Tė pėlqyerat dhe tė papėlqyerat nė Ramazan

Të pëlqyerat dhe të papëlqyerat në Ramazan

Të pëlqyerat në Ramazan:


- Kujdesi ndaj ngrënies së syfyrit dhe vonimi i tij…
-Shpejtimi i hapjes (iftarti) pasi të sigurohesh që ka perënduar dielli.
-Hapja e agjërimit me hurmë ose ujë.
-Lutjet në hapjen e agjërimit, ngase lutjet e agjëruesit nuk kthehen.
-Kujdesja për namazin e teravive.
- Kujdesja për leximin e Kur’anit dhe mësimi i tij.
- Organizimi i iftareve për agjëruesit.
-Shtimi i dhënies dhe bamirësisë.
- Shkuarja për umre.
- Shtimi i përpjekjes në dhjetë ditët e fundit.
- Kërkimi i natës së Kadrit dhe shfrytëzimi i saj me adhurim, lutje, dhe përkujtim.
- Hyrja në itikaf në dhjetë ditët e fundit.

Të papëlqyerat në Ramazan:

1- Teprimi i futjes së ujit në hundë dhe gojë në marrjen e abdesit.

2- Mbledhja e bështymës dhe gëlltitja e saj, ndërsa gëlltitja e saj pa e

mbledhur nuk përbën problem. Gëlltitja e gëlbazës nuk lejohet.



Por a prishte agjërimi?

Ka dy mendime të dijetarëve dhe më e sakta është se nuk prishet.

3. Ka përmendur shejh Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, se është më mirë
që ajo që është me mestruacione dhe lehona të hanë dhe të pinë
fshehurazi.

Kështuqë kjo tregon se ngrënia e tyre në sy të njerëzve në Ramazan

s’është e mirë.

4- Agjërimi në udhëtim duke patur vështirësi.

5.Agjërimi i gruas që ka foshnje në gji ose shtatzënës nëse kanë vështirësi.

6. Agjërimi i të sëmurës nëse agjërimi i jep vështirësi.

7. Lënia e ushqimeve të mbetura midis dhëmbëve.

8. Përdorimi i pastës së dhëmbëve sepse ajo depërton dhe është e vështirë

ruajtja prej saj.



Shkruar nga Rejhane Haxhiu

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top

Bashkim Aliu - Pozita e gruas nė Islam

BASHKIM ALIU POZITA E GRUAS NË ISLAM ''TE JETOJME ME ISLAMIN''