Indeksi -> Lajme -->

Tragjedi nė familjen Xhema, 4 tė vdekur dhe 5 tė lėnduar

Një familje 9 anëtarëshe shqiptare nga Struga ka pësuar një aksident fatal komunikacioni sot pasdite në afërsi të qytetit Kavalla të Greqisë, me ç’rast kanë humbur jetën katër, kurse lëndime të rënda kanë marrë pesë anëtarë të kësaj familje. Bëhet fjalë për familjen e Burhan Xhemos nga Struga, e cila po kthehej nga Turqia me një kombibus, përmes territorit grek

Një familje 9 anëtarëshe shqiptare nga Struga ka pësuar një aksident fatal komunikacioni sot pasdite në afërsi të qytetit Kavalla të Greqisë, me ç’rast kanë humbur jetën katër, kurse lëndime të rënda kanë marrë pesë anëtarë të kësaj familje. Bëhet fjalë për familjen e Burhan Xhemos nga Struga, e cila po kthehej nga Turqia me një kombibus, përmes territorit grek.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18.00 në dalje të qytetit Kavalla në Greqi, kur kombibusi ka pësuar aksidentin duke u përplasur me një mjet tjetër transportues. Katër veta kanë humbur jetën në vendin e aksidentin, ndërsa pesë të tjerë me lëndime të rënda janë dërguar në Spitalin e Kavallas.

MPB nuk ka dhënë hollësi mbi aksidentin, duke informuar se nesër do të jap detaje plotësuese. Nga ana tjetër, për aksidentin autoritetet greke menjëherë kanë informuar Konsullatën e Maqedonisë në Athinë.

Familja Xhemo kishte udhëtuar në Turqi tek të afërmit e tyre për një dasmë dhe se ata pas përfundimit të kësaj ceremonie sot ishin nisur për në Strugë, raporton INA.

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top

Dinari (€) mė i ēmueshėm i shpenzuar - Nėn hijen e hadithit

Prof. Husamedin Abazi.
Dinari (€) më i çmueshëm i shpenzuar - Nën hijen e hadithit