Zogjtë janë në gjendje të njohin fytyrat dhe zërat e njerëzve me të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm.
Të paktën kështu pretendohet nga një studim i kryer nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Lincolnit, në Britaninë e Madhe dhe të Universitetit të Vjenës, të cilët kanë studiuar sjelljet e pëllumbave dhe korbave, në dy eksperimente të ndryshme.
Studimi i parë, i publikuar në revistën Avian Biology Research, ka evidentuar se pëllumbat arrijnë të njohin qeniet njerëzore të afërta dhe jo të afërta. Ekipi i shkencëtarëve ka stërvitur fillimisht një grup pëllumbash që të njohin diferencën mes fotografive të objekteve familjare dhe fotografive të objekteve të panjohura.
Më pas këtyre pëllumbave u janë treguar fotografitë e disa çifteve: një fytyrë ishte shpesh në kontakt me zogjtë, ndërsa tjetra ishte e panjohur për ta. E njëjta gjë është bërë dhe për grupin e zogjve të pastërvitur paraprakisht për të njohur objektet familjare.
Në përfundim, zogjtë që ishin stërvitur ishin në gjendje të njihnin dhe klasifikonin personat familjarë duke përdorur vetëm fytyrat. Në një studim tjetër, të publikuar në revistën Animal Cognition, shkencëtarët kanë studiuar aftësinë e korbave për të dalluar zërat e qenieve njerëzore të afërm me njëri-tjetrin, ose jo. Një studim i mëparshëm ishte përqendruar në aftësinë e korbave për të njohur dhe komunikuar brenda llojit.

2 komente
Selamun Alejkum Stafin e Radioislame si, dhe pa i Haruarre Hoxhallarêt tane kudo, nê Bote dhe dêgjuesit:Vêrtet ky shkrim me pelqeu shume,dhe kto janê,tê gjitha nga Kur,ani-Famelarte,pore kta po i thajnê se shkenca,pore nji dite do te pranojne se,kto janê nga ( Kur,ani-Famlartê )etj Selamun-Alejkum,flm pêr shkrimin qê ka shum vlere:Sabri-Vilanci:2:04:2013-Suedi
kur punoja ne 1 piceri ne tiran i hidhja 1 zogu te vogel capa buke nga sanduici ,kur ishte picieri tjeter qe nderronim turnin nuk i afroeshe me thonte kolegu,"erdhi ai zogu vogel sa me shef mua iken ,,,kurse kur isha un hynte pothuaj brenda fare serbes e pa frike,merte copen e bukes e ikte madje i perzinte zogjt e tjer e quante teritor te vetin hahahah .