E ftohët është kjo jetë. E ngrohët në të është veç besimi në Zotin Një. Kjo botë është dëshpërim, e shpresë në të është veç besimin në Botën e Ardhme.
E ftohët është kjo jetë. E ngrohët në të është veç besimi në Zotin Një.
Kjo botë është dëshpërim, e shpresë në të është veç besimin në Botën e Ardhme.
Çfarëdo që të jetë perceptimi i njerëzve për të, ajo për çdo ditë u jep mësime sa e ftohët dhe kalimtare që është ajo. Veç nxënësit e dobët të jetës, mashtrohen, ngazëllehen e bëjnë qejf në bankat shkollore të jetës, pa menduar dhe përgatitur fare për jetën për tej shkollës.
E dini miq ose kujtojeni, i madh apo i vogël të jesh, i mirë apo i keq, intelektual apo injorant, i famshëm apo jo i tillë, besimtar apo mohues secili njeriu domosdo iu nënshtrohet filtrave të jetës, për të arritur deri tek vdekja gjegjësisht kalimi në botën e Përjetshme.
Mbase jo gjithë pajtohen, por sikur tekbiret e namazit të xhenazes sikur kumbojnë më shumë. Jehona e tyre shkon larg , duke madhëruar kështu Allahun dhe duke i bërë të ditur secilit që Zoti Një dhe i Vetëm është më i Madhi dhe se caktimi i Tij realizohet në këtë jetë, dhe se Atij duhet kthyer secili njeri me mendje të shëndosh.
Por sikur, spektatorët e dhunshëm të shfaqjeve të varrimit përpiqen me çdo kusht ti vrasin thirrjet e ndërgjegjes së tyre njerëzore për të reflektuar për fatin e tyre dhe për momentin kur atyre tu këndohen këto tekbire.
Të gjendur dhunshëm në këto varrime, që të mos bëhen horë , bisedën e tyre e orientojnë tek gjëra të kësaj bote, thjesht gjithçka pos asaj që duhet ta bënte një i zgjuar, të mendoj për fatin e tij.
Jo pak njerëz, e llogarisin vetën e tyre shumë të këqij sa për të qenë fetar, e plot të tjerë i frikësohen gjykimeve të njerëzve për ta po të bëheshin fetar. Cilido që të ishte arsyetimi a thua vallë a do justifikonte njeriun që në tabutin e ftohët të shtrihet me 0.00 vepra të mira dhe kryerje të obligimeve fetare.
Tekbiret e Bajramit ndoshta edhe më shumë kumbojnë, por ato të namazit të te vdekurit priten më në heshtje.
Allahu i Mëshiroftë të gjithë të vdekurit tonë , që kanë kaluar në ahiret me bindje fetare dhe me dëshmi të besimit ...
Me të njëjtën mas lusim që fundin tonë ta bëjë të mirë dhe të kalojmë në Ahiret duke dëshmuar se veç Allahu është Zot i Vetëm dhe vetëm Atij i takon adhurimi, gjithashtu se Pejgamberi i Tij i fundit ishte Pejgamberi Muhammed a.s. .
Gentian Jetishi

0 komente
No Comments!