Ebu-Hurejre, r.a., ka thënë: Keni pasur dy sigurime, por njëri ka ikur ndërsa tjetri ka mbetur. Po All-llahu nuk do t'i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe All-llahu nuk do t'i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë). (El-Enfal,33)
El-Hulejmi, Allahu e mëshiroftë, thotë: Në dhikër bën pjesë edhe kërkimi i faljes (istigfari). Allahu i Madhëruar urdhëron: Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; (Nuh, 10)
El-Bejhekiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: Nga Pejgamberi, s.a.v.s., janë transmetuar shumë hadithe mbi istigfarin, ne i kemi paraqitur ato në kapitullin e duave (Kitabud-davat). Këtu, inshAllah, do të paraqesim vetëm një numër të caktuar prej tyre.
Ebu-Hurejre, r.a., duke i komentuar fjalët e Allahut: kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve,(Muhamed, 19), thotë se Pejgamberi, s.a.v.s., ka thënë:
Unë gjatë ditës, kërkoj falje nga Allahu shtatëdhjetë herë.[1]
Ebu-Hurejre, r.a., tregon se ka dëgjuar kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë:
Unë me të vërtetë gjatë ditës, kërkoj falje dhe i pendohem Allahut më shumë se shtatëdhjetë herë.[2]
Sabit el-Bennani transmeton nga Ebu-Burde, ndërsa ai nga El-Egarra el-Muzenija, të ketë thënë:
I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë:
Zemrën time diçka e molis, prandaj unë gjatë ditës kërkoj falje nga Allahu njëqind herë.[3]
Abdullah ibën Omeri, r.a., tregon se vetëm në një mbledhje, kanë numëruar që i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë njëqind herë; Rabbigfir li, ve tub aleje inneke entet-Tevvabur-Rahim (Zoti im, më fal mua dhe pranoje pendimin tim! Ti je me të vërtetë Ai që e pranon pendimin dhe je i Gjithmëshirshëm.)[4]
Ebu Bekër es Siddiku, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë:
Nuk do ti dëmtojë asgjë atij që kërkon falje, po edhe sikur gjatë ditës shtatëdhjetë herë të ketë gabuar.[5]
Hudhejfe, r.a., i ka thënë Pejgamberit, s.a.v.s.: Frikësohem se mos më shpie gjuha ime në Xhenem. Unë jam njeri me një gjuhë të ashpër, sidomos ndaj familjes sime. Pejgamberi, s.a.v.s., i ka thënë:
Si je në aspektin e istigfarit? Unë gjatë ditës kërkoj falje nga Allahu njëqind herë.[6]
Hudhejfe, r.a., ka thënë: O i Dërguar i Allahut, unë jam njeri me gjuhë të ashpër, në të shumtën e rasteve ndaj familjes sime.
Për çka Pejgamberi s.a.v.s., i ka thënë:
Deri ku je me istigfarin? Unë gjatë ditës kërkoj falje nga Allahu i Madhëruar njëqind herë.[7]
Abdullah ibën Abbasi, r.a., transmeton se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë:
Kush kërkon shumë falje nga Allahu, Allahu do ti mundësojë lehtësim për çdo brengë, do ti mundësojë zgjidhje për çdo vështirësi dhe do ta furnizojë nga atje ku ai se pret.[8]
Aishja, r.a., ka thënë: Lum ata që në fletushkat (që do tu zbresin në Ditën e Gjykimit) (sahifët) e tyre do të kenë shumë istigfar.
Abdullah ibën Bushër, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë:
Lum ata që në fletushkat e tyre(sahifët) do të kenë istigfar.
Ndërsa në rivajetin e Ibën-Abdanit qëndron:
Lum ata që në librat e tyre do të kenë shumë istigfar.[9]
Ez-Zubejri, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë:
Kush dëshiron që sahifi i tij të ngazëllejë, le të bëjë që në të të ketë shumë istigfar.[10]
Enesi, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë:
Zemra mund të ndryshket sikur që ndryshket bakri, mjet për lëmimin e saj është istigfari.[11]
Sufjan eth-Thevri tregon: Kam hyrë te Xhafer ibën Muhamedi, derisa ka qenë në mesxhid dhe ai më pyeti: Përse ke ardhur o Sufjan? Të kërkoj dituri!, iu përgjigja. Ai më tha: O Sufjan, kur të të vij ndonjë e mirë, atëherë bëhu respektues ndaj Zotit (besimtar). Kur sheh se nafaka të vjen ngadalë, atëherë kërko falje nga Allahu, ndërsa kur diçka të befason, atëherë thuaj La havle ve la kuvete ila bilah (nuk ka ka forcë e as fuqi tjetër përveç Allahut). O Sufjan, thuaje këtë tri herë. Sa të mëdha janë ato tri herë!
Abdulaziz ibën Ebi-Hadhim dhe Ibën ed-Deraverdi tregon: Ishim te Xhafer ibën Muahamed ibën Alija ibën el-Husejn ibën Ali ibën Ebu-Talib, r.a., kur Sufjani i kërkoi që të hy. Kur mori leje, hyri, dha selam dhe u ul. Xhaferi i tha: O Sufjan! Urdhëro i tha ai, Xhaferi vazhdoi: Ti je njeri që të kërkon sundimi, ndërsa unë jam njeri që ruhet nga ai, prandaj shko, por jo si i përzënë. Sufjani tha: Më përcjell një hadith dhe do të shkoj. Xhaferi iu përgjigj: Më ka treguar babai im, ndërsa ai nga gjyshi im se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë:
Kur Allahu dikë e furnizon me ndonjë të mirë, le ti falënderohet Allahut, kush vëren se nafaka (fati) i vonon, le të kërkojë falje nga Allahu, dhe kujt i ndodh diçka, le të thotë: La havle ve la kuvete ila bilah (nuk ka forcë, as fuqi përveç Allahut).
Pas kësaj Sufjani u ngrit, dhe Xhaferi i thërriti: O Sufjan! Urdhëro, i tha ai. Xhaferi vazhdoi: Thuaje këtë tri herë, e sa të mëdha janë ato tri herë!, duke treguar me duart e tij.
652...Enes ibën Maliku, r.a., thotë: Ishim me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., në udhëtim, dhe na tha:
Kërkoni falje nga Allahu!
Ne kërkuam falje. Pastaj vazhdoi:
Plotësojeni kërkesën tuaj shtatëdhjetë herë!
Ne e plotësuam. Pastaj tha:
Secili rob, ose robëreshë që kërkon falje nga Allahu i Madhëruar dhe i Lavdëruar shtatëdhjetë herë në ditë, Allahu ua fal shtatëqind mëkate.[12]
Muhamed ibën Aliu, r.a., thotë: Kur dikush nga ju thotë: Estagfirullahe ve etubu ilejhi (kërkoj falje nga Allahu dhe pendohem tek Ai), nëse në këtë nuk është i sinqertë, atëherë edhe bën mëkat, prandaj le të thotë: Allahumma-gfir li ve tub alejje (O Zoti im, më fal mua dhe pranoje pendimin tim);
Ebu-Hurejre, r.a., ka thënë: Keni pasur dy sigurime, por njëri ka ikur ndërsa tjetri ka mbetur. Po All-llahu nuk do t'i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe All-llahu nuk do t'i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë). (El-Enfal,33)
E njëjta transmetohet edhe nga Ebu-Musaa el-Esharija, r.a.
Rexha ibën Hajve e ka dëgjuar një ligjërues në një xhami në Mina, kur ka thënë: O ju njerëz! Allahu nuk do tju dënojë derisa jeni duke kërkuar këto tre stoli: shukrin (falënderimin), duanë dhe istigfarin, ndërsa pastaj ka thënë:
Çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk i shton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm. (En-Nisaë, 147)
Thuaj: "Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirrur të besoni). (El-Furkan, 77)
Po All-llahu nuk do t'i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe All-llahu nuk do t'i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë).(El-Enfal,33)
El-Hasan el-Basriu ka thënë: Bëni shumë istigfar, derisa jeni në shtëpitë tuaja, në tryezat tuaja, në udhëtim, në pijetore, në ndonjë ndejë apo kudo që të jeni, sepse ju nuk e dini kur mund të lëshohet bereqeti.
Imam El-Bejheki

0 komente
No Comments!