi me dritë të shndritshme, ishte muaji i cili na e shtoi devotshmërinë, ishte muaji i cili i lartësoi shpirtrat tonë, gjithashtu ishte muaji i cili na e lartësoi moralin tonë, na mësoi durimin, na ushtroi që namazet e tona ti falim në kohë të vetë, e të shtojmë lutjet dhe ibadetet e tjera ashtu që të dalim nga Ramazani si rob të devotshëm të All-llahut [xh.sh.] dhe të jemi nën mbrojtjen e Madhërisë së Tij, të jemi të lumtur, krenar, bujar ndaj dashurisë së Lartëmadhërishmit, prandaj duhet këtë të vazhdojmë dhe jashtë këtij mysafiri të bekuar e të nderuar nga shkaku se i Plotfuqishmi në një hadith Kudsij thotë:

‘’Dhe nuk ndalet robi i im duke mu afruar Mua me nafilet e tija, deri sa unë atë ta dua, e në qoftë se Unë e dua, atëherë Unë jam të dëgjuarit e tij me çka ai dëgjon, të shikuarit e tij me çka ai shikon, dora e tij me çka ai prek, dhe këmba e tij me çka ai ecë, e në qoftë se ai Mua më lutet Unë do ti përgjigjem lutjes së tij dhe do t’ia jap atë çka ai dëshiron, e në qoftë se ai kërkon që Unë ta mbroj, Unë do ta mbroj.”

Të nderuar vëllezër musliman, muaji i Ramazanit ishte shkollë e edukimit dhe zbukurimit, ishte shkollë e pastrimit dhe lartësimit të moralit, ishte shkollë e diturisë dhe durimit, ishte shkollë e leximit dhe kuptimit dhe ja kështu mbaroi ky muaj pa mos e hetuar aspak fare. Kaluan këta ditë, por me kalimin e ditëve kaloi edhe një pjesë e jetës sonë, prandaj a mësove diçka nga ky muaj i bekuar.

Të parët tanë musliman jetonin dhe ishin shumë të afërt me Ramazanin, por edhe pas mbarimit të tij e nderonin dhe e respektonin këtë traditë edhe pas mbarimit të këtij muaji duke vepruar vepra të mira, dhe i ruanin shkëndit e ndritshme të këtij muaji duke mos ju larguar adhurimeve të Allahut [xh.sh.] por gjithmonë gjendeshin nën respektin dhe itaatin e Tij, sepse ky ishte mesazhi dhe mësimi i muajit të Ramazanit i cili u la gjurmë të thella në zemrat e besimtarëve.

Prandaj të lumët ata që shijuan ëmbëlsinë e besimit të vërtetë, dhe u ushqyen me besimin e vërtetë, u kënaqëm me adhurimin dhe ibadetin që e bënë vetëm e vetëm për hir të All-llahut [xh.sh.] dhe u kap shumë fortë për litarin e devotshmërisë, dhe si pikësynim të tij gjithmonë tenton që të ecë edhe të gjendet përpara në tryezën e respektit dhe itaatun të All-llahut [xh.sh.].

Ai që respekton dhe që gjendet në itaatin e All-llahut [xh.sh.] ka edhe cilësi dhe shenja që dallohet nga njerëzit e tjerë, këtë më së miri e ka përmend Abdullah ibn Abbasi r. anhuma, ku ka thënë: Ai që me sinqeritet respekton All-llahun [xh.sh.] i shkëlqen fytyra e tij, ka dritë që e mbulon zemrën e tij, është i dashur në zemrat e të gjithë njerëzve, dhe gjithashtu është i afërt tek All-llahu [xh.sh.] dhe atij i shtohet risku i tij, kurse mëkatari ose gjynahqari ka fytyrë të nxirë (të zbehtë) nga mosrespektimi i tij, errësirë që ia ka mbuluar zemrën e tij, i urryer tek të gjithë njerëzit, i larguar nga mëshira e All-llahut [xh.sh.], dhe atij i është ngushtuar rruga e furnizimit dhe riskut të tij. E këtë thënie e hasim edhe në Kur’anin famëlartë ku All-llahu [xh.sh.] thotë:

‘’E ai që i paraqitet All-llahut si mëkatar , gjynahqar dhe kriminel ai është meritor i Xhehennemit, në të cilin as nuk vdes e as nuk jeton (nuk ringjallet)… Ndërsa ai që i paraqitet madhërisë së Tij si besimtar, e që vepron vepra të mira është meritor që e presin merita të larta… Xhennete të Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e aty do të mbetet përgjithmonë, dhe ky është shpërblimi i këtij që ka shtuar pastrimin e tij nga mosbesimi…” (Kur’an 20:74-76)

Prandaj i nderuari vëlla: bëhu i devotshëm ndaj All-llahut [xh.sh.] dhe pendohu tek ai pendim të sinqertë, dhe kërko falje nga Ai sepse Ai është shumë falës, i donë të devotshmit, ata që pendohen dhe ata që kërkojnë falje nga madhëria e Tij.

Dhe në fund e lusim Allahun [xh.sh.] që Ai të na udhëzon në rrugën e drejtë dhe të shpëtimit, dhe të na dhuron xhennetin, ti mëshiron prindërit tanë fëmijët tanë, dhe të gjithë muslimanët qofshin ata të gjallë apo të vdekur. All-llahumme Amin.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote