KANCERI I ZORRĖS SĖ TRASHĖ – NĖ ASPEKTIN MJEKĖSOR DHE ISLAM

“Kanceri i zorrës se trashe një nga kaceret më të rrezikshëm njëherit edhe më i parandalueshmi.” Një projekt që ende është në vazhdimësi ka analizuar dhe përpiluar të dhënat nga 749 shënime shkencore deri më sot e kështu ka themeluar gjashtë (6) mënyra që njerëzit mund ti praktikojnë për të zvogëluar rrezikun ndaj kanceri i zorrës se trashe.

Përgaditi: Gen Kelmendi

“Kanceri i zorrës se trashe një nga kaceret më të rrezikshëm njëherit edhe më i parandalueshmi.”

Një projekt që ende është në vazhdimësi ka analizuar dhe përpiluar të dhënat nga 749 shënime shkencore deri më sot e kështu ka themeluar gjashtë (6) mënyra që njerëzit mund ti praktikojnë për të zvogëluar rrezikun ndaj kanceri i zorrës se trashe.

GJASHTË (6) MËNYRA SI TA ZVOGËLOJMË RREZIKUN

1. Zvogëlo dhjamin e trupit, veçanërisht rreth belit (barku).

2. Zvogëlo konsumin e alkoolit.

3. Konsumo ushqime të pasura me fibër, ushqimet bimore dhe drithëra të plota, pemë dhe perime.

4. Kufizo konsumin e mishit të kuq në jo më shumë se 500 gram në javë.

5. Shmang krejtësisht mishin e përpunuar (procesuar), dhe

6. Ushtrimet, pra ushtro, bëhu aktiv fizikisht, lëviz me shumë.

Nëse e analizojmë këtë sëmundje nga aspekti Islam, atëherë do e marrim pikë referimi Muhammedin [alejhi Selam], i cili gjatë gjithë jetës së tij i ka poseduar këto masa parandaluese;

1. Pamja e tij fizike ishte e bukur dhe barku i tij ishte i drejtë, që do të thotë se nuk kishte dhjam rreth belit të tij.

2. Ai nuk konsumonte alkool, madje edhe e ka urryer atë, gjë që edhe konsumimi i saj është i ndaluar në Islam.

3. Ushqimi i tij i preferuar dhe më i zakonshëm ishte ai bimor, me hurme dhe kungujt.

4. Ai me muaj të tërë nuk konsumonte mish të pjekur.

5. Ai gjithë kohën merrej me aktivitet, dhe merrej me sport, kryesisht me vrapim. Gjithashtu Muhammedi [aljehi Selam] për sportin ka thënë: "Mësojani fëmijëve tuaj notin, hedhjen e shigjetës dhe kalërimin me kuaj".

Pra, vet Muhammedi [alejhi Selam] ka qenë një burim i mjeksisë, ku nëse një njeri e merr atë si model, atëherë ai do të thotë se ka zgjedhur një model të përkryer jetësorë, me të gjitha dimensonet e jetës që i duhen një njeriut për një jetë të shëndetshme dhe të mirë.

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top



Egoja çon drejt ndarjes dhe konfliktit familjar Bashkim Bajraktari

Egoja ēon drejt ndarjes dhe konfliktit familjar Bashkim Bajraktari

Egoja çon drejt ndarjes dhe konfliktit familjar