Indeksi -> Lajme -->

Nė Stamboll fillon ndėrtimi i xhamisė me minaren mė tė madhe nė botė

Xhamia do të ndërtohet në kodrën Çamlica dhe do të shihet nga të gjitha pjesët e qytetit

Detajet rreth ndërtimit të xhamisë së madhe, e cila do të ndërtohet në kodrën e Stambollit, Çamlica, zbulojnë se kjo xhami do ta ketë minaren më të lartë në botë, thotë arkitekti i projektit.

Sipas gazetës Hürriyet, xhamia do të shtrihet në një hapësirë prej 15 000 metra katrorë dhe do të jetë e dukshme nga të gjitha pjesët e Stambollit.

“Projekti është shumë i kërkuar në aspektin e madhësisë së tij. Do ta ndërtojmë kupolën edhe më të madhe se sa ato të ndërtuara nga paraardhësit tanë. Xhamia do ta ketë minaren më të lartë në botë. Lartësia e minares do t’i tejkalojë (minaret 105 metërshe) të Medines dhe Münevveres (xhamitë në Medinë). Do të ketë minimum gjashtë minare, por janë të mundshme edhe disa surpriza, thotë Hacı Mehmet Güner, arkitekti kryesor.

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top



Xhamia Shqiptare ne Seebach - Cyrih, diten e Premte date 11 Korrik 2014, ne ambjentet e xhamise me rastin e muajit e shenjte te Ramazanit organizoi nje tribune me teme:

Urtesi dhe Mesazhe te Ramazanit

Ligjerues ne kete evenimet ishte i nderuari Dr. Bashkim ef. Aliu dhe hoxha i xhamise Sulejman ef. Rustemi. Aktiviteti u filloi me disa ajete nga Kurani te interpretuara nga Hfz. Gamend Ceka e pasuar me nje ilahi te kenduar nga Besnik Hyseni.

Tribua u transmetua drejtpersedrejti ne Radion Islame dhe Rtvislam.

Per xhematin e rregull te xhamise u shtrua dhe nje iftar. Allahu na bashkofte dhe mundesofte takime te tilla te dobishme. Amin!

Tribuna: Mesazhet dhe urtėsit e Ramazanit - Bashkim Aliu

muajit e shenjte te Ramazanit organizoi nje tribune me teme:

Urtesi dhe Mesazhe te Ramazanit