Indeksi -> Lajme -->

Emėrohet Njė imam shqiptar pėr burgun e Bernės.(Bern ,Zvicer)

Mustafë Memeti do të angazhohet njëherë në javë, duke biseduar me të burgosurit në lidhje me fenë, familjen dhe problemet e tyre personale. Deri më tash janë paraqitur 12 veta për të bashkëbiseduar me hoxhën, ndërsa këto takime mbahen vetëm me një person. Mustafa do të paguhet nga arka kantonale ashtu sikundër paguhen priftërinjtë e angazhuar me të burgosurit.

Gazeta „Sonntagsblick“ka botuar sot një shkrim të zgjeruar lidhur me emërimin e një imami, si mbështetës shpirtëror për të burgosurit myslimanë në Thorberg të Bernës. Imamit të njohur edhe për opinionin zviceran, Mustafë Mehmetit nga Berna i është besuar ky post që për herë të parë po praktikohet në Zvicrën gjermane. Posti është ekuivalent me atë të priftit (evangjelist apo katolik) që angazhojnë zakonisht burgjet në Zvicër.

Në burgun Thorberg mbahen vetëm të burgosur që kanë kryer krime të rënda. Dhoma në të cilën imami do t`i këshillojë bashkëfetarët e tij është ngjitur me kapelën (kishën e vogël) dhe dhomën ku dy priftëresha këshillojnë të burgosurit e krishterë.

Mustafë Memeti do të angazhohet njëherë në javë, duke biseduar me të burgosurit në lidhje me fenë, familjen dhe problemet e tyre personale. Deri më tash janë paraqitur 12 veta për të bashkëbiseduar me hoxhën, ndërsa këto takime mbahen vetëm me një person. Mustafa do të paguhet nga arka kantonale ashtu sikundër paguhen priftërinjtë e angazhuar me të burgosurit.

Duket se nevoja për një mbështetje shpirtërore ka qenë evidente: në mesin e 176 të burgosurve në Thorberg, 62 janë myslimanë, shumica nga Ballkani. Vetë Mustafë Memeti është udhëheqës i Bashkësisë Islame të Kantonit të Bernës dhe kryetar i Organizatës që bashkon besimtarët myslimanë shqiptarë në Zvicër. Ai thotë për gazetën se nuk dëshiron të bëjë punën e misionarit dhe as nuk synon të arsyetojë kriminalitetin.

“Ne duam t`i integrojmë dhe resocializojmë, gjë që më mirë funksionon në burg se sa jashtë tij. Kriminaliteti është kudo i dënueshëm”, thotë Memeti. Projektin “Imami i burgut” e ka vënë në funksion drejtori i ri i burgut Georges Caccivio. Ai thotë se kërkesa për të sjellë hoxhën në burg ka dalë nga vetë të burgosurit. “Ata duan të barazohen me religjionet tjera”. Projekti është ende në fazën testuese . nga dhjetori do të vendoset nëse do të vazhdohet ose jo.

Ndërsa imami Memeti, përveç që e konsideron të vetëkuptueshme një ofertë të tillë për të burgosurit myslimanë, është edhe më ambicioz. Ai propozon që të zhvillohen edhe bisedime grupore me të burgosurit dhe, madje, që në kapellën e burgut të zhvillohen edhe faljet e xhumasë. Caccivio ndërkaq thotë se, së paku aktualisht, nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë.

Më tutje gazeta shkruan se të burgosurit që i takojnë fesë islame kanë oferta të ndryshme edhe në disa burgje tjera. Fjala vjen, në të gjitha burgjet e Zvicrës lindore, pjesëtarëve të këtij religjioni nuk u shërbehet mish derri. Ndërsa në burgun Poschwies të kantonit të Cyrihut dhe në Orbe të Vaudit mbahet edhe falja e xhumasë.

Po kështu, gjatë muajit të Ramazanit besimtarëve myslimanë u jepen sandviçë në mëngjes, të cilët ata i konsumojnë me perëndimin e diellit.

1 komente

  • Selam alekum. jam ni vlla musliman nga franca . deshta. ta jap ni koment . une jam kan ishe i burgoste me shum vite dhe ka dashte allahu jam udhezu ne burg . ne france kemi pas hoxallar dhe allahu juv shperbleft per ndimen e tyne se ne at terre te rend duhet shum drit qe vetum allahu i plot fuqishem na dergon. e pershendes xoxhen memedi qe jemi kan ne haxh se bashku se me te vertet eshte ni legjitus i mir selam alekum adrian nga franca

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top

    Bashkim Aliu - Pozita e gruas nė Islam

    BASHKIM ALIU POZITA E GRUAS NË ISLAM ''TE JETOJME ME ISLAMIN''