1. PYETJA: Selam Alejkum desha te bej një pyetje A lejohet qe gjatë ramazanit te ngjyrosen flokët, nëse jo pse? 2. PYETJA: A është e vërtetë se populli i Lutit kanë përtypur goma?
Pyetje dhe përgjigje të ndryshme, përgjigjet Mr. Bashkim Aliu
PYETJA: Selam Alejkum desha te bej një pyetje A lejohet qe gjatë ramazanit te ngjyrosen flokët, nëse jo pse?
PËRGJIGJA: Esselamu alejkum. Agjërimi i Ramazanit nuk dëmtohet nga ngjyrosja e flokëve, që do të thotë se nuk ka pengesë të ngjyrosen flokët duke agjëruar në Ramazan.
Kjo është për sa i përket agjërimit. Por, ngjyrosja e flokëve duhet të bëhet konfor kushteve tjera që i parasheh feja. Kështu, nëse është fjala për femër, ajo nuk mund ti ngjyrosë flokët e të del në rrugë e pambuluar, apo këtë tua tregojë edhe në shtëpi të vet njerëzve të cilët nuk i ka mahrem. Edhe nëse vepron kështu dhe agjëron, agjërimi nuk i është prishur, por ka bërë mëkat të zbulimit të trupit dhe daljes para njerëzve të cilët nuk i ka mahrema e zbukuruar. Këtë nuk duhet ta bëjë as në Ramazan e as jashtë Ramazanit. Por, është normale se në Ramazan edhe më tepër theksohet për shkak vlerës së muajit dhe adhurimit të agjërimit.
Poashtu, duhet ti ikë ngjyrës së zezë, ashtu si ka thënë edhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për babain e Ebu Bekrit r.a. i cili ishte thinjur:Përdorni ngjyrë për të, por largojuni të zezës. Është e vërtetë se disa dijetarë kanë dhënë shpjegime tjera për këtë ndalesë, gjegjësisht ngjyrën e zezë nuk e ndalojnë për çdo kënd, por nëse me këtë është për qëllim ndonjë mashtrim duke u treguar më i ri në moshë apo duke e mbluar një të metë. Megjithatë, do të ishte më mirë sikur të ngelim në ndalesën e përmendur.
Allahu e di më së miri.
PYETJA: A është e vërtetë se populli i Lutit kanë përtypur goma?
PËRGJIGJA: Esselamu alejkum. Për tu vërtetuar diçka, duhet patur argumente të forta, e ne në këtë rast, nuk kemi ndonjë argument valid i cili tregon se populli i Lutit a.s. kanë përtypur goma. Populli i Lutit a.s. ka jetuar në një periudhë të hershme historike, gjegjësisht para Isait a.s., dhe ne nuk kemi dëshmi që të vërtetojmë diçka të tillë. Këtë mund ta vërtetojmë vetëm nëse Kurani dhe Suneti flasin për këtë gjë, e që për këtë nuk flitet as në Kuran dhe as në Sunetin e Pejgamberit s.a.v.s.Ka disa transmetime që shënohen në këtë drejtim, por janë të pasakta dhe nuk mund të merren për bazë.
Por, edhe nëse kanë përtypur goma, kjo nuk nënkupton që përtypja e gomës të ndalohet për këtë shkak, ngase nuk kemi fakte se ata e kanë patur të ndaluar të përtypin goma, dhe as se kjo ndalesë vlenë edhe sot. Nëse mendohet se përtypja e gomës duhet të ndalohet për shkak se ka qenë tipar i një populli të tillë të deformuar moralisht, edhe kjo nuk mban, ngase një veprim nëse nuk është si i tillë i ndaluar me argumente fetare, nuk ndalohet vetëm pse e bën një popull i deformuar. Ka shumë veprime jo të ndaluara që bëhen nga njerëz të deformuar moralisht, por nuk mund të ndalohen vetëm pse i bëjnë edhe ata, krahas njerëzve tjetër, nëse ndalesa nuk vjen nga argumentet fetare.
Kur është në pyetje përtypja e gomës, nuk mund të thuhet se është e ndaluar, ngase nuk kemi ndonjë argument autentik dhe të drejtpërdrejtë që e ndalon një veprim të tillë. Nëse goma nuk ka përmbajtje të ndaluar, në parim nuk është e ndaluar.
Kjo mund të urrehet për disa njerëz të caktuar, nëse në një vend përtypja nuk shihet si ves i njerëzve me reputacion, por shihet si ves i të rinjve dhe njerëzve pa reputacion. Por, kjo nuk vlen për të gjitha shoqëritë, kjo dallon prej vendi në vend, dhe prej kohe në kohë. Në parim, nëse goma nuk është me përmbajtje të ndaluar, nuk është e ndaluar të përtypet, ngase ne nuk mund të ndalojmë gjëra me mendjen tonë, pa patur argument nga burimet islame. Allahu i Madhërishëm ka thënë: Mos i thoni asaj rrenës së gjuhëve tuaja: Kjo është hallall e kjo është haram e të shpifni ndaj Allahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj Allahut , nuk kanë shpëtim (116)[En-Nahël: 116]. Por, nëse në një shoqëri një veprim i këtillë nuk shihet me sy të mirë, atëherë vetëm nuk pëlqehet, por nuk mund të thuhet se ndalohjet rreptësisht si kategori e sheriatit. Ibn Kethiri, duke e komentuar ajetin në fjalë ka thënë:Allahu i Madhërishëm ndaloi të pasohet praktika dhe rruga e politeistëve të cilët kanë lejuar dhe kanë ndaluar gjëra, thjesht ashtu si kanë dashur ata ti emërojnë e ti cilësojnë sipas mendjes së tyre, si që ishte rasti me kafshët të cilat i quajtën: El-Behire, Es-Saibe, El-Vesile, El-Ham etj., që në fakt ishin gjëra të cilat këto i konsideruan legjislacion të tyre në kohën e injorancës, pa argument e dëshmi valide, por thjesht sipas epshit dhe paragjykimeve të tyre. Për këtë, i Lartmadhërishmi tha:( Mos i thoni asaj rrenës së gjuhve tuaja: Kjo është hallall e kjo është haram e të shpifni ndaj Allahut rrenën ). Në këtë ajet përfshihet çdo një që shpik ndonjë risi në fe, me karakter adhurimi, për të cilën nuk ka argument fetar, apo lejon gjëra të cilat i ka ndaluar Allahut, apo ndalon gjëra të cilat i ka lejuar Allahu, thjesht pse kështu donë epshi dhe i thotë mendja e tij.
Besoj se në kohën tonë kjo çështje nuk është diskutabile, ngase gomat përdoren edhe për heqjen e erës së gojës nga njerëz me reputacion, e nuk përdoren vetëm nga të rinjtë e lazdruar.
Allahu e di më së miri.
PYETJA: A është e vërtet se nese këndon gjeli i she (engjujt)?
PËRGJIGJA: Esselamu alejkum. Po, është e vërtetë se gjeli kur këndon sheh engjull. Këtë e ka vërtetuar vetë i Dërguari i Allahut s.a.v.s në një hadith të tij. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:Kur ta dëgjoni zërin e gjelave duke kënduar, luteni Allahun tu japë prej mirësive të Tij, ngase ato kanë parë melek. E lur ta dëgjoni gomarin duke pallur, kërkoni mbrojtje te Allahu prej shejtanit, se gomarë ka parë shejtan.
Ky hadith qartë shpjegon se gjeli e sheh melekun, ndërkaq gomari shejtanin.
Nga hadithi në fjalë kuptohet se kafshët shohin gjëra të cilat njerëzit nuk mund ti shohin.
Muslimani duhet ti besoj bindshëm asaj që ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s., ngase ai nuk flet nga mendja e vetë, por ajo që e thotë ai është shpallje nga Allahu. Këtu nuk ka asnji habi, sepse këtë na e ka treguar Muhamedi s.a.v.s., të cilit Allahu i tregon gjëra që ne nuk i dimë si njerëz. Kjo nuk është çështje që mund të futet në laboratorë për tu vërtetuar, por duhet besuar ashtu si ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Në aspektin shkencor mund të bëhen analiza për fuqinë optike të këtyre dy gjallesave apo edhe të gjallesave tjera, por kjo nuk mund të vërtetojë parjen e melekut apo shejtanit. Ka shumë gjëra që njerëzit nuk i dinë dhe shkenca nuk mund ti zbulojë, por ato janë të vërteta, ashtu siç na ka lajmëruar Kurani dhe Muhamedi s.a.v.s.

1 komente
a mund ti marrish barnat pa uje kur je tu agjeruar